Kombëtarja shqiptare e futbollit

Kombëtarja shqiptare e futbollit është ekipi kombëtar i futbollitShqipërisë dhe kontrollohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ajo është krijuar që nga viti 1932.[4]

Albania
Shirt badge/Association crest
ShoqataFederata Shqiptare e Futbollit (FSHF)
KonfederataUEFA (Euvropë)
TrajneriSylvinho
KapiteniEtrit Berisha
Më shumë ndeshjeLorik Cana (93)
Më shumë golaErjon Bogdani (19)
StadiumiAir Albania
Kodi I FIFAsALB
E para ngjyrë
E dyta ngjyrë
E treta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
Aktual 66 Decrease 1 (31 Mars 2022)[1]
Më i lartë22 (Gusht 2015[2])
Më i ulët124 (Gusht 1997[3])
E para ndërkombëtare
 Shqipëria 2–3 Jugosllavia 
(Tiranë, Shqipëri; 7 Tetor 1946)
Fitorja më e madhe
 Shqipëria 5–0 Vietnami 
(Bastia Umbra, Itali; 12 Shkurt 2003)
 Shqipëria 6–1 Qiproja 
(Tiranë, Shqipëri; 12 Gusht 2009)
 Shqipëria 5–0 San Marino 
(Elbasan, Shqipëri; 8 Shtator 2021)
Humbja më e madhe
 Hungaria 12–0 Shqipëria 
(Budapest, Hungari; 24 Shtator 1950)
Kampionati Evropian i Futbollit
Paraqitjet1 (E para në 2016)
Rezulltatet më të miraFaza e grupeve (2016)
Medal record
Kombëtarja shqiptare e futbollit (2016)

Edhe pse asnjëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje, ekipi shqiptar i futbollit kombëtar ka ekzistuar para se të krijohej FSHF. Kjo gjë dëshmohet nga regjistrimi i kombëtares në Kupën Ballkanike të 1929–31 (edhe pse Shqipëria u tërhoq nga kompeticioni përpara se të fillonte). FSHF-ja u krijua më 30 qershor 1930 dhe Shqipëria priti 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare, duke debutuar kundër Jugosllavisë në 1946. Në 1932, Shqipëria u bashkua me FIFA-n (gjatë kongresit në 12 qershor — 16 qershor) dhe në 1954, ajo ishte një nga anëtarët krijues të UEFA-s. Në vitin 2016 për herë të dyt në histori skuadra shqiptare do të luaj në evropian.

HistoriaRedakto

Shekulli XXRedakto

Edhe pse nuk kishte luajtur kurrë asnjë ndeshje, kombëtarja shqiptare kishte ekzistuar edhe para krijimit të Federatës Shqiptare të Futbollit më 6 qershor 1930. Shqipëria u bë pjesë e FIFA-s gjatë një kongresi të mbajtur ndërmjet datave 12-16 qershor. Ekipi zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare kundër Jugosllavisë në vitin 1946, të cilën e humbi me rezultatin 3–2 në Stadiumin Kombëtar Qemal Stafa.[5] Po në atë vit, Shqipëria gjithashtu mori pjesë për herë të parë në Kupën e Ballkanit; ekipi doli triumfues, duke fituar trofeun pasi mposhti në finale Rumaninë me rezultatin 1–0.[6] Në vitin 1954, Shqipëria ishte një nga anëtaret që themeloi UEFA-n. Ata pritën deri në vitin 1962 për të garuar në kompeticionin e Kampionatit Evropian; atje, ata kaluan raundin paraelemintor me rezultat në tavolinë pasi Greqia.[7] Pas kësaj, ata u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 4–1 nga Danimarka ne raudin e 16-tave. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria ishte mes 16 ekipeve më të mira të kontinentit.[8]

Shqipëria më pas mori pjesë për herë të parë në fazën kualifikuese të një Kupe Bote në kualifikueset e Kupës së Botës 1966. Shqipëria ishte vendosur në grupin 5; edhe pse nën udhëheqjen e Panajot Panos (i cilësuar si lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave), ekipi e mbylli në vendin e fundit me vetëm një pikë. Në kualifikueset e Euro 1968, Shqipëria barazoi 0–0 me Gjermaninë Perëndimore, duke i mohuar këtyrë të fundit kualifikimin në turnament.[9][10] Në vitet e mëvonëshme, Shqipëria nuk mori pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës 1970, UEFA Euro 1972, UEFA Euro 1976, Kupës së Botës 1978 dhe UEFA Euro 1980 për arsye të paditura politike. Pas gjashtë vitesh pa luajtur asnjë ndeshje, Shqipëria hyri në kualifikueset e Kupës së Botës 1982, duke e mbyllur grupin e saj në vendin e parafundit para Finlandës; kjo ishte hera e parë që Shqipëria nuk e mbyllte grupin në vendin e fundit. Fushata e kualifikueseve të Kupës së Botës 1990 ishte me shumë mundësi më e keqja në historinë e Shqipërisë, e cila e mbylli në vendin e fundit duke i humbur të gjitha ndeshjet.

