Emiljano Vila
Emiljano Vila (lindur më 12 mars 1988 në Durrës) është një futbollist shqiptar i cili luan momentalisht me skuadrën shqiptare Partizani Tirana në Kategorinë Superiore dhe me kombëtaren shqiptare.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Emiljano Vila | ||
Datëlindja | 12 mars 1988 | ||
Vendlindja | Durrës, Shqipëria | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | KF Partizani | ||
Numri | 88 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2005–2009 | Teuta Durrës | 70 | (30) |
2009–2010 | Dinamo Zagreb | 0 | (0) |
2009 | Lokomotiva Zagreb (Huazim) | 6 | (0) |
2010–2011 | Dinamo Tirana | 45 | (15) |
2011–2014 | PAS Giannina | 55 | (5) |
2014– | Partizani Tirana | 10 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2003–2004 | Shqipëria U–17 | 1 | (0) |
2005–2006 | Shqipëria U–19 | 3 | (1) |
2007– | Shqipëria U–21 | 9 | (0) |
2009– | Shqipëria | 19 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 shtator 2014 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 shtator 2014 |
Karriera me klube
RedaktoVitet e hershme
RedaktoVila filloi karrierën e tij te klubi i qytetit të lindjes, KS Teuta. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 26 nëntor 2006 në një ndeshje jashtë fushe kundër Partizanit. Vila hyri në fushën e lojë në minutën e 77 të ndeshjes në vend të sulmuesit Bledar Mançaku.[1] Goli i tij i parë i karrierës erdhi vetëm në ndeshjen e tetë të karrierës së tij si profesionist më 10 mars 2007 kundër Luftëtarit. Vila luajti në të gjithë ndeshjen dhe e shënoi golin e ndeshjes në minutën e 47të. Ndeshja u mbyll me fitoren 3–0 të Teutës pas dy golave të tjetër të shënuar nga sulmuesit Daniel Xhafa dhe Bledar Mançaku.[2]
Ai firmosi një kontratë katër vjeçare me kampionët kroat të GNK Dinamo Zagreb më 19 qershor 2009.
PAS Giannina
RedaktoVila arriti në një marrëveshje të fshehtë për tu bashkuar me shokun e kombëtares Andi Lila te klubi grek PAS Giannina më 30 qershor 2011, dhe kreu me sukses testet mjeksore një ditë më vonë. Ai shënoi golin e tij të parë në Superligën Greke në një ndeshje kundër Panetolikos, gol i cili rezultoi goli i fitores në minutën e 74. Vila gjithashtu ndihmoi skuadrën e tij që të arrinte fitoren e dytë jashtë fushe pas fitores kundër PAOK, ku ai shënoi golin e parë të skuadrës së tij në minutën e shtatë.[3][4]
Në korrik 2014, ai u largua zyrtarisht nga klubi grek pas tre vitesh të suksesshme. Kjo lëvizje solli pakënaqësi të madhe të tifozët e klubit, të cilët dolën kundër veprimit të klubit.[5]
Partizani
RedaktoNë gusht 2014, Vila u transfrua te skuadra e dytë më e suksesshme në Shqipëri, Partizani, duke u rikthyer në vendlindje pas tre vitesh mungesë. Ai firmosi një kontratë një vjeçare me mundësi për të rinovuar edhe për një sezon tjetër.[6] Gjatë prezantimit të tij, ai tha se u rikthye te Partizani për të fituar titullin kampion.[6] Një ditë më vonë, Vila sëbashku me shokun e tij Idriz Batha udhëtuan për në Bullgari ku skuadra e tij po kryente fazën përgatitore.[7] Pas mbylljes së merkatos verore, Partizani kishte firmosur me 32 lojtarë, një rekord për futbollin shqiptar.[8] Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, i pyetur për transferimin e Vilës te Partizani, ai tha se Vila bëri një gabim duke u rikthyer në Shqipëri.[9] Megjithatë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, doli kundër opinionit të De Biasit duke thënë se Vila nuk bëri gabim për transferimin te Partizani.[10]
Sezoni 2014–15
