Visar Zhiti (Durrës, 2 dhjetor 1952) është shkrimtar shqiptar i përndjekur në periudhën e regjimit komunist, përkthyes, deputet, diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar.

Visar Zhiti
Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Në detyrë
3 prill – 11 shtator, 2013
Paraprirë ngaAldo Bumçi
Pasuar ngaMirela Kumbaro
Të dhëna vetjake
U lind më2 dhjetor 1959
Durrës, Republika Popullore e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Punësimishkrimtari në liri të plotë.

U lind në Durrës, i biri i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti. Visari u rrit në Lushnjë, ku përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë PedagogjikShkodër, ai filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit, duke demonstruar një interes në fillim në vjersha, disa nga të cilat u botuan në revistat letrare.

Në 1973 përgatiti për përmbledhje, Rapsodia e jetës së trëndafilave. Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës në të cilin Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore. Babai i Zhitit kishte pasur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësur intelektualët shqiptarë. Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist.

Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës. Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun e Qafë Barit dhe në vijim në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore.

Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u "lejua" nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë. Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.

Veprimtaria krijuese

Redakto

Libri i tij i parë me poezi, Kujtesa e ajrit u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshinte disa poezi nga burgu. Hedh një kafkë te këmbët tuaja u botua vitin e ardhshëm. Ky vëllim përmbante të gjitha 100 poezitë të krijuara në burg në mes 1979 dhe 1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në kujtesën e tij. Vëllime të shumta pasuan, dhe ai është i njohur tani si një prej poetëve të mëdhenj shqiptare të shekullit të 20-të. Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtra, të mbledhura në dy vëllime, dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra nga Garcia Lorka dhe poeti italian Mario Luzi. Kujtimet e tij nga burgu, Rrugët e ferrit: burgologji u botuan në Tiranë në vitin 2001. Në vitin 1991 atij iu dha çmimi italian për poezi "Leopardi d'oro" (Leopardi i artë), dhe në 1997 ai mori çmimin prestigjioz "Ada Negri".

Listë e librave me poezi :

  • Kujtesa e ajrit, Tiranë: Lidhja e shkrimtarëve, 1993;[1]
  • Koha e krisur, Tiranë, 1993;
  • Hedh një kafkë te këmbët tuaja, Tiranë: sh.b. Naim Frashëri, 1994;[1]
  • Mbjellja e vetëtimave, Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1994;[1]
  • Dyert e gjalla, Tiranë: Eurorilindja, 1995;
  • Kohë e vrarë në sy, Prishtinë: Rilindja, 1997;
  • Si shkohet në Kosovë, Tiranë: Toena, 2000;
  • Rrugët e ferrit: burgologji, 2001;

Romane

Redakto
  • Këpuca e aktorit, Tiranë: Onufri, 2022;

Përkthime

Redakto
  • Condemned Apple (Molla e dënuar): Poezi të zgjedhura, përkthyer nga Robert Elsie (Los Angeles: Green Integer, 2005).

Referimet

Redakto
  1. ^ a b c Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut

Lidhje të jashtme

Redakto