Xhamia e Madhe e Durrësit
Xhamia e Madhe e Durrësit ode Xhamia e Re është një xhami në Durrës, Shqipëri. Xhamia e Re filloi ndërtimin e saj në vitin 1931 me ndihmën e popullit dhe në veçanti të tregtarëve të qytetit të Durrësit.


Konstruksioni i saj ishte planifikuar me dy minare, njëra e pa përfunduar dhe e ngelur deri në bazamentin e katit të dytë, për arsye të ndërprerjes së punimeve në fund viteve 1938. Merita me e madhe i dedikohet Myftiut te Durresit deshmorit te Islamit H. H. Mustafa Varoshi. I cili ishte ideatori dhe promotori i ndertimit te kesaj xhamie, per me teper ka blere me financat e tij tapetin e xhamise, te sjellur nga Persia. Xhamia Madhe ndodhet në lagjen nr 2 Durrës me një siperfaqe 1319 metro katrore dhe sipërfaqe trualli 1776 metro katrore. Në vitin 1967 u shëndërrua në pallatin Rinia (Pallat Kulture). Xhamia është e rikonstruktuar nga shoqatat Arabe në vitin 1994 në veçanti brenda përbrenda sipërfaqes së saj, rikonstruktuar për herë të dytë në vitin 2005 dhe është në gjendje të mirë. Ana e jashtme e ka ruajtur origjinalitetin e konstruksionit të saj të vjeter.
Shiko edh e Redakto
Lidhje të jashtëme Redakto
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Great Mosque in Durrës. |