Kristjan Asllani (lindur më 9 mars 2002) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren shqiptare.

Kristjan Asllani
Të dhënat vetjake
Datëlindja (2002-03-09) 9 mars 2002 (22 vjeç)
VendlindjaElbasan, Shqipëri
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)[1]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri21
Karriera me të rinjtë
2012–2021Empoli
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2021–2023Empoli23(1)
2022–2023Internazionale (huazim)20(0)
2023–Internazionale11(0)
Karriera ndërkombëtare
2021–2022Shqipëria U215(0)
2022–Shqipëria16(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 13 janar 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20 nëntor 2023

Karriera me klube Redakto

Asllani bëri debutimin e tij si profesionist me Empolin më 13 janar 2021 në një ndeshje të kupës kundër Napolit.[2]

Më 29 qershor 2022, Asllani u transferua te Interi për 14 milion €.[3] Transferimi përfshinte fillimisht një huazim një-vjeçar me detyrim blerje në përfundim tē sezonit. Ai u bë shqiptari i dytë që luan për Interit pas shokut të kombëtares Rey Manaj.[4]

Më 18 janar 2023, Asllani fitoi trofeun e parë me Interin, Superkupën e Italisë, duke u aktivizuar në minutën e 84të të fitores 3–0 kundër MilanitRiad.[5][6]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Në qershor 2021, Asllani u thirr për herë të parë në kombëtaren nën-21, ku ai bëri debutimin e tij në një ndeshje kundër Belgjikës.

Jeta personale Redakto

Asllani lindi në Elbasan nga prindër shqiptar, të cilët emigruan në Itali kur ai ishte ende një foshnje. Ata u zhvendosën në Buti, një qytet i vogël në Toskana, aty ku Asllani hodhi hapat e parë në futboll në moshën pesë vjeç.[7]

Trofe Redakto

Klube Redakto

Empoli
Internazionale

Referime Redakto

  1. ^ "Kristjan Asllani". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 31 maj 2023.
  2. ^ Leonardo Bartolini (13 janar 2021). "Empoli, esordio per Asllani" [Empoli, debutim për Asllanin]. MondoPrimavera (në italisht). Marrë më 1 prill 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Asllani firmos me Interin/ Talenti shqiptar 20-vjeçar u ble për 14 milionë euro". top-channel.tv. 29 qershor 2022. Marrë më 9 shtator 2022.
  4. ^ "Kristjan Asllani, the story behind Inter's new midfield maestro" [Kristjan Asllani, historia e mesfushorit maestro të ri të Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 30 qershor 2022. Marrë më 9 shtator 2022.
  5. ^ "VIDEO/ Mbrëmje speciale për Asllanin, mesfushori i Kombëtares fiton trofeun e parë me… Interin". Panorama Sport. 18 janar 2023. Marrë më 18 janar 2023.
  6. ^ Susy Campanale (18 janar 2023). "SUPERCOPPA ITALIANA / MILAN 0-3 INTER: DOMINANT DERBY DELLA MADONNINA" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 18 janar 2023.
  7. ^ "La realtà di Kristjan Asllani, da Buti alla serie A" [Realiteti i Kristjan Asllanit, nga Buti në Serie A] (në italisht). Cascina Notizie. 25 shtator 2021. Marrë më 18 qershor 2022.

Lidhjet e jashtme Redakto