Shekulli 21tëRedakto

Në kualifikueset e Kupës së Botës 2002, Shqipëria regjistroi një fitore 2–0 kundër Greqisë, e cila ishte ekipi i vetëm që u mposht nga Kuqezinjtë. Shqipëria dhuroi disa paraqitje pozitive në kualifikueset e UEFA Euro 2004, duke mposhtur Rusinë 3–1 në Stadiumin Loro Boriçi.[11][12] Kjo ishte ndeshja e parë si trajner i kombëtar për Hans-Peter Briegel, i cili e bëri Shqipërinë të pamposhtur në shtëpi për disa ndeshje. Pavarësisht disa rezultateve pozitive, Shqipëria e mbylli grupin në vendin e parafundit me tetë pikë. Në kualifikueset e Kupës së Botës 2006, Shqipëria arriti disa rezultate historike; dy muaj pasi Greqia mposhti Portugalinë për të fituar Kampionatin Evropian, Shqipëria mposhti Greqinë 2–1 në Stadiumin Qemal Stafa.[13]

kualifikueset e UEFA Euro 2008, Shqipëria i fitoi të dy ndeshjet kundër Luksemburgut. Ekipi gjithashtu arriti një barazim 2–2 kundër Bjellorusisë dhe një barazim pa gola në transfertë ndaj Bullgarisë. Fushata kualifikuese e Shqipërisë u mbyll me humbjen turpëruese 6–1 në Bukuresht ndaj Rumanisë, duke sjellur dorëheqjen e trajnerit Otto Barić dhe ndihmësit të tij.[14] Më 26 dhjetor 2007, Arie Haan u zyrtarizua si trajneri i ri i kombëtares në një marrëveshje dy-vjeçare për fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2010.[15] Shqipëria zhgënjeu në grupin e saj, duke fituar vetëm shtatë pikë në dhjetë ndeshje; kjo solli largimin e Hann në maj 2009 menjëherë pas përfundimit të fushatës, duke u zëvëndësuar nga Josip Kuže.[16][17] Megjithatë, as kroati nuk mundi t'i përmirsonte rezultatet e Shqipërisë, e cila e mbylli kualifikueset e UEFA Euro 2012 me nëntë pikë në dhjetë ndeshje. Me Kužen në krye, Shqipëria regjistroi fitoren më të thellë në historinë e sajë, duke mposhtur Qipron me rezultatin 6–1;[18] kjo fitore parakaloi atë 5–0 ndaj Vietnamit në vitin 2003.[19]

Kuže u largua nga Shqipëria pas tre vitesh e gjysëm dhe në dhjetor 2011, ai u zëvëndësua nga italiani Gianni de Biasi.[20] Shqipëria i nisi kualifikueset e Kupës së Botës 2014 mirë, dhe ishte, në një pikë, kandidat për t'u kualifikuar, por në fund dështoi, duke humbur ndeshjet në transfertë ndaj Sllovenisë dhe Islandës, në shtëpi ndaj Zvicrës si dhe duke barazuar me Qipron.[21] Shqipëria e nisi fazën kualifikuese të Euro 2016 me një fitore historike 1–0 në transfertë ndaj Portugalisë,[22] e cila u pasua me një barazim 1–1 kundër DanimarkësElbasan Arenan e saporinovuar.[23] Pasi mposhti Armeninë 3–0 në ndeshjen e fundit kualifikuese, Shqipëria bëri historinë duke u kualifikuar në UEFA Euro 2016, turnamenti i tyre i parë madhor në histori.[24] Në turnament, Shqipëria humbi ndeshjen e parë ndaj Zvicrës 0–1 dhe të dytën ndaj vendit organizator Francës 0–2. Në ndeshjen e tretë, ata mposhtën Rumaninë 1–0 (fitorja e parë ndaj tyre që nga viti 1947) për ta mbyllur grupin A në vendin e tretë me tre pikë; Shqipëria nuk u kualifikua dot në fazën me eliminim direkt pasi ishte ekipi më i dobët i vendeve të treta.[25]

StadiumiRedakto

 
Stadiumi i vjetër Qemal Stafa i fotografuar nga Hotel Sheraton.

