Berat Ridvan Gjimshiti (lindur më 19 shkurt 1993) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin italian Atalanta dhe kombëtaren shqiptare.

Berat Gjimshiti

Djimsiti me Atalantën në 2016
Të dhënat vetjake
Emri i plotëBerat Ridvan Gjimshiti
Datëlindja19 shkurt 1993 (31 vjeç)
VendlindjaZyrih, Zvicër
Gjatësia1.91 m (6 ft 3 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Atalanta
Numri19
Karriera me të rinjtë
0–2007Zürich-Affoltern
2007–2012Zürich
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2012Zürich II46(6)
2011–2016Zürich110(5)
2016–Atalanta49(2)
2016–2017Avellino (huazim)35(0)
2017–2018Benevento (huazim)30(0)
Karriera ndërkombëtare
2011Zvicra U183(0)
2011–2012Zvicra U199(0)
2013–2014Zvicra U215(0)
2015–Shqipëria29(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 mars 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 nëntor 2019

Karriera me klube

Redakto

Vitet e hershme

Redakto

Gjimshiti ka lindur në Zyrih të Zvicrës nga një familje etnike shqiptare nga fshati Tërnoci i madh i Luginës Presheves dhe Bujanocit. Ai filloi karrierën futbollistike me Zürich-Affoltern ku qëndroi deri në vitin 2007. Pas kësaj, në moshën 14 vjeçare, transferohet në akademinë e klubit elitar Zürich.

Zürich

Redakto

Gjimshiti u thirr në skuadrën e parë të Zürich gjatë sezonit 2011–12, ku ai ishte pjesë e fitores 2–1 të arritur kundër Young Boys më 19 prill 2011.[1] Ai gjithashtu ishte pjesë e ekipit në ndeshjen kundër gjigandëve gjerman të Bayern München në ndeshjen play-off të Ligës së Kampioneve më 17 gusht 2011.[2] Gjimshiti debutoi si profesionist më vonë më 3 mars 2012 duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 84të të humbjes 0–1 kundër Sion.[3] Goli i parë i tij si lojtar i Zürich erdhi më 20 maj, ku ai shënoi golin e vetëm të takimit kundër Grasshopper.[4]

Gjimshiti u bë titullar në ekip gjatë sezonit 2012–13, ku regjistroi 39 paraqitje në kampionat dhe kupë.[5]

Atalanta

Redakto

Më 16 janar 2016, Gjimshiti firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin italian të Serie A Atalanta, dhe mori numrin bosh 55 për pjesën e dytë të sezonit 2015–16.[6] Pas disa muajsh në stol, Gjimshiti debutoi me ekipin e ri më 3 maj 2016 në humbjen 2–1 ndaj Napolit,[7] dhe pas kësaj, me Atalantën që kishte arritur objektivin sezonal, luajti edhe në ndeshjet e mbetura në kampionat.

Huazimi tek Avellino

Redakto

Më 31 gusht 2016, para fillimit të sezonit të ri, Gjimshiti u huazua për një sezon tek klubi i Serie B Avellino për të luajtur rregullisht.[8] Gjatë sezonit 2016–17, ai luajti 35 ndeshje duke mos shënuar asnjë gol.

Huazimi tek Benevento

Redakto

Më 8 korrik 2017, Gjimshiti u huazua tek klubi i sapongjitur në Serie A Benevento deri në fund të sezonit 2017–18.[9] Klubi gjithashtu kishte mundësinë e blerjes përfundimtare.[9]

Sezoni 2018–19

Redakto

Gjimshiti u rikthye tek Atalanta para fillimit të sezonit 2018–19,[10] duke luajtur ndeshjen e parë të sezonit më 20 gusht në fitoren 4–0 ndaj Frosinones.[11] Ai shënoi golin e parë për klubin më 11 nëntor, duke shënuar me kokë në fitoren 4–1 në shtëpi ndaj Interit, duke i shkaktuar këtyre të fundit humbjen e parë në kampionat pas gjashtë fitoresh rresht.[12]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Zvicra

Redakto

Gjimshiti filloi karrierën e tij ndërkombëtare me ekipet e moshave të Zvicrës, duke debutuar me nën-18 më 5 prill 2011 në një ndeshej miqësore dhe pas asajt luajti edhe dy herë të tjera.

Ai më pas u ftua nga Zvicra U19 për të luajtur në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-19 2011, duke debutuar më 5 qershor kundër Malit të Zi, me ndeshjen që u mbyll n barazimin 2–2.[13] Gjimshiti gjithashtu luajti edhe në turnamentin e rradhës, duke zhvilluar gjashtë paraqitje në 2012 UEFA Kampionatin Evropian U–19 të Futbollit.

