UEFA Liga e Kampionëve

(Përcjellë nga UEFA Liga e Kampioneve)

UEFA Liga e Kampionëve (anglisht: UEFA Champions League) është një kompedicion i përvitshëm futbollistik i organizuar nga UEFA ku konkurojnë klubet elitare të ligave evropiane. Është një nga turnamentet më prestigjoze të botës së futbollit dhe kompedicioni më prestigjoz i futbollit evropian, që luhet nga klubet fituese të kampionateve (dhe për disa shtete, edhe vendet e dyta ose më poshtë). Finalja e Ligës së Kampioneve është ngjarja sporvite më e ndjekur në të gjithë botën. Finalja e sezonit 2012–13 kishte shikueshmërinë më të lartë në televizione me rreth 360 milion shikues.[1]

UEFA Champions League
UEFA Champions League logo.svg
Themeluar 1955; 65 vite më parë (1955)
(riemëruar në 1992)
Rajoni Europe (UEFA)
Numri i skuadrave 32 (faza e grupeve)
79, 80 ose 81 (gjithsej)
Kampioni aktual Bayern München (titulli i 6të)
Skuadra më e suksesshme Real Madrid (13 tituj)
Transmetuesit televizivë Lista e transmetuesve
Uebfaqja uefa.com
UEFA Liga e Kampionëve 2020–21
Trofeu i Ligës së Kampionëve

Prezantuar në 1992, kompedicioni zëvëndësoi Kupën Evropiane e cila luhej që nga viti 1955, duke shtuar kompedicionit një fazë grupesh dhe duke lejuar pjesmarrje të shumfishta nga shtete të tjera.[2] Kompedicioni i para 1992-shit ishte një turnament me eliminim direkt që luhej vetëm midis klubeve kampione të ligave të çdo shteti. Gjatë viteve 1990, turnamenti u zgjerua duke u bërë me fazë grupesh midis ekipeve kampione dhe vëndeve të dyta të çdo shteti. Vetëm ligat e shteteve më të forta mund të kenë deri në pesë pjesmarrës në kompedicion, kurse shtetet e tjera vetëm nga një.[2] Klubet që renditen më poshtë në ligat e çdo shteti por që nuk e kanë siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampioneve, janë të disponueshëm për të luajtur në UEFA Ligën e Europës, kompedicioni i dytë për nga rëndësia.

Në formatin aktual, kompedicioni fillon në fund të qershorit me katër raunde kualifikuese eliminatore dhe një raund play-off. Gjashtë ekipet e mbetuar hyjnë në fazën e grupeve duke u bashkar me 26 ekipet e tjera të kualifikuara që në fillim. 32 ekipet e kualifikua ndahen në tetë grupe me katër ekipe secila dhe luajë gjashtë ndeshje midis tyre. Tetë fituesit e grupeve dhe vendët e dyta kualifikohen për në fazën me eliminim direkt që arrin kulmin me ndeshjen finale në maj.[3] Fituesi i Ligës së Kampioneve kualifikohet për në Superkupën e UEFA-s dhe FIFA Kupën e Botës për Klube.

Real Madrid është klubi më i suksesshëm i kompedicionit me 13 trofe të fituar, përshirë pesë edicionet e para. Klubet spanjolle e kanë fituar më shumë herë kompedicionin (18 herë) të ndjekur nga Anglia dhe Italia (12 herë secila). Anglia, me pesë klube, është shteti që ka më shumë klube që e kanë fituar këtë kompeticion. Liga e Kampioneve është fituar nga 22 klube, 12 prej të cilave e kanë fituar më shumë se një herë.[4] Bayern München është kampioni në fuqi duke siguruar titullin e 6të në histori pasi mposhti ekipin e Paris Saint-Germain 1–0 në finalen e 2020tës.

