Hape menynë kryesore

Stadiumi kombëtar Qemal Stafa ishte një strukturë sportive në Tiranë dhe stadiumi kombëtar i Shqipërisë. Ndërtimi i stadiumit filloi në vitin 1939. Pas një ndërprerje 3-vjeçare (më 1943), impianti përfundoi në vitin 1946. Me emrin "Qemal Stafa", stadiumi u inaugurua në vitin 1946 me ndeshjet e Kupës së Ballkanit e cila u fitua nga Kombëtarja shqiptare e futbollit. Kapaciteti ishte 19 700 vende.

Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa"
QemalStafaStadiumTirana.JPG
pamje e Stadumit "Qemal Stafa"
Vendndodhja Flag of Albania.svg Tiranë, Shqipëri
Pronari Federata Shqiptare e Futbollit
Operatori Federata Shqiptare e Futbollit
Kapaciteti 19,700 [1]
Ndërtimi
Gurthemeli gusht 1939
Hapur 7 tetor 1946
Çmimi i ndërtimit 2016 (60.000.000€)
Përdoruesit
Kombëtarja shqiptare e futbollit
KF Tirana
KS Dinamo Tirana
FK Partizani

Stadiumi u shkatërrua në vitin 2016 për të ndërdtuar stadiumin e ri Arena Kombëtare që u hap në nëntor të vitit 2019.

Stadiumi i RiRedakto

Qeveria e Republikes së Shqipërise ka vendosur ne mbledhjen e saj te fundit qe te krijoje nje shoqeri aksionere me Federaten Shqiptare te Futbollit per ndertimin e stadiumit te ri kombetar. Raportet do te jene 75% per FSHF dhe 25% per shtetin Shqiptar.

Investimi arrin shifrat 50 milione euro te cilat do te vijne nga UEFA dhe Qeveria Shqiptare. 10 milione euro jane gati per te filluar punimet rreth kesaj vepre madheshtore. Mendohet qe pas takimit te fundit per eleminatoret e EURO 2016 midis Shqipërisë dhe Armenisë në janar të 2016 të startojë me prishjen e stadiumit kombëtar aktual.

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka sqaruar gjithcka rreth ketij projekti historik ne nje konference shtypi perballe gazetareve duke nenvizuar dhe menyren e investimit.[2]

Pas punimeve do të ketë vënd për 22,500 spektatorë.[3]

GaleriaRedakto

BurimetRedakto

  1. ^ http://www.uefa.com/MultimediaFiles/Download/FirstDiv/uefaorg/Publications/01/67/03/93/1670393_DOWNLOAD.pdf
  2. ^ "Artikulli në faqen zyrtare e FSHF-së". Arkivuar nga origjinali origjinali më 7 shkurt 2011. Marrë më 27 mars 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Prezantimi i Projektit - Shiko faqen 56" (PDF). Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 26 korrik 2011. Marrë më 27 mars 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edheRedakto