Andrea Muzaka I (i njohur edhe si Andrew Musachi dhe Ndrea II Muzaka vdiq në vitin 1319) ishte një princ shqiptar i familjes Muzaka dhe sundimtar i Principatës së Beratit .

Biografia

Redakto

Andrea Muzaka rridhte nga familja fisnike Muzaka, të cilët ishin shumë të pasur në Shqipërinë e Jugut. Në vitin 1279, i afërmi i tij Gjon Muzaka, si aleat i perandorit bizantin Mihail VIII Palaiologu, luftoi përpjekjet ekspansioniste të Karlit Anzhu I, i cili më 1272 themeloi Mbretërinë e Arbërisë - Regnum Albaniae me kryeqendër në Durrës dhe zonat përreth qytetit port të rëndësishëm të Durrësit. (Dyrrachion). Andrea Muzaka de facto u bë vasal i Karlit, i cili i dha titullin "Marshall i Shqipërisë" [1]

Pasi anzhuinët u dëbuan kryesisht nga Arbëria (1281) nga një koalicion forcash shqiptare të ndihmuar edhe nga bizantinët, Andrea Muzaka vendosi de facto një sundim territorial të pavarur, i cili më vonë përfshiu zonën e Myzeqesë në perëndim të Beratit midis Devollit dhe Vjosës. [2] Meqenëse ai kishte titullin e lartë sebastokrator (oborrtar), me sa duket u njoh zyrtarisht nga perandori Androniku II si guvernator i Shqipërisë së Mesme. Në aleancë me bizantinët, Muzaka u bëri ballë edhe serbëve të cilët nën Mbretin Stefan Uroshi II Milutin sulmuan Shqipërinë nga veriu. Nga viti 1335, nipi i tij Andrea Muzaka II zgjeroi ndjeshëm sundimin e familjes në Shqipërinë e Mesme

Pasardhësit

Redakto
 
Kalaja e Beratit shërbeu si kryeqytet i familjes Muzaka

Andrea Muzaka I. kishte dy djem:

Teodor Muzaka I, protosebastos që jetoi në fund të shekullit XIII / fillim të shekullit XIV, (i mbiquajtur flokëgjati)

Matëranga ose Mentulo, Kont i Klisanisë

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ The Constantinian Order of Saint George: And the Angeli, Farnese and Bourbon families which governed it. Boletín Oficial del Estado. dhjetor 2018. ISBN 9788434025066. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Tà huajt pÃr shqipÃrinà dhe shqiptarÃT. Edicioni 2. Lulu.com. 13 mars 2010. ISBN 9780557332533. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)