Hekuran Zhiti
Hekuran Zhiti (Melovë, 13 prill 1911 – Lushnje, 15 mars 1989)[1] ka qenë poet, dramaturg dhe aktor shqiptar që bëri emër në estradën profesioniste të Lushnjes në vitet 1960-1970.[2]
Biografia
RedaktoU lind në një familje bektashie në Melovë të Skraparit më 13 prill 1911, i biri i Hasan Zhitit. Ashtu si dy vëllezërit e tij pas filloren, vijuan mësimet në Normalen e Elbasanit, ku dhe shfaqi prirjen për poezi. Pas revoltës së Fierit dhe vrasjes së prijësit të saj, Riza Cerovës, Zhiti i kushtoi një elegji. Arsye për të cilën u burgos si antimonarkist, por më pas u lirua. Me të kryer Normalen, u caktua mësues njëherë në Roskovec dhe më pas në Pogon.[2]
Ai ishte nga themeluesit e trupës së Estradës Profesioniste së bashku me aktorët, Dh. Nushi, S. Aliçka, A. Gjermeni, Athina dhe P. Dhimitri, J. Olldashi, V. Bani, R. Kamani, H. Dervishi, M. Nepravishta e të tjerë.
Referime
Redakto- ^ Eda Agaj. "Hekuran Zhiti (1911 - 1989)". filolet.com. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2021. Marrë më 29 janar 2021.
- ^ a b "Hekuran Zhiti, aktori, poeti e dramaturgu i harruar". 28 qershor 2000.