Andragogjia
Andragogjia është disiplinë shkencore edukologjike e cila merret me studimin dhe organizimin e veprimtarisë edukative e arsimore për të rriturit. Termi andragogji përbëhet nga dy fjalë greke aner-andros që d.m.th. njeri, burrë dhe ago-agein që d.m.th. udhëheq.
Historiku
RedaktoSi pararendës i teorisë dhe praktikës andragogjike me të drejtë mund të konsiderohet filozofi dhe pedagogu danez Nikollaj Frederik Severin Grundtvigu.[1] ndërsa termin "andragogji" i pari e ka përdorur pedagogu gjerman Alexander Kapp (1799–1869) në veprën Idetë edukative të Platonit, (Ger. Platon’s Erziehungslehre, Eng. Plato’s Educational Ideas) botuar në vitin 1833.[2] Pas këtij viti duket se termi në fjalë u harrua. Vetëm në vitin 1921, termi andragogji u rishfaq përsëri në një raport nga Eugen Rosenstock në të cilin ai argumentoi se "arsimimi i të rriturve kërkon mësues, metoda dhe filozofi të veçanta, dhe ai përdori termin andragogji për t'iu referuar kolektivisht kërkesave tilla".[3] Pas tij me problemet andragogjike u morr pedagogu amerikan Eduard Lindeman, i cili përpunoi një varg konceptesh nga fusha e edukimit dhe arsimimit të të rriturve. Është interesant se Lindemani nuk u morr shumë me emertimin e kësaj disipline shkencore. Vetëm në një shkrim të vitit 1926, me titull ‘Andragogik: The Method of Teaching Adults’ Lindemani e trajtoi këtë problematikë.[4]
Me problemet teorike dhe praktike të andragogjisë u morr pedagogu amerikan Malcolm Knowles madje deri në atë masë sa që lirishtë mund të thuhet se themelet e andragogjisë si disiplinë shkencore i vuri pikërishtë Knowles.[5]
- Në gjuhën shqipe jo vetëm nocioni "andragogji" por gjithashtu edhe problemet andragogjike kanë filluar të trajtohen relativisht vonë. Çështjet andragogjike fillimisht i trajtoi Aleksandër Xhuvani në disa artikuj të tij,[6] ndërsa me aq sa dihet deri më sot, teksti i parë në gjuhën shqipe, nga fusha e andragogjisë, është ai i autorit Hajrullah Koliqi me titull Andragogjia botuar në vitin 1986 në Prishtinë dhe ribotuar në vitin 1990 po ashtu në Prishtinë.[7]
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Jost Reischmann:Welcome to ANDRAGOGY.net! 15.04.2016
Referime
Redakto- ^ Warren, Clay. "Andragogy and NFS Grundtvig: A critical link." Adult Education Quarterly 39.4 (1989): 211-223.
- ^ Kapp, Alexander: Platon's Erziehungslehre. F. Essmann. Minden und Leipzig. 1833. fq. VII,IX,X und XXI
- ^ Smith, M. K. (1996; 1999, 2010) ‘Andragogy’, the encyclopaedia of informal education. http://infed.org 16.04.2016
- ^ Reischmann, Jost: (Version Sept. 9, 2004).Andragogy. History, Meaning, Context, Function http://www.andragogy.net. 15.04.2016
- ^ Knowles, Malcolm S.: Andragogy versus pedagogy Association Press, New York. 1970
- ^ Dr. Hajrullah Koliqi: Aleksandër Xhuvani (Puna edukativo-arsimore dhe pikëpamjet pedagogjike), Prishtinë, 1987 (267 faqe)
- ^ Hajrullah Koliqi: Andragogjia, Prishtinë, 1990.