Coppa Italia
Coppa Italia (shqip Kupa e Italisë), është një kompedicion i përvitshëm futbollistik në Itali. Edicioni i parë u zhvillua në vitin 1922 dhe u fitua nga Vado.
Themeluar | 1922 |
---|---|
Rajoni | Italia |
Numri i skuadrave | 78 |
Kampioni aktual | Juventus (15 tituj) |
Skuadra më e suksesshme | Juventus (15 tituj) |
Transmetuesit televizivë | Mediaset |
Uebfaqja | Uebfaqja zyrtare e Coppa Italia-s |
2021–22 Coppa Italia |
Edicioni i dytë u caktua për sezonin 1926–27 por u anullua në raundin e 16-tave. Edicioni i tretë nuk u zhvillua deri në sezonin 1935–36 kur u vendos të zhvillohej çdo vit. Ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore ndërprenë zhvillimin e turnamentit pas sezonit 1942–43 por më pas rifilloi sërisht në vitin 1958 dhe është zhvilluar çdo vit që atëherë.
Juventus është ekipi më i suksesshëm i këtij kompedicioni me 13 trofe, e ndjekur nga Roma me 9. Juventus gjithashtu ka zhvilluar më shumë finale, 18, e ndjekur nga Roma me 17. Fituesi mund të veshi një "tricolore" (shqip: trengjyrësh), i ngjashëm me rrethët që gjenden në avionët ushtarakë dhe automatikisht kualifikohet për në UEFA Ligën e Europës
Formati
RedaktoKompedicioni është një turnament me eliminim me çifte që përballen mes tyrë në çdo raund për të avancuar. Shorti për të gjithë kompedicionin bëhet përpara fillimit të sezonit. Çdo raund luhet me një ndeshje të vetme me përjashtim të gjysëm-finales ku luhet vajtje-ardhje. Nëse një ndeshje del barazim atëherë luhet koha shtesë. Nëse edhe pas kohës shtesë ndeshja del barazim atëherë fituesi vendoset nga gjuajtjet e penalltisë. Përfshirë trofeun, ekipi fitues gjithashtu kualifikohet për në UEFA Ligën e Europës (më parë Kupa UEFA). Nëse fituesit e kan siguruar pjesmarrjen në UEFA Ligën e Kampioneve nëpërmjet Serisë A, ose nuk kanë të drejtë të luajnë në kompedicionet e UEFA-s për arsye të ndryshme, vendin e fiton ekipi i dytë më lartë i renditur në ligë.
Kompedicioni përbëhet gjithsej nga tetë raunde. Turnamenti fillon në gusht me raundin e parë që luhet vetëm nga ekipet e ligave të ulëta – ekipe që luajnë jashtë dy ligave kryesore. Klubet e Serisë B fillojn turnamentin nga raundi i dytë kurse dymbëdhjetë ekipet të renditura më poshtë në Serinë A bazuar nga renditja e sezonit të kaluar (përveç rastit kur ato konkurojnë në kompedicione europiane atë vit) e fillojnë turnamentin nga raundi i tretë para përfundimit të gushtit. Tetë ekipet e tjera të mbetura të Serisë A i bashkohen turnamentit në raundin e katërt në janar, ku ngelen rreth 16 ekipe. Raundi i 16-tave, çerek-finalet dhe ndeshja e parë e gjysëm-finaleve luhen rresht me shpejtësi pas mbarimit të raundit të katërt dhe ndeshja e dytë e gjysëm-finaleve luhet një muaj më vonë, në prill para finales së luajtur në maj. Finalja me ndeshje vajtje-ardhje u hoq që nga sezoni 2007–08 duke i hapur rrugën finales së vetme që zhvillohet Stadio Olimpico në Romë.[1]
Faza | Raudni | Klube të mbetura |
Klube të përfshira |
Fituesit nga raundi i mëparshëm |
Hyrje të reja këtë raund |
Ligat që kanë hyrë në këtë raund |
---|---|---|---|---|---|---|
