Durrësi
Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri.[1] Shtrihet në pjesën qendrore të Ultësirës Perëndimore shqiptare, buzë Detit Adriatik rreth 37 km, në perëndim të Tiranës. Ai ndodhet 44 km në perëndim të Krujës, 110 km në jug të Shkodrës dhe 123 km në veri të Vlorës.
Durrës | |
---|---|
Bashki e Shqipërisë dhe qytet | |
Në drejtim të akrepave të orës, nga sipër poshtë: Bregdeti, Mozaikë te një bazilikë brenda Amfiteatrit të Durrësit, Torra Veneciane, Kolegji Shqiptar, Kisha e Shën Astit dhe apostulit Pal, Muret antike të Kështjellës së Durrësit, Amfiteatri, Sheshi Iliria | |
Koordinatat: 41°18′40″N 19°26′21″E / 41.31111°N 19.43917°E | |
Shtet | Shqipëria |
Themeluar | Shekulli 7 para Krishtit |
Qeveria | |
• Lloji | Kryetar bashkie e këshill bashkiak |
• Trupi | Këshilli bashkiak i Durrësit |
• Kryetar bashkie | Emiriana Sako (PS) |
Sipërfaqja | |
• Bashki | 338,30 km2 (13,060 sq mi) |
Popullsia (2011) | |
• Bashki | 175.110 |
• Dendësia (Bashki) | 517/km2 (1,340/sq mi) |
• Njesi administrative | 113.249 |
Emri i banorëve | Durrsak/e |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 2000 |
Prefiksi | +355 52 |
Faqja zyrtare | durres.gov.al |
Ai është qyteteti më i lashtë në Shqipëri. Gjetjet arkeologjike pranë Kepit të Palit, 8 km në veri të qendrës aktuale, na tregojnë për një vendbanim të themeluar që në periudhën e Neolitit të Vonë[2] nga një popullësi e panjohur e cila përdorte materiale të importuara nga ishujt e Cikladës në Detin Egje.[3] Burimet historike, veçanërisht ato të periudhës romake dhe bizantine, na japin një histori të pandërprerë të Durrësit, të paktën që nga epoka e Bronzit të Vonë.[4] Në vitin 627 p.e.s. në vendbanimin e lashtë të Epidamnit u vendos edhe një koloni greke e cila i dha atij profilin e një polisi grek.[5] Luftërat e vazhdueshme, fatkeqësitë natyrore, paqëndrueshmëria politike dhe demografike dhe mbi të gjitha sundimi i Perandorisë Osmane[6] pas vitit 1501, ka bërë që shumë pak nga historia e tij të ruhet aktualisht për turistët dhe studiuesit.
Sot Durrësi është qyteti i dyti më i rëndësishëm në Shqipëri për nga ekonomia dhe demografia.[7] Më shumë se 10% e të gjithë PBB në vend gjenerohet nga Qarku i Durrësit.[8] Sipas censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë së re Durrës banojnë 175,110 vetë ndërsa sipas regjistrit civil të vitit 2021 popullsia rezidente është 299,989 vetë.[9] Qyteti është qendra e Prefekturës dhe Qarkut të Durrësit.
Ekonomia e qytetit ka si bosht kryesor Portin. Porti i Durrësit, më i madhi në vend, ndodhet përballë porteve italiane të Barit (220 km) dhe Brindisit (150 km) dhe siguron lidhjen detare me të gjitha destinacionet kryesore në Detin Mesdhe dhe me gjerë. Aty përpunohet mbi 90 për qind e të gjithë volumit të ngarkim-shkarkimeve portuale në rang vendi.[10] Durrësi është gjithashtu nyja infrastrukturore më e rëndësishme e Shqipërisë pasi lidh jugun e vendit me veriun dhe gjithashtu është pikënnisja dhe pikëmbërritja e të gjithë rrjetit të Hekurudhës Shqiptare.
Durrësi është i famshëm për Amfiteatrin e tij madhështor i cili daton në fillim të shekullit II e.s. Ai është gjithashtu i njohur për disa monumente të rëndësishme si Termat Romake, Forumi Romak, muri i ndërtuar nga perandori Anastas I Dicorus, Bazilika e Shën Mëhillit, Torra Veneciane, Kisha shën Luçia, etj. Ministria e Kulturës gjatë viteve ka shpallur 57 monumente kulture në Qarkun e Durrësit.[11] Aty ndodhen disa muze si Muzeu Arkeologjik, Muzeu Etnografik dhe Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia”. Qyteti ka disa monumente dhe vepra arti me histori të veçantë si Monumenti i Rezistencës, Monumenti i Mujo Ulqinakut apo Statuja e Rodonit.
