Memoriali "Postbllok" është një vepër e ndërtuar nga ish i dënuari politik dhe intelektuali Fatos Lubonja dhe artisti Ardian Isufi[1].

Pamje panoramike e Memorialit "Postbllok", Tiranë

Postbllok është një vepër monumentale me qëllim kujtimn dhe mosharresën e krimeve dhe vuajtjeve të shkakatuara nga diktatura komuniste në Shqipëri[2]. Instalacioni Postbllok, u inaugurua më 26 Mars 2013 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"Tiranë[2].

Vendodhja e Memorialit Postbllok

Redakto

Instalacioni Postbllok është vendosur pranë shtatores së Ismail Qemalit, në afërsi të vilave të ish-Bllokut komunist, në lulishten në të djathtë të ish-vilës së Mehmet Shehut[2].

Përbërja dhe Simbolika

Redakto
 
Bunkeri i Memorialit "Postbllok"

Monumenti Postbllok përbëhet nga tre objekte të ndryshme[3]. Nga disa shtyllë betoni të marra nga Burgu i Spaçit i njohur si "Auzhvici" shqiptar[3], ku vetë Fatos Lubonja kaloi një pjesë të jetës së vet si i dënuar politik. Shtyllat e betonit që shërbenin si përforcim në galeritë e Spaçit, ku punonin të burgosurit, janë të renditura njëra pas tjetrës.

Objekti i dytë është një bunker, që është simboli i vërtetë i diktaturës komuniste shiptare.

Objekti i fundit është një copë nga Muri i Berlinit. Copa nga Muri i Berlinit simbolizon izolimin shiptar nga pjesa tjetër e botës. Copa e murit është dhuratë e Bashkisë së kryeqytetit gjerman për Bashkinë e Tiranës [1][2][3].

Të tjera

Redakto

Shënime dhe Referime

Redakto
  1. ^ a b U përurua dje memoriali me simbolet e diktaturës “Postbllok” konceptuar nga Ardian Isufi dhe Fatos Lubonja
  2. ^ a b c d "Tiranë, promovohet "Postbllok", vepra kundër sundimit totalitar". Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2013. Marrë më 31 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c "Memoriali "Post- Bllok" nëpërmjet fotove!". Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2013. Marrë më 31 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko dhe:

Redakto