Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti Politeknik i Tiranës është një ndër universitetet që ofrojnë arsim të lartë në Shqipëri, dhe ndër të paktit që ofrojnë degë inxhinierike. Selia e tij ose "korpusi" ndodhet në Tiranë.
Lloji | Publik. Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë |
---|---|
Themelimi | 1951 |
Ndihma | Financohet nga Qeveria Shqiptare |
Rektori | Prof. Dr. Andrea Maliqari[1] |
Stafi akademik | 280, 1/3 femra |
Studentë | 10,000 |
Location | , |
Kampusi | urban, i shpërndarë |
Faqja zyrtare | www.upt.al |
Historiku
RedaktoUniversiteti Politeknik i Tiranës është trashëguar nga Instituti Politeknik, i themeluar në vitin 1951. Më vonë, në vitin 1957, të gjitha fakultetet e vendosura në Institutin Politeknik u konvertuan në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1991 Universiteti Politeknik i Tiranës u nda nga Universiteti i Tiranës, në bazë të legjislacionit përkatës, dhe që atëherë e deri tani ai mban statusin e institucionit të pavarur. Ai ka shtatë fakultete dhe një institut. Fakultetet dhe institutet janë të shpërndara ne godina të ndryshme në qytetin e Tiranes.
Fakultetet
RedaktoInstitutet
RedaktoOrganizimi Akademik
RedaktoUniversiteti Politeknik i Tiranës zbaton programin e kartës së Bolonjës (3+2). Pas tre viteve të para të studimit, merret një certifikatë. Në qoftë se mesatarja e notave është mbi 7.5, atëherë studenti fiton të drejtën të vazhdojë ciklin 2 vjeçar të quajtur Master. Cikli 5 vjeçar u siguron studentëve mundësi më të mëdha punësimi në çdo fushë.
Referime
Redakto- ^ Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës (Faqe zyrtare), Vizituar më 18.10.2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Universiteti Politeknik i Tiranës - Universiteti Politeknik i Tiranës
- Fakulteti i inxhinierisë mekanike - Fakulteti i inxhinierisë mekanike
- Fakulteti i Teknologjisë Informacionit - Fakulteti i Teknologjisë Informacionit
- Fakulteti i inxhinierisë së ndërtimit - Fakulteti i inxhinierisë së ndërtimit
- Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike - Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
- Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare - Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare në Fakultetin e gjeologjisë dhe minierave
- Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë - Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë në Fakultetin e inxhinierisë elektrike
- Instituti i Gjeoshkencave,Energjisë, Ujit dhe Mjedisit