RedaktoVila bëri debutimin e tij me klubin më 24 gusht 2014 në javën e parë të 2014–15 Kategorisë Superiore kundër Laçit, duke ndihmuar skuadrën e tij që të marrë një barazim 1–1.[11] Në ndeshjen e dytë kundër Apolonisë, pasi kapiteni Nderim Nexhipi humbi një penallti që i kushtoi skuadrës së tij humbjen 1–0 në stadiumin Loni Papuçiu.[12] Kjo gjë bëri që Vila të vendosej si gjuajtësi i ri i penalltive. Vila debutoi me Partizanin në Qemal Stafa në ndeshjen e tretë të kampionatit kundër kampionëve në fuqi të Skënderbeut, duke shënuar golin e fitores 1–0 falë një penalltie të fituar nga sulmuesi serb Stevan Račić, duke i dhënë Partizanit fitoren e parë të sezonit.[13] Pas ndeshjes, ai i'a dedikoi golin trajnerit të tij Shpëtim Duro dhe tifozëve.[14] Më 26 tetor, në ndeshjen e javës së nëntë kundër Elbasanit në Qemal Stafa, ai kishte mundësinë të shënonte golin e dytë të sezonit por penalltia e tij u prit nga portieri veteran Elvis Kotorri, megjithatë, Partizani sërisht arriti të fitonte 1–0 pas golit të shënuar nga Stevan Račić.[15] Ai e mbylli fazën e parë të kampionatit me një gol në nëntë ndeshje me Partizanin e cila e mbylli si kryesuese sëbashku me rivalen e qytetit KF Tirana me 18 pikë secila.[16]
Në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit, Vila shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 47të pas një ence të ekzekutuar nga Račić, të pritur keq nga portieri Miroslav Vujadinović, lejoi Vilën të shtynte topin një rrjetë nga një distancë e afërt duke kontribuar në fitoren 2–0 kundër Laçit.[17]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoVila bëri debutimin e tij të plotë me kombëtaren në vitin 2009 në një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë në Qemal Stafa, e cila u mbyll me barazimin 1–1.[18] Ai gjithashtu luajti në miqësoren e luksit kundër shtatë herë fituesve të Ligës së Kampioneve, Milan në trofeun e Taçi Oil. Ai shënoi një gol në barazimin 3–3 por ky gol nuk u përfshi si gol zyrtar pasi nuk u shënua kundër një kombëtareje. Në ndeshjen e dytë zyrtare të tij, Vila shënoi golin e gjashtë në fitoren historike 6–1 kundër Qipros, duke regjistruar kështu fitoren më të thellë në historinë e kombëtares shqiptare.[19] Ai bëri debutimin e tij kompetitiv me kombëtaren, duke luajtur tetë minutat e fundit në barazimin 1–1 kundër Danimarkës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2010. Vila shënoi golin e tretë me kombëtaren më 8 qershor 2014 në miqësoren e fituar 3–0 kundër modestëve të San Marinos.[20]
Golat me kombëtaren
Redakto- Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare.
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 12 gusht 2009 | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri | Qipro | 6–1 | 6–1 (Fitore) | Ndeshje Miqësore |
2 | 27 maj 2012 | BJK İnönü Stadium, Stamboll, Turqi | Irani | 1–0 | 1–0 (Fitore) | Ndeshje Miqësore |
3 | 8 qershor 2014 | Serravalle Stadium, Serravalle, San Marino | San Marino | 0–3 | 0–3 (Fitore) | Ndeshje Miqësore |
Statistikat
RedaktoKlubet
RedaktoRedaktuar më 30 tetor 2014 [21][22][23]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Teuta | 2006–07 | 17 | 2 | 0 | 0 | – | – | – | – | 17 | 2 |
2007–08 | 24 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | – | – | 26 | 0 | |
2008–09 | 31 | 15 | 2 | 2 | – | – | – | – | 33 | 17 | |
Total | 72 | 17 | 2 | 2 | 2 | 0 | 0 | 0 | 76 | 19 | |
NK Lokomotiva | 2009–10 | 8 | 0 | 0 | 0 | – | – | – | – | 8 | 0 |
Total | 8 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 8 | 0 | |
Dinamo Tirnana | 2009–10 | 15 | 2 | 2 | 0 | 0 | 0 | – | – | 17 | 2 |
2010–11 | 30 | 13 | 7 | 3 | 2 | 1 | 1 | 0 | 40 | 17 | |
Total | 45 | 15 | 9 | 3 | 2 | 1 | 1 | 0 | 57 | 19 | |
PAS Giannina | 2011–12 | 22 | 5 | 0 | 0 | – | – | – | – | 22 | 5 |
2012–13 | 32 | 0 | 6 | 1 | – | – | – | – | 39 | 1 | |
2013–14 | 29 | 3 | 2 | 0 | – | – | – | – | 31 | 3 | |
Total | 84 | 8 | 8 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 92 | 9 | |
Partizani Tirana | 2014–15 | 10 | 2 | 0 | 0 | – | – | – | – | 10 | 2 |
Total | 10 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 10 | 2 | |
Karriera në total | 217 | 41 | 19 | 6 | 4 | 1 | 1 | 0 | 241 | 48 |
Kombëtarja
RedaktoBurimi: [24]
Kombëtarja shqiptare | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2009 | 4 | 1 |
2010 | 3 | 0 |
2011 | 3 | 0 |
2012 | 8 | 1 |
2013 | 3 | 0 |
2014 | 4 | 1 |
Total | 25 | 3 |
Referime
Redakto- ^ Debutimi i Vilës
- ^ Goli i parë në karrierë
- ^ "Pas Janina merr edhe Vilën". Futbolli Shqiptar. 2 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2011. Marrë më 4 korrik 2011.