Prejardhja e emrit
RedaktoDyrrahu, nipi i Epidamnit. E lindi Melisa, bija e Epidamnit, me hyjin e detit. Në krahasim me gjyshin, Dyrrahu edhe lindjen e ka gjysmë të hyjnizuar. Këtu me rëndësi është e dhëna që jep Stefan Bizantini se më përpara me emrin Dyrrah është quajtur gadishulli, ku u ndërtua fillimisht qyteti. Më pas, në një dorë të dytë ndërtimi, limani i poshtëm i qytetit u quajt Dyrrah. Me kalimin e kohës, mbas një bashkëjetese emrash, emri Dyrrah u bë sundues (çka ka mundësi të jetë edhe refleks i një binomi të kultit të Epidamnit e të Dyrrahut njëkohësisht; më tej emri Dyrrah u bë përfundimtar. Theksojmë origjinën e kultit të Dyrrahut nga bota e mitologjisë detare, siç ka ndodhur me shumë legjenda të tjera ilire.
Epidamni, heroi e kulti i taulantëve, të cilët e mbajnë si themelues të qytetit, në të vërtetë përpara ardhjes së kolonistëve dorë të vitit 627 para erës sonë. Legjenda e jep si mbret të "barbarëve" (kupto: "taulantëve"), që u kultëzua si krijues jo vetëm i qytetit, por edhe i gjenealogjisë legjendare të dinastisë mbretërore ilire me qendërqytetin dhe me arealin e tij të gjerë.
Në këtë rast kemi një hero vendas, jo një hyjni në kuptimin e vërtetë të fjalës. Krijimi i kultit të tij është në natyrën e krijimit të miteve të heronjve, të hyjnizimit të kultit të të parëve. I njëjti proces ka ndodhur në krijimin e shumë legjendave ilire. Kështu, Stefan Bizantini shënon legjendën e emërtimit të liburnëve sipas një heroi me emrin Liburn, legjendën e emërtimit të Ambrakisë sipas Ambrakut, të birit të Thesprotit të Laokonit (në një variant të dytë nga Ambrakia, vajza e Egjeut), të mbiquajtjes së krahinës së molosëve Afeidantes nga mbreti Afeidas, i Hellopisë nga Hellopi, i biri i Jonit (një legjendë tjetër shënon se Hellopia quhej dhe krahina rreth Dodonës molose e banorët e saj quheshin helloi dhe selloi), të qytetit të Efyras nga emri Efryrit, të birit të Amarakut të Thesprotit, të qytetit Lynkos të Epidamnit është tipologjik për këto lloj legjendash. Ky kult dokumentohet fort edhe në kohën, kur qyteti quhej me emrin Dyrrah, sepse është zbuluar një monument i një personi me pushtet në këtë qytet në shekullin II të erës sonë, që quhej Syr Epidamni, në emrin e të cilit Leon Hezej me të drejtë sheh një jehonë të kultit të stërgjyshit legjendar ilir, të themeluesit të parë. Prokopi i Gazës në "Panagjerikun" kushtuar perandorit të Bizantit Aleks Durrsakut, me origjinë nga ky qytet, thotë shprehimisht se këtu "lindi heroi vendas, që i dha emrin qytetit". Pra, në shekullin V e VI është i gjallë kulti i Epidamnit. Bile deri në shekullin XI Ana Komnena e përmend jehonën e këtij emri me atribute mitologjike.
Natyrisht Epidamni nuk hyn në "elitën" e panteonit ilir: më tepër se një hyjni të mirëfilltë, kemi një njeri të vdekshëm të hyjnizuar. Se ç'rol ka luajtur kulti i tij sot nuk jemi në gjendje të përgjigjemi me hollësi.
Historia
Redakto- Artikulli kryesor: Historia e Durrësit
Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti i Dyrrahut u ndërtua nga ilirët taulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII–XI p. K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, vendi më i përshtatshëm për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve të lashtë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Ai kishte edhe punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave të lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që janë prerë në Dyrrah. Ndërsa për lulëzimin urban dëshmon mozaiku i një dyshemeje, i quajtur Bukuroshja e Durrësit. Nga shekulli I–III e. s., qyteti i Dyrrahut përjetoi një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor.
Gjeografia
RedaktoDurrësi është i vendosur në brigjet e detit Adriatik, rreth 30 kilometra (në vijë të drejtë) në perëndim të Tiranës. Sot, qyteti përhapet jashtë në vendbanimet e ndërtimeve në fushën nga lindja. Vendi është mjaft i ulët në jug në gjirin e Durrësit.
Politika në Durrës
RedaktoDurrësi është një qytet që ka të bëjë me lëvizjet politike. Mjafton të përmendim zgjedhjet e vitit 2001, ku partia socialiste fitoi 6 nga 7 deputetë. Gjë e cila u përmbys në zgjedhjet e vitit 2005, ku demokratët fituan të gjithë deputetët në Durrës duke siguruar edhe pushtetin.[nevojitet citimi]
Transporti
RedaktoDurrësi ndodhet rreth 35 km larg Tiranës kryeqytetit të Shqipërisë. Është qendra e sistemit hekurudhor shqiptar.
