Gherardo Bosio (Firence, 19 mars 1903 – Firence, 16 prill 1941) ishte një arkitekt, inxhinier dhe urbanist Italian, i famshëm sidomos për punën e tij në ndërtimin e godinave publike në stil Racionalist dhe planifikimin e qendrës së Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.[1]

Portret i arkitektit Italian, Gherardo Bosio

Biografia

Redakto

Bosio mbaroi studimet për Inxhinieri në Romë në vitin 1926 dhe më pas u diplomua për Arkitekturë pranë Shkollës së Arkitekturës së Universitetit të Firences në 1931.

Pas pushtimit së Afrikës Veri-Lindore nga Italia Fashiste në vitin 1936, Bosio u dërgua nga autoritetet Italiane në Etiopi, ku përgatit planet urbane për qytetet Etiopiane, Gondar dhe Dessie.

Gherardo Bosio vdiq nga kanceri në moshën 38 vjeçare, më 16 prill 1941, në vilën e tij në Montefonti të Firences.

 
Sheshi "Nënë Tereza", ndërtuar nga Bosio në stil Racionalist
 
Kryeministria, ndërtuar nga Bosio në stil Racionalist

Përmbledhje e veprave

Redakto
  • Renovim dhe zgjerim i Vila Acton, Firence, 1927-29
  • Projekt për konkursin e ndërtimit të Farit në përkujtim të Cristoforo Colombos, Santo Domingo, 1928-29
  • Restaurim, zgjerim dhe mobilim i Casa Uzielli, Firence, 1929-32
  • Kishëza e "Sisters of the Blue" në Via Cherubini, Firence, 1930-31
  • Mobilim i Casa Maraini, Firence, 1932
  • Projekt për Azil të Moshuarish në Viale dei Colli, Firence, 1932
  • Mobilim i Casa Traballesi, Firence, 1933
  • Villa Ginori Conti, Cerreto di Pomarance, 1934
  • Shtëpia e Golfit Ugolino, Impruneta, 1934 (në bashkëpunim me Pierluigi Nervi)
  • Mobilim i Institutit Italian të Kulturës, Budapest, 1935
  • Restaurimi dhe mobilimin i zyrave të kompanisë Monsavano, Pontassieve, 1935
  • Restaurim dhe mobilim i Vila Pandolfini, Tizzano San Polo, 1935
  • Mobilimin i Ministrinë së Punëve të Jashtme, Romë, 1935-37
  • Mobilim për Casa Della Gherardesca, Firence, 1936
  • Projekti urban për qytetin Gondar, Etiopi, 1936
  • Projekti urban për qytetin Dessie, Etiopi, 1936
  • Projekti urban për Tiranën, Shqipëri, 1939
  • Sheshi Nënë Tereza, Tiranë, Shqipëri, 1939-41 
  • Grand Hotel Dajti, Tiranë, Shqipëri, 1939-41
  • Korpusi Universitar, Tiranë, Shqipëri, 1939-41
  • Kryeministria, Tiranë, Shqipëri, 1939-41
  • Pallati Presidencial, Tiranë, Shqipëri, 1939-41

Bibliografia

Redakto
  • G. Bosio, Future città dell'Impero , in "Architettura", XVI, July 1937, pp. 417–432 
  • TO. Maraini, Gherardo Bosio e la sua opera , in "Illustrazione Toscana e dell'Etruria", 9, September 1941, pp. 18–21 
  • G. Bridges, Ricordo di Gherardo Bosio , in "Stile", July 1941, pp 14–19 
  • G. Carapelli, Gli operatori, in Edilizia in Toscana fra le due guerre , Edifir, Florence 1994, pp 214–215 
  • Gherardo Bosio architetto fiorentino 1903-1941 , edited by C. Cresti, Pontecorboli, Florence 1996 
  • P. Malentacchi, Scheda su Gherardo Bosio in Guida agli archivi di architetti e ingegneri del Novecento in Toscana , edited by E. Insabato, C. Ghelli, pp. 77–83 
  • R. Renzi, Gherardo Bosio. Le Ville , Alinea, Florence 2010

References

Redakto