Në nëntor 2013, FIFA ndaloi Shqipërinë që të përdorte Stadiumin Kombëtar Qemal Stafa pasi nuk i plotësonte kushtet minimale për zhvillimin e një ndeshje.[26] Në fakt, asnjë stadium në Shqipëri nuk i plotëson kriteret e FIFA-s dhe kjo gjë çoi që stadiumi Ruzhi Bizhuta të rikontruktoheshe dhe të përdorej si stadiumi i kombëtares për ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro 2016. Gjithashtu stadiumit i'u ndyshua emri duke u bërë Elbasan Arena.[27] Në janar 2014, u konfirmua zyrtarisht se Ruzhi Bizhuta do të jetë stadiumi i ri i kombëtares.[28]

LojtarëtRedakto

Skuadra aktualeRedakto

Lojtarët e mëposhtëm janë thirrur për ndeshjet e kualifikueseve të UEFA Euro 2020 kundër Turqisë dhe Moldavisë.
Ndeshjet dhe golat janë redaktuar më 11 tetor 2019, pas ndeshjes kundër Turqisë.

Nr. Pozita Lojtari Mosha Ndeshje Gola Klubi
1 GK Etrit Berisha (1989-03-10) 10 Mars 1989 (34 vjeç) 57 0   SPAL
23 GK Thomas Strakosha (1995-03-19) 19 Mars 1995 (28 vjeç) 11 0   Lazio
12 GK Gentian Selmani (1998-03-09) 9 Mars 1998 (25 vjeç) 0 0   Menemenspor

3 DF Ermir Lenjani (1989-08-05) 5 Gusht 1989 (33 vjeç) 32 3   Sion
6 DF Berat Gjimshiti (1993-02-19) 19 Shkurt 1993 (30 vjeç) 26 1   Atalanta
5 DF Frédéric Veseli (1992-11-20) 20 Nëntor 1992 (30 vjeç) 23 0   Empoli
18 DF Ardian Ismajli (1996-09-30) 30 Shtator 1996 (26 vjeç) 9 0   Hajduk Split
17 DF Kastriot Dermaku (1992-01-15) 15 Janar 1992 (31 vjeç) 5 1   Parma
4 DF Hysen Memolla (1992-07-03) 3 Korrik 1992 (30 vjeç) 3 0   KPV
13 DF Enea Mihaj (1998-07-05) 5 Korrik 1998 (24 vjeç) 2 0   PAOK

21 MF Odise Roshi (zëv-kapiten) (1991-05-21) 21 Maj 1991 (32 vjeç) 54 5   Akhmat Grozny
9 MF Ledian Memushaj (Kapiten) (1986-12-07) 7 Dhjetor 1986 (36 vjeç) 38 1   Pescara
22 MF Amir Abrashi (1990-03-27) 27 Mars 1990 (33 vjeç) 34 1   SC Freiburg
2 MF Ylber Ramadani (1996-04-12) 12 Prill 1996 (27 vjeç) 6 1   Vejle
7 MF Keidi Bare (1997-08-28) 28 Gusht 1997 (25 vjeç) 4 0   Málaga
8 MF Klaus Gjasula (1989-12-14) 14 Dhjetor 1989 (33 vjeç) 3 0   SC Paderborn 07
15 MF Kristi Qose (1995-06-10) 10 Qershor 1995 (27 vjeç) 2 0   Ružomberok
14 MF Lorenc Trashi (1992-05-19) 19 Maj 1992 (31 vjeç) 0 0   Partizani Tirana
11 MF Lindon Selahi (1999-02-26) 26 Shkurt 1999 (24 vjeç) 0 0   Twente

19 FW Bekim Balaj (1991-01-11) 11 Janar 1991 (32 vjeç) 35 6   Sturm Graz
16 FW Sokol Cikalleshi (1990-07-27) 27 Korrik 1990 (32 vjeç) 33 5   Akhisar Belediyespor
10 FW Rey Manaj (1997-02-24) 24 Shkurt 1997 (26 vjeç) 10 1   Albacete
20 FW Taulant Seferi (1996-11-15) 15 Nëntor 1996 (26 vjeç) 0 0   Neuchâtel Xamax

StafiRedakto

Stadi momental referuar faqes zyrtare të FSHF-së:[29]

Pozicioni Emti
Trajneri   Christian Panucci
Ndihmësi   Marco Veronese
Ndihmësi   Ervin Bulku
Trajneri i Palestrës   Alberto Belle
Trajneri i Portierëve   Ilir Bozhiqi
Menaxheri   Alban Bushi
Vëzhguesi   Erjon Bogdani
Menaxheri i talentëve   Redi Jupi
Doktori   Arben Celiku

FanellaRedakto

Fanella e kombëtares shqiptare ka qënë zakonisht kuq e zi me disa detaje të ndryshuara përgjatë viteve.