Gjithashtu Durrësi është edhe porti më i rëndësishëm në vend dhe lidhet me Italinë me anë të trageteve të linjës Durrës – Bari, Durrës – Ankona, Durrës – Trieste. Lidhet me Slloveninë me anë të tragetit të linjës Durrës – Kuper. Për më tepër Durrësi është edhe pikënisja e korridorit 8, si dhe kryqëzim i linjave më të rëndësishme të autorrugëve, ku më e rëndësishmja është linja Durrës - Kukës - Morinë e cila lidh Shqipërinë me Kosovën duke shkurtuar largësinë e udhëtimit.
Klima
RedaktoKlima në Durrës është e ulët 5℃ në janar dhe e lartë 28℃ në korrik dhe gusht. Qershori, korriku dhe gushti janë muajt më të nxehtë dhe më të thatë.
Durrës - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Burimi: [12]
|
Konsullata në Durrës
RedaktoQyteti binjakëzimi
RedaktoQytetarë të famshëm
Redakto- Shën Asti shenjtor dëshmor.
- Anastasios, perandor i Perandorisë Bizantine,
- Karl Topia, kont dhe princ i Durësit.
- Gjon Durrsaku, piktor dhe profesor i shquar nga Durrësi.
- Leonik Tomeu, profesor i Nikola Kopernikut në Universitetin e Padovës.
- Jan Kukuzeli, shenjtor dhe muzikolog.
- Aleksi Andrea Durrsaku, piktor dhe ndërtues.
- Anton Xanoni, prift jezuit dhe shkrimtar.
- Zef Skiro, prift ortodoks, shkrimtar dhe atdhetare arbëresh, kryepeshkopi i Durrësit.
- Abaz Efendi Çelkupa, politikan dhe firmëtar i Deklaratës të Pavarësisë së Shqipërisë.
- Mustafa Agë Hanxhiu, politikan dhe firmëtar i Deklaratës të Pavarësisë së Shqipërisë.
- Jahja Ballhysa politikan dhe firmëtar i Deklaratës të Pavarësisë së Shqipërisë.
- Dom Nikollë Kaçorri prift, zëvënskryeminstër, patriot dhe firmëtar i Deklaratës të Pavarësisë së Shqipërisë.
- Idhomene Kosturi, politikan.
- Panajot Pano, futbollist.
- Nako Spiru, politikan komunist.
- Kristaq Rama, skulptor i popullit.
- Vangjel Heba, aktor.
- Xhevdet Ferri, aktor.
- Mirush Kabashi, aktor.
- Avni Resuli, regjizor.
- Pjetër Arbnori, politikan.
- Visar Zhiti, shkrimtar dhe poet.
- Ferdinand Radi, aktor.
- Mirela Manjani, atlete.
- Pëllumb Xhufi, historian.
- Fatmir Mediu, politikan dhe kryetar i Partisë Republikane.
- Sokol Olldashi, politikan.
- Namik Dokle, politikan.
- Bujar Nishani, politikan.
- Lazër Vlashi, aktor.
- Fadil Hasa, aktor.
- Prokop Mima, aktor.
- Kozma Lara, kompozitor.
- Artur Spanjolli, shkrimtar.
- Kreshnik Qato, boksier.
- Idriz Çinari, atlet.
- Gazmend Oketa, politikan.
- Ferdinand Xhaferaj, politikan.
- Zajmina Vasjari, këngëtare.
- Orges Shehi, futbollist.
- Edmond Kapllani, futbollist.
- Emiljano Vila, futbollist.
- Prokop Mima, futbollist.
- Eglantina Begteshi, politikane.
- Ina Rama, kryeprokurore e Shqipërisë.
- Nazmi Gripshi, futbollist
Shiko edhe këtë
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ Grup, Autorësh (2008). Fjalori Enciklopedik Shqiptar (bot. 2nd). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 550.
- ^ Ilir, Gjipali (2012). Epoka e Gurit dhe Shqiperia, Ilir Gjipali. Tirana: Botart. ISBN 9789928116192.
- ^ Ruka, Rudenc (2019). "pXRF analysis of obsidian artifacts from Albania: Crossroads or cul-de-sac?". ResearchGate (në anglisht).
- ^ Hatibi, Dorian (2021). Historia e Durrësit: Shënime Kronologjike (bot. 1st). Durrës: Botime Jozef. ISBN 9789928317971.
- ^ Jerome (1905). The Chronicon (në anglisht). Përkthyer nga Pearse, Roger.
- ^ Sullioti, Italo (2010). Gjashtë muaj mbretërimi në Shqipëri. Tiranë. fq. 88–90.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ "Durrësi bëhet qyteti i dytë më i madh në vend". Revista Monitor.
- ^ "Gross Domestic Product by Statistical Regions in Albania, year 2021" (PDF). INSTAT (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 shtator 2023. Marrë më 31 janar 2024.
- ^ "Pasaporta e Bashkisë Durrës". Porta Vendore.
- ^ "Pasaporta e Bashkisë Durrës". Porta Vendore.
- ^ "Lista e Monumenteve të Kulturës në Qarkun e Durrësit" (PDF).
- ^ Myweather2.com