Ina Rama lindi më 21 nëntor të vitit 1972, në Durrës është prokurore shqiptare.

Biografia

Redakto

Në vitin 1995 ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik me notë mestare 9,4. Deri në vitin 1999 ka punuar si ndihmës gjyqtare në Gjykatën e Durrësit, për të filluar më pas shkollën e Magjistraturës, të cilën e ka përfunduar në vitin 2001, periudhë gjatë së cilës ka kryer edhe stazhin si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2002 emërohet gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, ku punon deri në fund të vitit 2004. Fillimi i vitit 2005 do ta gjejë Ramën si gjyqtare në Gjykatėn e Apelit për Krime të Rënda dhe në prill të po atij viti ka filluar të kryejë edhe funksionet e anëtarit të Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë, në janar tė vitit 2007, Ina Rama fiton statusin e ekspertes në programin e trajnimit vazhdues për gjyqtarët, e realizuar nga Shkolla e Magjistraturës. Ish kryeprokurore e Shqipërisë.