Komunat (gjermanisht: Gemeinden / frëngjisht: communes / italisht: comuni), janë ndarja më e vogël qeverisëse në Zvicër, që gjithsej janë 2,596 (deri në shkurt të vitit 2010) [1]. Ndërkohë që shumë prej tyre kanë një popullsi prej disa qindra banorë, qytetet më të mëdha të tilla si Cyrihu ose Gjeneva gjithashtu kanë statusin ligjor të komunave. Zona e komunave ndryshon ndërmjet 0.28 km² (Ponte Tresa, Ticino) dhe 430 km² (Glarus Süd, Glarus).
Në hartën e Zvicrës janë paraqitur ndarjet sipas
kantoneve,
qarqeve dhe komunave (2015).
Çdo kanton i përcakton përgjegjësitë e komunave që janë pjesë e saj. Këto mund të perfshijnë ofrimin e shërbimeve të qeverisjes lokale të tilla si arsimi, shërbimet mjekësore dhe sociale, transportin publik, dhe mbledhja e taksave. Shkalla e centralizimit ndryshon nga një kanton në tjetrin.
Popullsia |
Nr. i komunave në vitin 2004 (%)[2] |
>20,000 |
30 (1.1%)
|
10,000–19,999 |
89 (3.2%)
|
5000–9999 |
180 (6.6%)
|
1000–4999 |
1025 (37.4%)
|
500–999 |
555 (20.3%)
|
<500 |
861 (31.4%)
|
Total |
2740 (100%)
|