Burgu i Spaçit

monument kulture në Shqipëri
This is the stable version, checked on 21 maj 2023. 2 pending changes await review.

Burgu i Spaçit ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Burgu gjendet (gjendej) në fshatin Spaç. Në vitin 1973 në Burgun e Spaçit pati një rebelim të të burgosurve, të cilët arritën të ngrinin një flamur jo-komunist.

Burgu i Spaçit
LlojiArkitekture
VendndodhjaSpaç, Rrethi i Mirditës, Qarku i Lezhës, Shqipëri
Koordinatat41°53′57″N 20°02′45″E / 41.899139°N 20.0458°E / 41.899139; 20.0458
Ndërtuar1968
Organi drejtuesDRKK Shkodër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretII
Përcaktuar656/DT 05.12.2007
Nr. i referencësMR005
TipologjiaBurg
Burgu i Spaçit is located in Earth
Burgu i Spaçit (Earth)

Një rebelim i ngjashëm u krye edhe në Burgun e Qafë Barit në vitin 1984 ku shpërthyen të njëjtat dufe e u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj me dhunë e gjak[1].

Në burgun e Spaçit kanë vuajtur dënimet politike disa intelektualë të famshëm, ndër të cilët edhe Fatos Lubonja[2][3].

Kohët e fundit ka pasur plane që Burgu i Spaçit të kthehej në një muzeum, por deri më sot, asnjë hap i mëtejshëm nuk është bërë në këtë drejtim.

Revolta e Spaçit

Redakto

Revolta e burgut të Spaçit, ishte një kryengritje dy ditore e të burgosurve politikë të burgut të Spaçit, e cila nisi më 21 maj 1973 dhe zgjati deri më 23 maj.

Revolta e Spaçit përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, por edhe të lëvizjes për liri e demokraci. Shkaqet e kësaj revolte ishin kushtet çnjerëzore në të cilat vuanin të burgosurit e burgut, puna e tyre skllavëruese, përdorimi i torturave psikologjike dhe fizike, si edhe gjendja e mjeruar e popullit nën diktaturën komuniste, kundër së cilës ata u ngritën dhe qëndruan heroikisht.[4]

Revolta e Spaçit i tregoi Shqipërisë dhe botës së rezistenca e popullit shqiptar vazhdoi të mbijetonte, megjithë dhunën dhe presionin e diktaturës.[5]

Monument

Redakto

Burgu i Spaçit është një monument i trashëgimisë kulturore në Spac, rrethi i Mirditës, në qarkun e Lezhës, Shqipëri [6]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "656/DT 05.12.2007".

Ky burg është hapur në vitin 1968 dhe ka funksionuar deri në vitin 1988, e sipas të dhënave ka pasur mbi 1000 të burgosur. I ndërtuar për shfrytëzimin e Minierës së Spaçit ku nxirrej bakër dhe pirit. Janë rreth 7 godina që janë pjesë e burgut, por më tej ka edhe godina të tjera që kanë shërbyer si kampe për të burgosurit, por edhe ambientet që shërbenin si mjedis pune për njerëz të zonës. Ka qenë një kompleks minierash ku punonin jo vetëm të dënuarit. Aktualisht është në një gjendje tërësisht të shkatërruar. Ka një arkitekture tipike te periudhes komuniste me forma te rregullta.[7]

Shiko dhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ [1]Arkivuar 25 maj 2012 tek Wayback Machine Revolta e të burgosurve – Pjesë nga libri “Rrugët e Ferrit” i shkrimtarit Visar Zhiti
  2. ^ Shtylla betoni të marra nga burgu i Spaçit, ku vetë Lubonja kaloi vite të jetës, një bunker simbol i komunizmit në Shqipëri,
  3. ^ Spaci, deshmia e gjalle e vuajtjeve te Fatos Lubonjes[lidhje e vdekur]
  4. ^ "21 maj 1973 - Revolta e Burgut të Spaçit". Gazeta Si. 2021-05-21. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2022. Marrë më 2022-09-12.
  5. ^ "Revolta anti-komuniste e Spaçit". www.zeriamerikes.com. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2022. Marrë më 2022-09-12.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  6. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I MIRDITËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 dhjetor 2015. Marrë më 23 korrik 2017.
  7. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.