Prodhuesit e fanellaveRedakto

Prodhuesi Periudha
  Puma 2000–2004
  Umbro 2004–2008
  Nike 2008–2010
  Legea 2010–2012
  Adidas 2012–2016
  Macron 2016–

Historia e trajnerëveRedakto

Kjo është një listë e 34 trajnerëve që kanë drejtuar kombëtaren shqiptare që nga viti 1946 (shënim që Bejkush Birçe dhe Agron Sulaj e kanë drejtuar kombëtaren 2 herë).[30]

  1.   Ljubiša Broćić (1946–1947)
  2.   Adem Karapici (1947–1949)
  3.   Sllave Llambi (1949)
  4.   Ludovik Jakova (1949–1950)
  5.   Myslym Alla (1952)
  6.   Vadas Miklós (1953)
  7.   Loro Boriçi (1957–1963)
  8.   Zyber Konçi (1963–65)
  9.   Loro Boriçi (1965–1972)
  10.   Myslym Alla (1972–1973)
  11.   Ilia Shuke (1973)
  12.   Loro Boriçi (1976)
  13.   Zyber Konçi (1980)
  14.   Loro Boriçi (1981)
  15.   Shyqyri Rreli (1982–1985)
  16.   Agron Sulaj (1985–1988)
  17.   Shyqyri Rreli (1988–1989)
  18.   Bejkush Birçe (1990)
  19.   Agron Sulaj (1990–1991)
  20.   Bejkush Birçe (1991–1994)
  21.   Neptun Bajko (1994–1996)
  22.   Astrit Hafizi (1997–1999)
  23.   Medin Zhega (2000–2001)
  24.   Sulejman Demollari (2001–2002)
  25.   Giuseppe Dossena (2002)
  26.   Hans-Peter Briegel (2002–2006)
  27.     Otto Barić (2006–2007)
  28.   Arie Haan (2008–2009)
  29.   Josip Kuže (2009–2011)
  30.     Gianni De Biasi (2011–2017)
  31.   Christian Panucci (2017–2019)
  32.   Ervin Bulku (2019)
  33.   Edoardo Reja (2019–2022)
  34.   Sylvinho (2022-)

LojtarëtRedakto


Lojtarët me më shumë ndeshjeRedakto

# Pozicioni Emri Periudha Ndeshje Gola
1 MB 2003–2016 92 1
2 MF 1998–2011 79 3
3 MF 2001–2011 77 6
4 MF 2000–2011 75 13
5 SM 1996–2013 75 18
6 PT 1990–2004 73 0
MB 2005–2018 73 3
8 SM 2007–2019 70 0
9 MF 1995–2009 68 3
SM 1997–2007 68 10
10 SM 1995–2007 67 14

Golashënuesit më të mirëRedakto

 
Erjon Bogdani është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me kombëtaren shqiptare duke shënuar 18 gola në 74 paraqitje.

Poshtë është lista me 10 lojtarët që kanë shënuar më shumë me kombëtaren shqiptare.[31]

# Pozicioni Emri Periudha Gola Ndeshje
1 SM 1996–2013 18 75
2 SM 1995–2007 14 67
3 MF 2000–2011 13 75
4 SM 2012– 12 35
5 SM 1992–2005 11 63
SM 2006–2015 11 50
7 SM 1987–1996 10 31
SM 1997–2007 10 68
9 MB 2002–2006 8 29
10
SM 2012– 7 35

