Mirlind Daku
Mirlind Daku (lindur më 1 janar 1998) është një futbollist profesionist kosovar që luan si një sulmues për Ballkanin, huazuar nga Osijek II.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Mirlind Daku | ||
Datëlindja | 1 janar 1998 | ||
Vendlindja | Gjilan, IR e Jugosllavisë | ||
Gjatësia | 1.92 m (6 ft 4 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Skuadra aktuale | Ballkani (huazuar nga Osijek II) | ||
Numri | 24 | ||
Karriera rinore | |||
–2017 | Hajvalia | ||
Senior career* | |||
Vitet | Skuadra | Paraqitjet | (Golat) |
2017 | Hajvalia | 14 | (1) |
2017–2018 | Llapi | 44 | (23) |
2018– | Osijek II | 15 | (2) |
2019–2020 | → Kukësi (huazuar) | 13 | (1) |
2020– | → Ballkani (huazuar) | 6 | (3) |
Kombëtarja‡ | |||
2017– | Kosova nën-21 | 10 | (2) |
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 4 korrik 2020 ‡ National team caps and goals correct as of 15 nëntor 2019 |
Karriera në klubRedakto
LlapiRedakto
Më 24 janar 2017, Daku iu bashkua Superligës së Futbollit të Kosovës me klubin Llapi, me një kontratë pesë-vjeçare.[1] Më 18 shkurt 2017, ai bëri debutimin e tij me Llapin në raundin e pestë të Kupës së Kosovës 2016–17 kundër Feronikelit, pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 95-të në vend të Berat Hysenit dhe shënoi golin e dytë të skuadrës së tij gjatë një fitoreje 2–4 pas penalltive.[2]
OsijekRedakto
Më 20 korrik 2018, Daku u bashkua me skuadrën kroate të Ligës së Dytë të Futbollit, Osijek II,[3] me një kontratë katër vjeçare.[4] Më 25 gusht 2018, ai bëri debutimin e tij në barazimin 2–2 kundër Šibenik pasi u emërua në formacionin e parë.
Huazuar në KukësiRedakto
Më 24 korrik 2019, Daku iu bashkua Superligës Shqiptare me klubin Kukësi, në një huazim sezoni.[5] Më 18 gusht 2019, ai bëri debutimin e tij me Kukësin në Superkupën Shqiptare 2019 kundër Partizani Tiranës, pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 66-të në vend të Vasil Shkurtajt.[6]
Huazuar në BallkaniRedakto
Më 11 janar 2020, Daku iu bashkua Superligës së Futbollit të Kosovës me klubin Ballkani, me një huazim prej gjashtë muajsh.[7] Më 29 shkurt 2020, ai bëri debutimin e tij në barazim 0-0 kundër Prishtinës pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 59-të në vend të Artur Maganit.[8]
Karriera ndërkombëtareRedakto
Nën-21 vjeçRedakto
Më 21 mars 2017, Daku pranoi një thirrje nga Kosova nën-21 për një ndeshje kualifikimi të Kampionatit Evropian nën 21-vjeç të UEFA-s kundër Republikës së Irlandës nën-21.[9] Më 9 nëntor 2017, ai bëri debutimin e tij me Kosovën nën-21 në ndeshjen kundër Izraelit nën-21, pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 54-t në vend të Ardit Gashit.
SeniorRedakto
Më 22 janar 2018, Daku pranoi thirrjen e tij të parë nga Kosova në një ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit.[10] Ndeshja megjithatë u anulua dy ditë më vonë, gjë që e ka zgjatur debutimin e tij.[11]
ReferimeRedakto
- ^ "Zyrtare: Llapi transferon tre futbollistë (Foto)". Telegrafi.com. 31 janar 2017.
Skuadra nga Podujeva ka afruar një qendërsulmues dhe dy mesfushor me tipare sulmuese si Mirlind Daku qe vjen nga Hajvalia, Qëndrim Dautaj nga Gjilani dhe Alban Mavriqi nga Drita e Gjilanit
- ^ "Penalltitë vendosin, Llapi në çerekfinale!". TopSporti. 18 shkurt 2017.
Në kohën shtesë, përsëri të parët në epërsi kaluan llapjanët me golin e Mirlind Dakut, i cili me dinakëri e shfrytëzoi gabimin e Ardian Limanit në mbrojtjen vendase
- ^ "Daku prezantohet te Osijeku: Hap i madh për mua". Telegrafi.com. 20 korrik 2018.
- ^ "Zyrtare: Daku transferohet te Osijek, nënshkruan kontratë afatgjate". Futbolli Kosovar. 19 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2018.
20-vjeçari ka arritur marrëveshje me skuadrën e Osijekut dhe ka nënshkruar për 4 vite me skuadrën kroate, ka konfirmuar për Sportin në KTV, drejtori për transferime të jashtme në skuadrën e Llapit, Afrim Ajeti
- ^ "Njoftim i Klubit/Futbollisti i përfaqësueses U-21 së Kosovës huazohet te Kukësi!". FK Kukësi. 24 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2020. Marrë më 25 gusht 2020.
- ^ "Super Brajan Braun, Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë". BalkanWeb. 18 gusht 2019.
- ^ "Ballkani kryen goditjen e madhe, zyrtarizon sulmuesin Mirlind Daku". Telegrafi.com. 11 janar 2020.
- ^ "Futbollisti i Kombëtares së Kosovës debuton në takimin, Prishtina – Ballkani". Gazeta inFokus. 29 shkurt 2020.
Në minutën e 59' në lojë për Ballkanin ka hyrë sulmuesi i Kombëtares së Kosovës U-21, Mirlind Daku. Daku ka hyrë në vend të Artur Maganit dhe ka bërë debutimin me fanellën e Ballkanit
- ^ "Lista e futbollistëve të Përfaqësueses U21". Football Federation of Kosovo. 21 mars 2017.
- ^ "Lajmi i fundit: Lista e Kosovës kundër Azerbajxhanit". Korneri. 22 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 22 janar 2018.
- ^ "Friendly match canceled" (në anglisht). Association of Football Federations of Azerbaijan. 25 janar 2018.
According to the results of the UEFA Nations League’s draws held in Lausanne, Switzerland today, it was defined that Azerbaijan and Kosovo national teams will compete in the same group. Thereby the match planned to be held between these teams in Antalya, Turkey on February 2 was canceled. The both football federations’ officials met after the draw ceremony and reached a mutual agreement in this regard
Lidhje të jashtmeRedakto
- Mirlind Daku në Soccerway