Pas paraqitjeve të tij pozitive me ekipin u19, ai kaloi tek Zvicra U21, ku luajti në dy Kampionate Evropiane rresht. Në edicionin e vitit 2013, ai nuk luajti asnjë ndeshje por qëndroi në stol në katër raste, kurse në edicionin e vitit 2015 luajti dy nga gjashtë ndeshjet që skuadra luajti.[14]

Shqipëria

Redakto

Në shtator 2014, mediat zvicerane raportuan se së shpejti Gjimshiti do të thirrej nga Shqipëria.[15] Lajmi u konfirmua edhe nga vetë lojtari, i cili shpjegoi se ishte kontaktuar nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi.[16] Po në këtë muaj, ai refuzoi edhe përfaqsuesen kosovare duke i bërë të ditur se donte të luante vetëm për Shqipërinë.[17] Më 20 shtator, ai filloi proceduar për të marrë pasaportën shqiptare,[18] të cilën e tërhoqi më 15 korrik 2015 nga presidenti i vendit, Bujar Nishani, sëbashku me dy binjakët e tjerë nga Zvicra, Albian Ajeti dhe Adonis Ajeti. Në korrik 2015, Gjimshiti përfundishimt konfirmoi vendimin e tij për të luajtur me Shqipërinë.[19] Më 27 gusht 2015, ai mori lejen nga FIFA për të luajtur në ndeshjen zyrtare, duke u bërë i disponueshëm për Kualifikueset e UEFA Euro 2016.[20]

Gjimshiti mori thirrjen e parë në kombëtare në shtator 2015 për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2016 kundër Portugalisë dhe Danimarkës.[21] Ai nuk luajti në ndeshjen e parë kundër Portugalisë, por bëri debutimin në ndeshjen tjetër jashtë kundër Danimarkës; ai luajti si mbrojtës i djathtë për shkak të mungesës së Elseid Hysajt dhe zhvilloi një paraqitje pozitive duke ndihmuar skuadrën të merrte një barazim pa gola.[22] Gjimshiti gjithashtu u thirr edhe për dy ndeshjet mbyllëëse kundër Serbisë dhe Armenisë;[23] Ai luajti në të dyja ndeshjet si qëndër-mbrojtës përkrah kapitenit Lorik Cana, dhe shënoi golin e parë me kombëtaren në ndeshjen e dytë në fitoren 3–0 kundër Armenisë ku ai shënoi me kokë pas krosimit të Ledian Memushajt. Kjo fitore i dha Shqipërisë vendin e dytë në Grupin I, duke siguruar për herë të parë një vend në një turnament madhor.[24]

Më 21 maj 2016, ai ishte në listën paraprake të UEFA Euro 2016,[25] por u la jashtë në listën përfundimtare dhjetë ditë më vonë.[26]

Jeta personale

Redakto

Që nga viti 2012 Gjimshiti është në një marrëdhënje me modelen malazeze Alisa Menković.[27]

Statistikat e karrierës

Redakto

Përditësuar më 11 nëntor 2018[14]

Paraqitjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompedicionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër Total
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Zürich U21 2009–10 Swiss Promotion League 3 0 3 0
2010–11 27 5 27 5
2011–12 16 1 16 1
Gjithsej 46 6 46 6
Zürich 2010–11 Superliga Zvicerane 1 0 1 0
2011–12 2 1 0 0 2 1
2012–13 34 0 5 0 39 0
2013–14 26 1 3 0 2 0 31 1
2014–15 33 2 3 0 7 1 43 3
2015–16 15 1 3 0 2 0 20 1
Gjithsej 111 5 14 0 11 1 136 6
Atalanta 2015–16 Serie A 3 0 3 0
2018–19 4 1 0 0 1 0 5 1
Gjithsej 7 1 0 0 1 0 8 1
Avellino (huazim) 2016–17 Serie B 35 0 0 0 35 0
Benevento (huazim) 2017–18 Serie A 30 0 0 0 30 0
Gjithsej karriera 228 11 14 0 12 1 254 12

Ndërkombëtare

Redakto

Përditësuar më 14 tetor 2018[28]

Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2015 6 1
2016 6 0
2017 2 0
2018 6 0
Gjithsej 20 1

Golat ndërkombëtarë

Redakto

Përditësuar më 11 tetor 2015 Rezultatet e Shqipërisë të renditura në fillimit, rezultati tregon rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Gjimshiti.[28]