- ^ "Στα Ιωάννινα αύριο οι Λεάντρο Ντιέγκο Μπεσέρα και Εμιλιάνο Βίλα" (në greqisht). PAS Giannina. 30 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2011. Marrë më 4 korrik 2011.
- ^ "Largimi i Lilës dhe Vilës revolton tifozët e Janinës. Dy lojtarët ishin kthyer në idhuj". Panorama Sport. 1 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2014. Marrë më 31 tetor 2014.
- ^ a b Ilir Cara (6 gusht 2014). "Partizani prezanton Vilën: Erdha për t'u shpallur kampion! Do të flas në fushë". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
- ^ "Vila, Batha dhe Rrahmani i bashkohen ekipit në Bullgari". Panorama Sport. 6 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
- ^ "Rekordi i Partizanit, 32 lëvizje gjatë merkatos". Panorama Sport. 21 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
- ^ "De Biazi: Do thërras Avdijajn, Vila gaboi që u kthye". Panorama Sport. 7 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
- ^ "Duka del kundër De Biazit: Vila nuk gaboi me Partizanin". Panorama Sport. 18 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
- ^ ""Luftë" për një pikë, Partizani barazon në Laç. Trajneri Duro: Raçiç, "bast" im i fituar". Panorama Sport. 25 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
- ^ "Apolonia merr fitoren e parë, Partizani pa "busull". Duro: Humbja s'është fundi i botës". Panorama Sport. 31 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2014. Marrë më 21 tetor 2014.
- ^ "Partizani i falet penalltisë së Vilës në fund, merr edhe fitoren e parë në kampionat". Panorama Sport. 12 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
- ^ "Vila: Goli për trajnerin dhe tifozët e kuq. Duro: Kësaj radhe fati ishte me Partizanin". Panorama Sport. 13 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
- ^ "Partizani nuk i ndahet kreut, vendos serbi Raçiç". Panorama Sport. 28 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 28 tetor 2014.
- ^ "Mbyllet faza e parë e Superiores, Tirana dhe Partizani kryesojnë me nga 18 pikë". Panorama Sport. 26 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
- ^ "Partizani thyen Laçin, presion Tiranës. Mbrojtja e kuqe, më e mira në Europë". Panorama Sport. 30 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
- ^ "Shqiperia barazon me Gjeorgjine". Sport.albeu.com. 11 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2015. Marrë më 3 nëntor 2014.
- ^ "Shqiperia shkaterron 6-1 Qipron". Top Channel. 12 tetor 2009. Marrë më 28 shkurt 2014.
- ^ "Eksperiment i Shqipërisë, "shfryn" 3-0 ndaj San Marinos". Panorama Sport. 8 qershor 2014. Marrë më 28 shtator 2014.
- ^ "Emiljano Vila". Soccerway (në anglisht). Marrë më 30 tetor 2014.
- ^ "Football : Emilian Vila" (në anglisht). Football DataBase. Marrë më 30 tetor 2014.
- ^ "Profile of Emiliano Vila at footballzz.co.uk". footballzz.co.uk (në anglisht). Marrë më 30 tetor 2014.[lidhje e vdekur]
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Emiljano Vila - National Football Teams" (në anglisht). National-Football-Teams. Marrë më 13 tetor 2014.
Lidhje të jashtme
Redakto- Emiljano Vila – Profili te Scoresway