KualifikimiRedakto

Flamuri i Ligës së Kampionëve shtrihet në qendër të fushës së futbollit para çdo ndeshje të garimit në Ligën e Kampionvëve. Liga e Kampionëve të Evropës është e hapur për tëgjith antarët e UEFA's përveç Lihtenshtajnit sepse nuk ka ligë kampionale gjithashtu dhe është e hapur për klubet nga pozita e dytë (2) gjer tek e katërta (4) të ligav më të forta kombëtare në Evropë. Që nga Januari i vitit 2007 dy ligat më të dobëta në Evropë (momentalisht Andora dhe San Marino) gjithashtu kan mundësi të prezentojnë me ekipet e tyre kampione në Ligën e Kampionëve.

Numri i vendeve në garim varet nga rangu në UEFA koeficienti, kështu që:

  • federatat e radhitura në pozitat 1 gjer më 3 kan katër vende,
  • federatat e radhitura në pozitat 4 gjer më 6 kan tre vende,
  • federatat e radhitura në pozitat 7 gjer më 15 kan dy vende,
  • federatat e radhitura në pozitat 16 dhe më dobët kan nga një vend.

Pozita e federatë gjithashtu vendos edhe në cilin ciklus garues do të paraqiten ekipet. Për shembull ekipet e tri federatave më mirë të vlerësuara kanë dy vende në ciklin e grupeve (për kamionin dhe pasuesin e parë) dhe dy në ciklin e tretë kualifikues (për të tretin dhe të katërtin e çdo federate), kurse federatat tjera të vlerësuara më dobët kanë vetëm nga një vend edhe atë një vend në ciklin e parë kualifikues, dmth për kampionin. Nëntë federatat më të vlerësuara kanë më s paku nga një vend direkt në ciklin e grupeve.

Ekipet si FC Barcelona, Manchester United dhe FC Porto janë ekipet që janë paraqitur më së shumti në këtë garim dhe secila ka fituar kampionatin vetëm nga një herë që nga krijimi i ciklit të grupeve.

Finalet e Ligës së KampionëveRedakto

Finalja e Ligës së Kampionëve është ndeshja më e rëndësishme e sezonit në futballin e klubeve në Evropë. Stadiumi i cili do të jetë nikoqir i ndeshjet caktoet nga UEFA dy (2) vite para zhvillimit t ndeshjes.Ne vitin 2014/15 do te mbahet ne londer ne England Stamfor Brieght ne Chelsea ku po behet edhe rinovimi i stadiumit . Dhe ne vitin 2015/16 do te mbahet ne Spanje ne Camp no ne Barcelon.

Rekordet dhe statistikatRedakto

Performanca sipas klubeveRedakto

Performancat në Kupën Evropiane dhe UEFA Ligën e Kampioneve sipas klubeve
Klubi Tituj Finale Sezonet si fitues Sezonet si finalist
  Real Madrid 13 3 1956, 1957, 1958, 1959, 1960, 1966, 1998, 2000, 2002, 2014, 2016, 2017, 2018 1962, 1964, 1981
  Milan 7 4 1963, 1969, 1989, 1990, 1994, 2003, 2007 1958, 1993, 1995, 2005
  Liverpool 6 3 1977, 1978, 1981, 1984, 2005, 2019 1985, 2007, 2018
  Bayern München 6 5 1974, 1975, 1976, 2001, 2013, 2020 1982, 1987, 1999, 2010, 2012
  Barcelona 5 3 1992, 2006, 2009, 2011, 2015 1961, 1986, 1994
  Ajax 4 2 1971, 1972, 1973, 1995 1969, 1996
  Internazionale 3 2 1964, 1965, 2010 1967, 1972
  Manchester United 3 2 1968, 1999, 2008 2009, 2011
  Juventus 2 7 1985, 1996 1973, 1983, 1997, 1998, 2003, 2015, 2017
  Benfica 2 5 1961, 1962 1963, 1965, 1968, 1988, 1990
  Nottingham Forest 2 0 1979, 1980
  Porto 2 0 1987, 2004
  Celtic 1 1 1967 1970
  Hamburg 1 1 1983 1980
  Steaua București 1 1 1986 1989
  Marseille 1 1 1993 1991
  Chelsea 1 1 2012 2008
  Borussia Dortmund 1 1 1997 2013
  Feyenoord 1 0 1970
  Aston Villa 1 0 1982
  PSV Eindhoven 1 0 1988
  Ylli i Kuq i Beogradit 1 0 1991
  Atlético Madrid 0 3 1974, 2014, 2016
  Reims 0 2 1956, 1959
  Valencia 0 2 2000, 2001
  Fiorentina 0 1 1957
  Eintracht Frankfurt 0 1 1960
  Partizan 0 1 1966
  Panathinaikos 0 1 1971
  Leeds United 0 1 1975
  Saint-Étienne 0 1 1976
  Borussia Mönchengladbach 0 1 1977
  Club Brugge 0 1 1978
  Malmö FF 0 1 1979
  Roma 0 1 1984
  Sampdoria 0 1 1992
  Bayer Leverkusen 0 1 2002
  Monaco 0 1 2004
  Arsenal 0 1 2006
  Tottenham Hotspur 0 1 2019
  Paris Saint-Germain 0 1 2020