Golat ndërkombëtarë sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, shënimit, rezultatit dhe kompedicionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 11 tetor 2015 Stadiumi Republikan Vazgen Sargsyan, Jerevani, Armenia 4   Armenia 2–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2016

Zürich[14]

Referime

Redakto
  1. ^ "Zürich vs. Young Boys 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 19 prill 2011. Marrë më 13 tetor 2018.
  2. ^ "Bayern München vs. Zürich 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 19 gusht 2011. Marrë më 23 janar 2018.
  3. ^ "Zürich vs. Sion 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 3 mars 2012. Marrë më 17 gusht 2018.
  4. ^ "Grasshopper vs. Zürich 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 20 maj 2012. Marrë më 12 prill 2018.
  5. ^ "Football : Berat Djimsiti" (në anglisht). Football Database. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  6. ^ "Berat Gjimshiti firmos me Atalantën deri në vitin 2019". Illyria press. 16 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 16 janar 2016.
  7. ^ "Berat Xhimshiti debuton ne Seria A". AlbaniaSoccer. 3 maj 2016. Marrë më 3 maj 2016.
  8. ^ Alfred Lleshi (31 gusht 2016). "Djimsiti huazohet tek Avellino, ja dy skuadrat që refuzoi". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2016. Marrë më 3 shtator 2016.
  9. ^ a b "Zyrtare/ Gjimshiti transferohet te Benevento". Sport Ekspres. 8 korrik 2017. Marrë më 5 dhjetor 2017.
  10. ^ "Gjimshiti në rrugën e duhur, Atalanta gati t'i rinovojë kontratën". Panorama Sport. 10 shtator 2018. Marrë më 13 tetor 2018.
  11. ^ "Atalanta vs. Frosinone 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 20 gusht 2018. Marrë më 13 shtator 2018.
  12. ^ "Shënon Gjimshiti, pëson Berisha. Atalanta shkatërron 4-1 Interin". Top-Channel.tv. 10 tetor 2018. Marrë më 13 tetor 2018.
  13. ^ "Montenegro U19 vs. Switzerland U19 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 5 qershor 2011. Marrë më 2 shkurt 2015.
  14. ^ a b c "Berat Djimsiti" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 7 shkurt 2013.
  15. ^ "Bald besser als unsere Nati?" (në gjermanisht). Blick. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2017. Marrë më 30 maj 2017.
  16. ^ "De Biazi fton Berat Xhimshitin në Kombëtare". Panorama Sport. 12 shtator 2014. Marrë më 12 prill 2017.
  17. ^ "Berat Xhimshiti te Shqipëria, konfirmimi nga Kosova". Albeu.com. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2015. Marrë më 3 korrik 2015.
  18. ^ "B.Xhimshiti kuqezi, nisin dhe procedurat". Panorama Sport. 20 shtator 2014. Marrë më 12 prill 2017.
  19. ^ "Xhimshiti sqaron zvicerianët: Ja pse zgjodha Shqipërinë!". Panorama Sport. 27 korrik 2015. Marrë më 12 gusht 2017.
  20. ^ "Xhimshiti, Ajeti e Aliji marrin lejen e FIFA-s". Panorama Sport. 27 gusht 2015. Marrë më 12 gusht 2017.
  21. ^ "De Biazi flet për ndeshjen me Portugalinë". Federata Shqiptare e Futbollit. 30 gusht 2014. Marrë më 1 shtator 2014.
  22. ^ "Denmark vs. Albania 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 4 shtator 2015. Marrë më 4 shtator 2015.
  23. ^ "De Biasi publikon listën e lojtarëve kundër Serbisë e Armenisë". minuta90.com. 3 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2017. Marrë më 14 maj 2018.
  24. ^ "HISTORIKE! Shqipëria në EURO 2016 fitojmë 0-3 në Armeni". Top-Channel.tv. 11 tetor 2015. Marrë më 14 maj 2018.
  25. ^ Fatjon Pandovski (21 maj 2016). "De Biasi leaves out Albanian top scorer Salihi" [De Biasi lë jashtë shënuesin më të mirë shqiptar Salihi] (në anglisht). UEFA. Marrë më 30 maj 2016.
  26. ^ "De Biasi shpall listën zyrtare të Euro 2016". Federata Shqiptare e Futbollit. 31 maj 2016. Marrë më 31 maj 2016.
  27. ^ "E dashura serbe e futbollistit shqiptar (Foto)". Telegrafi. 5 shtator 2015. Marrë më 3 shtator 2017.
  28. ^ a b Berat Djimsiti - national football team player EU-football.info

Lidhje të jashme

Redakto