Zyrihu
Zyrihu ose Cyrihu (gjer: Zürich) është qyteti më i madh i Zvicrës dhe kryeqytet i kantonit të Zyrihut. Ndodhet në Zvicrën veri-qendrore,[1] në brigjet e liqenit të Zyrihut. Ai numëron rreth 434,335 banorë sipas censusit të vitit 2020 ndërkohë metropoli i Zyrihut numëron rreth 1.83 milionë banorë. Zyrihu është një qendër për hekurudhat, rrugët dhe trafikun ajror. Aeroporti i Zyrihut dhe stacioni kryesor hekurudhor i Zyrihut janë më të mëdhenjtë dhe më të ngarkuarit në vend.
Zyrihu
Zürich | |
---|---|
Nga lart poshtë: Pamje mbi Zyrih nga Grossmünster, Shtëpia e Operas, Prime Tower gjatë natës, ndërtesa kryesore ETH dhe kisha Fraumünster në qytezën e vjetër. | |
Koordinatat: 47°22′28″N 08°32′28″E / 47.37444°N 8.54111°ECoordinates: 47°22′28″N 08°32′28″E / 47.37444°N 8.54111°E | |
Vendi | ![]() |
Kantoni | Zürich |
Rrethi | Zürich |
Qeveria | |
• Kryetari | Corine Mauch (SPS/PPS) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 87,88 km2 (33,93 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 408 m (1.339 ft) |
Popullsia (31 dhjetor 2018) | |
• Gjithsej | 415.215 |
• Dendësia | 4.700/km2 (12.000/sq mi) |
Zona kohore | UTC+01:00 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+02:00 (CEST) |
Kodi postar | 8000–8099 |
Rrethohet nga | Adliswil, Dübendorf, Fällanden, Kilchberg, Maur, Oberengstringen, Opfikon, Regensdorf, Rümlang, Schlieren, Stallikon, Uitikon, Urdorf, Wallisellen, Zollikon |
Faqja zyrtare | www |
I vendosur përgjithmonë për mbi 2000 vjet, Zyrihu u themelua nga romakët, të cilët e quajtën Turicum. Megjithatë, vendbanimet e hershme janë gjetur që datojnë më shumë se 6400 vjet më parë (edhe pse kjo tregon vetëm praninë njerëzore në zonë dhe jo praninë e një qyteti kaq të hershëm).[2]
Gjuha zyrtare e Zyrihut është gjermanishtja, por gjuha kryesore e folur është gjermanishtja e Zyrihut, varianti vendor i dialektit gjerman zviceran aleman.
Shumë muze dhe galeri arti mund të gjenden në qytet, duke përfshirë Muzeun Kombëtar Zviceran dhe Kunsthaus. Schauspielhaus Zürich konsiderohet të jetë një nga teatrot më të rëndësishëm në botën gjermanishtfolëse.[3]
Zyrihu është shtëpia e shumë institucioneve financiare dhe kompanive bankare.
GjeografiaRedakto
Qyteti ndodhet në vendin ku lumi Limmat buron nga Liqeni i Zyrihut. Qyteti është I rrethuar me kodra të mbuluara më pyje siq janë: Gubrist, Hönggerberg, Käferberg, Zürichberg, Adlisberg dhe Öttlisberg. Qendra e qytetit është Lindenhof, një bregore në në anën perëndimore të bregut të lumit Limmat, përafërsisht 700 m në veritë vendit nga burimi I lumit Limmat. Sot qyteti është rritë jasht kufijve natyroro-hidrografik kah verilindja.
HistoriaRedakto
EkonomiaRedakto
Në vitin 2017, Indexi i Qendrave Botërore Financiare e renditi Zyrihun në vendin e 11-të në botë për nga konkuruese ekonomike dhe në vend të 2-të në Europë pas Londrës. Sektori më i rëndësishëm i ekonomisë së Zyrihut është ai i shërbimeve, i cili punëson pothuaj 4 në 5 punëtorë. Të tjera industri të rëndësishme janë industria e lehtë, makineritë, industria tekstile dhe turizmi. I ndodhur në Zyrih, Bursa Zvicerane u themelua në 1877 dhe tashmë është bursa e katërt më e njohur në botë.
Arsimi dhe kulturaRedakto
Rreth 70 mijë studentë studiojnë në 20 universitetet, kolegjet dhe institucionet e arsimit të lartë në Zyrih (shifra të vitit 2019).
SportiRedakto
NgjarjetRedakto
TransportiRedakto
TurizmiRedakto
Qyteti ka shumë muze dhe galeri arti duke përfshirë: Muzeun Kombëtar Zvicerian dhe Kunsthaus. Schauspielhaus Zurich konsiderohet si një nga teatrot më të rëndësishëm në botën gjermanishtfolëse.
Lidhje të jashtmeRedakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Zvicrës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- ^ "Zürich entry at the Swiss Tourist Board" (në anglisht). Myswitzerland.com. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2010. Marrë më 3 korrik 2010.
- ^ Primas, Margarita (dhjetor 1981). "Urgeschichte des Zürichseegebietes im Überblick: Von der Steinzeit bis zur Früheisenzeit". Helvetia Archaeologica 45/48 (në gjermanisht): 5–18, 5f.
- ^ Zürich Culture Arkivuar 7 gusht 2010 tek Wayback Machine worldtravelguide.net.