Faza e parë | Raundi i parë | 78 | 36 | ska | 36 | Ekipe nga Seria C dhe Seria D |
Raundi i dytë | 60 | 40 | 18 | 22 | Seria B | |
Raundi i tretë | 40 | 32 | 20 | 12 | Ekipet më poshtë të renditura të Serisë A | |
Raundi i katërt | 24 | 16 | 16 | ska | ska | |
Faza e dytë | Raundi i 16-tave | 16 | 16 | 8 | 8 | Ekipet më të larta të renditura të Serisë A |
Çerek-finalet | 8 | 8 | 8 | ska | ska | |
Gjysëm-finalet | 4 | 4 | 4 | ska | ska | |
Finalja | 2 | 2 | 2 | ska | ska |
Fituesit ndër vite
RedaktoPerformanca nga klubet
RedaktoTrofetë
RedaktoKlubi | Fituesit | Fituesit në vite |
---|---|---|
Juventus | 13
|
1938, 1942, 1959, 1960, 1965, 1979, 1983, 1990, 1995, 2015, 2016, 2017, 2018 |
Roma | 9
|
1964, 1969, 1980, 1981, 1984, 1986, 1991, 2007, 2008 |
Lazio | 7
|
1958, 1998, 2000, 2004, 2009, 2013, 2019 |
Internazionale | 7
|
1939, 1978, 1982, 2005, 2006, 2010, 2011 |
Fiorentina | 6
|
1940, 1961, 1966, 1975, 1996, 2001 |
Milan | 5
|
1967, 1972, 1973, 1977, 2003 |
Torino | 5
|
1936, 1943, 1968, 1971, 1993 |
Napoli | 5
|
1962, 1976, 1987, 2012, 2014 |
Sampdoria | 4
|
1985, 1988, 1989, 1994 |
Parma | 3
|
1992, 1999, 2002 |
Bologna | 2
|
1970, 1974 |
Vicenza | 1
|
1997 |
Atalanta | 1
|
1963 |
Venezia | 1
|
1941 |
Genoa | 1
|
1937 |
Vado | 1
|
1922 |
Total | 67
|
Finalet
RedaktoKlubi | Finalet | Vitet e finaleve |
---|---|---|
Juventus | 18
|
1938, 1942, 1959, 1960, 1965, 1973, 1979, 1983, 1990, 1992, 1995, 2002, 2004, 2012, 2015, 2016, 2017, 2018 |
Roma | 17
|
1937, 1941, 1964, 1969, 1980, 1981, 1984, 1986, 1991, 1993, 2003, 2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2013 |
Milan | 14
|
1942, 1967, 1968, 1971, 1972, 1973, 1975, 1977, 1985, 1990, 1998, 2003, 2016, 2018 |
Internazionale | 13
|
1939, 1959, 1965, 1977, 1978, 1982, 2000, 2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2011 |
Torino | 13
|
1936, 1938, 1943, 1963, 1964, 1968, 1970, 1971, 1980, 1981, 1982, 1988, 1993 |
Fiorentina | 10
|
1940, 1958, 1960, 1961, 1966, 1975, 1996, 1999, 2001, 2014 |
Lazio | 9
|
1958, 1961, 1998, 2000, 2004, 2009, 2013, 2015, 2017 |
Napoli | 9
|
1962, 1972, 1976, 1978, 1987, 1989, 1997, 2012, 2014 |
Sampdoria | 7
|
1985, 1986, 1988, 1989, 1991, 1994, 2009 |
Parma | 5
|
1992, 1995, 1999, 2001, 2002 |
Palermo | 3
|
1974, 1979, 2011 |
Hellas Verona | 3
|
1976, 1983, 1984 |
Atalanta | 3
|
1963, 1987, 1996 |
Genoa | 2
|
1937, 1940 |
Venezia | 2
|
1941, 1943 |
Bologna | 2
|
1970, 1974 |
Alessandria | 1
|
1936 |
Novara | 1
|
1939 |
SPAL | 1
|
1962 |
Catanzaro | 1
|
1966 |
Padova | 1
|
1967 |
Cagliari | 1
|
1969 |
Ancona | 1
|
1994 |
Vicenza | 1
|
1997 |
Vado | 1
|
1922 |
Udinese | 1
|
1922 |
Total | 140
|
Shënim: nga 1968 deri te 1971, Federata italiane prezantoi një grup final në vend të gjysem-finaleve dhe finaleve. Për barazi statistikore, vetëm kampionët dhe ndjekësit (vendi i dytë) i këtyre grupeve janë llogaritur si finalista. Për më tepër, në 1971, një ndeshje vendimtare midis dy klubeve më të mira luhej për të vendosur trofeun.
Referime
Redakto- ^ "Ja kur zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Italisë". infokusi.com. 9 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 25 tetor 2018.