TrofeRedakto

Shiko gjithashtuRedakto

ReferimeRedakto

  1. ^ "The FIFA/Coca-Cola World Ranking". FIFA. 31 Mars 2022. Marrë më 31 Mars 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= dhe |date= (Ndihmë!)
  2. ^ FIFA World Ranking August 2015
  3. ^ FIFA World Ranking August 1997
  4. ^ "Giovanni Armillotta: Kryeziu, Lushta, Boriçi e Llambi". zemrashqiptare.net. Zemra Shqiptare. 31 mars 2008. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 28 shkurt 2014.
  5. ^ "International football match Albania vs Yugoslavia report" [Ndeshje ndërkombëtare futbollit Shqipëri vs Jugosllavi raporti] (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 15 tetor 2019.
  6. ^ "Ballkaniada 1946, kur Shqipëria u shpall kampione e Ballkanit". Sot.com.al. 9 tetor 2016. Marrë më 15 tetor 2019.
  7. ^ ""Euro 1964" / Greqia refuzoi nga "ligji i luftës", u kualifikua Shqipëria". Ekskluzive.al. 30 tetor 2018. Marrë më 15 tetor 2019.
  8. ^ "Shqipëria në fazën finale? Nuk është hera e parë!". Panorama Sport. 14 tetor 2015. Marrë më 15 tetor 2019.
  9. ^ "Euro 1968/ Kur Kombëtarja e Shqipërisë eliminonte Gjermaninë". Opinion.al. 13 maj 2016. Marrë më 15 tetor 2019.
  10. ^ "1967: Risitë e të vërtetave të Shqipëria-Gjermania 0-0…". Panorama Sport. 19 dhjetor 2017. Marrë më 15 tetor 2019.
  11. ^ "Fitoret më të bujshme të Kombëtares". Konica.al. 14 dhjetor 2018. Marrë më 15 tetor 2019.
  12. ^ "Flying start for Briegel" [Nisje fluturuese për Briegel] (në anglisht). UEFA. 30 mars 2003. Marrë më 5 prill 2016.
  13. ^ Gramoz Palushi (4 shtator 2018). "FOTO+VIDEO/ 4 shtator 2004, kur Shqipëria nënshtronte Greqinë kampione Europe". Panorama Sport. Marrë më 15 tetor 2019.
  14. ^ "Largohet Haan nga kombëtarja". Evropa e Lirë. 16 prill 2009. Marrë më 15 tetor 2019.
  15. ^ Jeton Selimi (25 dhjetor 2007). "Ari Han eshte trajneri i ri". Koha Jonë. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. Marrë më 15 tetor 2019.
  16. ^ "Kroati Josip Kuze trajneri i ri i kombëtares". Lajmi Shqip. 20 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 15 tetor 2019.
  17. ^ "Josip Kuze, kroati i ri që do drejtojë Kombëtaren". Lajme.gen.al. 20 maj 2009. Marrë më 15 tetor 2019.
  18. ^ "Shqiperia shkaterron 6-1 Qipron". Top-Channel.tv. 12 gusht 2009. Marrë më 15 tetor 2019.
  19. ^ "91 miqësoret e Shqipërisë". Gazeta Telegraf. 14 gusht 2013. Marrë më 15 tetor 2019.
  20. ^ "Kush është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare!". Gazeta Panorama. 14 dhjetor 2011. Marrë më 15 tetor 2019.
  21. ^ Besnik Dizdari (4 prill 2016). ""Revolucioni" i Kombëtares, atdhetaria dhe "pseudoatdhetaria"". Panorama Sport. Marrë më 4 prill 2015.
  22. ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
  23. ^ ""Flirtuam" me fitoren, por bashkëkryesojmë me Danimarkën". Albdreams.net. 11 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2016. Marrë më 11 tetor 2014.
  24. ^ "Historike! Shqipëria në Europianin 2016". Gazeta Shqiptare. 11 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2019. Marrë më 15 tetor 2019.
  25. ^ "VIDEO/ Barazimi i Portugalisë eliminon Shqipërinë nga "Euro 2016"". Panorama Sport. 22 qershor 2016. Marrë më 16 tetor 2019.
  26. ^ "UEFA "djeg" edhe "Ruzhdi Bizhutën" e "Niko Dovanën"". Sport.albeu.com. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2014. Marrë më 25 qershor 2014.
  27. ^ "Zbardhet projekti, ja si do jetë "Ruzhdi Bizhuta"". Panorama Sport. Marrë më 25 qershor 2014.
  28. ^ ""Euro 2016", Kombëtarja luan në "Ruzhdi Bizhuta"". Koha.net. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2014. Marrë më 25 qershor 2014.
  29. ^ FSHF. "The Team". Federata Shqiptare e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2013. Marrë më 6 mars 2013.
  30. ^ Albania national team managers (Trajnerët e Kombëtares shqiptare)
  31. ^ "Goalscoring for Albania National Team" [Golashënuesit për ekipin kombëtar shqiptar] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 28 shkurt 2014.
  32. ^ "Rothmans Tournament 2000 match reports" [Raportet e ndeshjeve të Turnamentit Rothmans 2000] (në anglisht). EU-football.info. Marrë më 18 tetor 2014.

Lidhje të jashtmeRedakto