Prokop Mima

aktor
This is the stable version, checked on 27 shkurt 2022. 1 pending change awaits review.

Prokop Mima (Durrës, 7 korrik 1920 - 18 gusht 1986) ka qenë aktor i njohur shqiptar.

Prokop Mima shquhej për diksionin e tij, një mjeshtër i gjuhës shqipe, një aktor brilant karakteresh. Që i ri ishte i pasionuar pas recitimeve. Veprimtarinë e tij në skenë e ka filluar që në vitin 1945, me krijimin e Teatrit Popullor. Roli i tiji i parë është në dramën “Topazi” e më vonë në dhjetëra role të suksesshëm. Deri në vitin 1982 ai interpretoi mbi 70 role, ku veçohen Zbisheku tek “Morali i znj. Dulska”, Vurni tekIntrigë dhe dashuri”, Adhamudhi tek “Pas vdekjes”, Xhivola tek “Arturo Ui”, Hamleti tek “Hamleti”, Dom Marku tek “Cuca e maleve”, gjeneral – leintenanti tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, etj.

Ka interpretuar disa role të spikatur edhe në filmin artistik shqiptar.

Është nderuar me titullin “Artist i merituar”. Ishte i ati i politikanit Florion Mima, daja i aktores Anisa Markarian dhe kunat i përkthyesit Robert Shvarc.

Referime

Redakto

  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.