Artur Spanjolli
Artur Spanjolli lindi në vitin 1970 në Durrës; është shkrimtar shqiptar.
Artur Spanjolli | |
Emri | Artur |
Mbiemri | Spanjolli |
Lindur më | 1970 |
Lindur në | Durrës |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar |
Mirënjohje | |
Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve - Shqipëri | |
Biografia
RedaktoArtur Spanjolli u arsimua në Durrës. Në vitin 1988 mbaroi liceun artistik të Durrësit. Në vitin 1989 shkroi poezitë e para, të cilat i mblodhi në tre vëllime, por për vetë rrethanat e censurës së sistemit komunist nuk mundi t’i publikonte (iu dha mundësia t’i botonte vetëm në vitin 1994 në librin me titull “Nata e qiparisave të huaj”, botuar prej Shtëpisë Botuese “Bilal Xhaferri”).
Në vitin 1992 u largua nga Shqipëria si fitues i çmimit "I giovani incontrano l'Europa, organizuar nga Rai 3. Vendosi te mbese si klandestin në Itali me ëndrra për një jetë më të mirë dhe sidomis për të studiuar në një nga universitetet italiane. Në vitin 1993 u regjistrua në fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë në Firence të Italisë dhe u diplomua në vitin 2000. Me nje teme: Letersia fantastike ne letersine kontemporane. Ushtron dhe aktivitin e piktorit ne krijimtari te lire.
Gjatë këtyre viteve të qëndrimit si emigrant në Itali ka shkruar dhe ka botuar disa libra në shqip e në italisht. Jeton në Itali, por nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me atdheun e tij, Shqipërinë. Bashkëpunon me shtypin letrar shqiptare sidomos me revisten VOAL. është një nga krijuesit më të spikatur të brezit të vet.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA). Me librin "Kronika e nje jete ne heshtje ka fituar çmimin e dyte ne konkursin e organizuar nga DS me titull: "Popoli in Cammino".
Tituj të veprave
Redakto- “Nata e qiparisave të huaj” (1994), Tiranë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”
- “La Cronaca di una vita in silenzio” (2003), Besa Editrice, Itali
- “Kronika e një jete në heshtje” (2005), Besa Editrice, Itali
- “Eduart” (2005), Besa Editrice, Itali
- “La Teqja” (2006), Besa Editrice, Itali
- “L’accusa” (2007), Ediarco. Itali
- "I nipoti di scanderbeg" (2008) Itali, Besa editrice.
- "La sposa rapita" Itali, Besa editrice.