Performanca sipas shteteveRedakto

Performancat në finale sipas shteteve
Shteti Tituj Finale Gjithsej
  Spanja 18 11 29
  Anglia 13 9 22
  Italia 12 16 28
  Gjermania[a] 7 10 17
  Holanda 6 2 8
  Portugalia 4 5 9
  Franca 1 6 7
  Rumania 1 1 2
  Skocia 1 1 2
  Serbia[b] 1 1 2
  Belgjika 0 1 1
  Greqia 0 1 1
  Suedia 0 1 1
Gjithsej 64 64 128

Golashënuesit më të mirëRedakto

# Lojtari Gola Ndsh Mes Vitet Klubi(et) (Golat)
1   Cristiano Ronaldo 130 170 0.76 2003– Manchester United (15), Real Madrid (105), Juventus (10)
2   Lionel Messi 115 143 0.8 2005– Barcelona
3   Raúl 71 142 0.5 1995–2011 Real Madrid (66), Schalke 04 (5)
4   Robert Lewandowski 67 88 0.76 2011– Borussia Dortmund (17), Bayern München (50)
5   Karim Benzema 65 120 0.54 2006– Lyon (12), Real Madrid (53)
6   Ruud van Nistelrooy 56 73 0.77 1998–2009 PSV Eindhoven (8), Manchester United (35), Real Madrid (13)
7   Thierry Henry 50 112 0.45 1997–2010 Monaco (7), Arsenal (35), Barcelona (8)
8   Alfredo Di Stéfano 49 58 0.84 1955–1964 Real Madrid
9   Andriy Shevchenko 48 100 0.48 1994–2012 Dynamo Kyiv (29), Milan (15), Chelsea (4)
  Zlatan Ibrahimović 120 0.4 2001–2017 Ajax (6), Juventus (3), Internazionale (6), Barcelona (4), Milan (9), Paris Saint-Germain (20)

HimniRedakto

Himni i UEFA Ligës së Kampionëve që është emëruar thjeshtë me emrin "Liga e Kampionëve" që është një aranzhim nga Tony Britten nga pjesa "Zadok the Priest" e veprës Coronation Anthems që është vepër e Georg Frideric Handel. Komisioni i UEFA's në vitin 1992 e krijuan hymnin e garimit duke marrë fillimin e veprës "Zadok the Priest" si pikë nisje e aranzhimit. Pjesa u ekzekutua nga Royal Philharmonic Orchestra dhe teksti u këndua nga kori i Academy of St. Martin in the Fields në tri gjuhë oficiale të përdorura nga UEFA edhe atë: anglisht, gjermanisht dhe frengjisht. Hymni këndohet para çdo ndeshje të UEFA Ligës së Kampionëve si dhe çdo fillim dhe mbarim të transmetimit televiziv të ndeshjes. Hymni komplet është rreth re minuta i gjatë. Ky hymn asnjëherë nuk është liruar komercialisht në verzionin e tijë origjinal.

FinancatRedakto

UEFA Liga e Kampionëve është një garim shumë fitim prurës për klubet të cilët arrijnë ciklin e grupeve. UEFA shpërndanë pjesë të të hyrave për klubet pjesmarrëse. Shembull kjo shumë në sezonin 2004/05 arrinte nga 3.8 milion €uro (Sparta Prague) gjer në 30.6 milion €uro Liverpool FC. UEFA vlerësoi shumën e parave që duhej shpërndarë për 32 ekipet pjesmarrëse në ciklin e grupeve të sezonit 2005/06 në një humë prej 430 milion €uro. Gjithashtu klubet fitojnë para edhe nga shitja e bileteve hyrëse, reklamime etj.

Te drejtat televiziveRedakto

Sezonet 2015-2018Redakto

Territory Free Pay Ref
Albania Vizion Plus Tring Sport HD (1)
Andorra beIN Sports
Armenia Armenia TV
Australia SBS beIN Sports
Austria ORF Sky Deutschland
Azerbaijan Stan Sport
Belarus Belteleradio
Belgium Proximus
Brazil Esporte Interativo
Bolivia Bolivia TV
Bosnia and Herzegovina Arena Sport
Brunei Astro SuperSport
Bulgaria bTV Action RING
Cambodia beIN Sports
Canada
Caribbean
Central Asia Stan Sport
China
Colombia RCN TV
Costa Rica Teletica
Croatia HRT Arenasport
Cyprus CyBC CYTA
Czech Republic ČT O2
Denmark MTG MTG
Ecuador RTS
Estonia MTG MTG
El Salvador TCS
Finland Yle MTG
France C8
Georgia GPB Silk Sport
Germany ZDF Sky Deutschland
Greece ERT Cosmote Sport
Guatemala TV Azteca
Haiti Canal+
Honduras TVC
Hong Kong i-Cable
Hungary Magyar Televízió Sport1
Iceland 365 Media
Indonesia SCTV beIN Sports
In-Flight/In-Ship IMG
Ireland
Israel
Italy Mediaset Mediaset Premium
Japan SKY Perfect JSAT Corporation
Kazakhstan ОҢ-ТВ
Kosovo RTK Kujtesa
Kyrgyzstan KTRK
Laos beIN Sports
Latin America
Latvia TV6 MTG
Liechtenstein
Lithuania TV6 MTG
Luxembourg RTL
Macau TDM
Macedonia MRT Arena Sport
Malaysia Astro SuperSport
Malta PBS GO
MENA beIN Sports
Mexico
Mongolia SANSAR HD/SPS HD
Montenegro
Moldova Canal 3
Myanmar MNTV Sky Net
Netherlands Veronica Ziggo Sport
New Zealand
Nicaragua Canal 4
Norway MTG MTG
Pacific Islands Sky Pacific
Panama TVMax
Papua New Guinea Digicel Play
Paraguay SNT
Peru América Televisión
Philippines beIN Sports
Poland TVP nc+
Portugal RTP Sport TV
Puerto Rico Fox
Romania Pro TV Telekom Romania
Russia NTV Plus
San Marino Mediaset Mediaset Premium
Serbia RTS Arena Sport
Singapore Eurosport
Slovenia Pro Plus Sport Klub
Slovakia RTVS Slovak Telekom
South Africa SuperSport
South Asia TEN Sports
South Korea
Spain beIN Sports
Sub-Saharan Africa
Suriname STVS
Sweden MTG MTG
Switzerland SRG SSR
Taiwan ELTA
Tajikistan Varzish TV
Thailand PPTV beIN Sports
Turkey TRT Türk Telekom
Ukraine Ukrayina Media Group Ukraine
United Kingdom BT Sport
United States Fox
Uzbekistan UzReport TV
Vietnam KJ Sports n Media

ReferimetRedakto

  1. ^ Chishti Faisal (30 maj 2013). "Champions League final at Wembley drew TV audience of 360 million" [Finalja e Ligës së Kampioneve në Wembley tërhoqi 360 milion audiencë televizive]. Absolute Sports Private Limited (në anglisht). Sportskeeda. Marrë më 26 tetor 2018.
  2. ^ a b "History" [Historia] (në anglisht). UEFA. Marrë më 26 tetor 2018.
  3. ^ "Matches" [Ndeshjet] (në anglisht). UEFA. Marrë më 26 tetor 2018.
  4. ^ "European Champions' Cup" [Kupa Evropiane e Kampioneve] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 26 tetor 2018.

Lidhje të jashtmeRedakto


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>