AS Monaco FC
Association Sportive de Monaco Football Club (njohur zakonisht si AS Monaco ose thjesht Monaco) është një klub francez futbolli me seli në Monako.[1] Klubi është krijuar në 1924 dhe luan në Ligue 1, liga më e lartë e futbollit francez. Klubi luan ndeshjet në shtëpi në stadiumin Stade Louis II në Fontvieille. Trajneri i Monacos është Claudio Ranieri kurse kapiteni është Éric Abidal.
Emri i plotë | Association Sportive de Monaco Football Club | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Les Rouge et Blanc Les Monégasques Le Rocher | |||
Themeluar | 1 gusht 1919 | |||
Stadiumi | Stade Louis II | |||
Kapaciteti | 18,523 | |||
Presidenti | Dmitry Rybolovlev | |||
Trajner kryesorë | Leonardo Jardim | |||
Liga | Ligue 1 | |||
2023–24 | Ligue 1, 2. | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
| ||||
Pavarësisht se është me shtepi në Monako, klubi është regjistruar si klub francez dhe klubi luan në Sistemin francez të ligës së futbollit, dhe sepse principata e Monakos nuk është antare e UEFA-s.[2] Monaco është një nga klubet më të suksesshme në Francë, duke fituar 7 kampionate dhe 5 trofe të kupës. Gjithashtu klubi ka garuar rregullisht në futbollin evropian, duke qënë finalist në Kupën UEFA të Fituesve të Kupës në vitin 1992 dhe në Ligën e Kampioneve në vitin 2004.
Monaco shijoi sukses në vitet 1970 dhe vonë në vitet 1980 gjatë udhëheqjes nga trajnerët Lucien Leduc dhe Arsène Wenger, klubi pothuajse dominonte futbollin europian. Ngjyrat e Monacos janë e kuqja dhe e bardha, dhe klubi njihet si Les Rouges et Blancs (Shqip: Kuq e Bardhët). Monaco është gjithashtu anëtare e Shoqatës së Klubeve Europiane. Në dhjetor 2011, dy e treta e klubit e blu nga grupi i udhëhequr nga miljarderi rus Dmitry Rybolovlev.[3] Me mbështetjen financiare të Rybolovlev, klubi u rikthye në Ligue 1 dhe solli disa lojtarë të klasit botëror, përfshirë Radamel Falcao, João Moutinho, James Rodríguez, Ricardo Carvalho, Éric Abidal, Jérémy Toulalan dhe Dimitar Berbatov.[4]
Historia
RedaktoVitet e hershme
RedaktoAS Monaco FC u krijua më 23 gusht 1924 si një unifikim i klubeve të shumta lokale me seli në Francë dhe principatë. Vitet e herëshme të klubit kaluan në divizionet amatore të Provence-Alpes-Côte d'Azur. Në 1933, Monaco u ftua nga Federata Franceze e Futbollit për t'u bërë klub profesionist. Viti i parë i Les Rouges et Blancs në divizionin e dytë francez përfundoi me dështim, megjithatë, ata ranë në ligat amatore vitin tjetër. Nga 1948, Monaco ri-fitoi statusin e saj si klub profesionist pasi ata u ngjitën sërisht në divizionin e dytë francez; ata qëndruan disa vite në atë nivel dhe pas përpjekjeve të vazhdueshme u ngitën në divizionin e parë francez për herë të parë në historinë e tyre në 1953.
Suksesi i brëndëshëm (1960–1986)
RedaktoNë 1960, trajneri i parë ikonik i klubit, Lucien Leduc, udhëhoqi klubin në trofeun e parë profesional, Coupe de France, duke mundur me rezultatin 4–2 Saint-Étienne në kohën shtesë. Ky sukses fillestar u forcua më shumë vitin tjetër pasi klubi fitoi ligën franceze për herë të parë në histori, duke u kualifikuar për në Kupën Europiane. Pas largimit të Ludec në 1963, Monaco e humbi dominimin që kishte fituar këto vite nën udhëheqjen e trajnerit francez, madje klubi zhvilloi sezone në divizionin e parë dhe të dytë pas vitit 1963. Në 1975, Jean-Louis Campora, djali i ish presidentit Charles Campora, u bë pronari i ri i klubit. Në sezonin e tij të dytë me klubin, ai riktheu sërisht Leduc, i cili menjëherë fitoi divizonin e dytë duke u ngjitur në divizionin e parë të cilën e fitoi në vitin e ardhshëm 1978. Leduc u largua sërisht nga klubi në 1979, i cili u pasua nga Lucien Müller dhe Gérard Banide, të cilët nuk ishin në gjëndje për të ndaluar rënien e klubit.
Herët në vitet 1980, Monaco shijoi sukseset e para europiane. Monaco fitoi pothuajse nga një titull në çdo vit; Coupe de France në 1980 dhe 1985, ligën e parë franceze në 1982 dhe ishte finalist në Coupe de France në 1984. Në sezonin 1985–86, Monaco shkatërroi Bordeaux me rezultatin 9–0, ky është edhe rezultati më i thellë në historinë e klubit.[5]
Ishte një gjë zhgënjyese për tifozët e Monacos që klubi nuk mund të përkthente dot lidershipin e saj dhe të arrinte suksese europiane. Deri në këtë pikë, Monaco nuk e kishte kaluar asnjëherë raundin e parë të një kompedicioni europian. Monaco humbi nga Dundee United (1981), dy herë nga CSKA Sofia (1982 dhe 1984) dhe nga Universitatea Craiova.[6]
Vitet 1990; Wenger dhe Tigana
RedaktoNë 1986, ish trajneri i famshëm i Ajax, Ștefan Kovács, i cili pasoi Rinus Michels me idetë e tij të futbollit hollanez, i'u rikthye futbollit pas 3 vitesh tërheqje për të drejtuar Monacon, por as ai nuk mundi dot t'i sjellë sukses klubit. Me klubin që ishte në një gjëndje të vështirë, ata firmosën me trajnerin e ardhshëm legjendar të Arsenal, Arsène Wenger, i cili në ato kohë ishte i panjohur, duke drejtuar Nancy por pa arritur sukses. Wenger shijoi te Monaco një nga periudhat më të mira të karrierës së tij si trajner, duke bërë blerje fantastike, përfshirë legjendat e ardhshme George Weah, Glenn Hoddle, Jürgen Klinsmann, dhe Youri Djorkaeff. Akademia e skuadrës së dytë prodhoi disa lojtarë që në të ardhmen do të ishin fituesit e Kupës së Botës, Emmanuel Petit, Lilian Thuram, dhe Thierry Henry. Nën udhëheqjen e Wenger, klubi fitoi ligën në sezonin e parë në krye (1988) dhe Coupe de France në 1989 dhe 1991, me klubin i cili vazhdimisht konkuroi në fazat e fundit në kupat e europës dhe ishte rregullisht pretendente për titull.[7] Klubi nuk mund të kishte sukses më të madhë në atë kohë, siç doli në 1993 se rivalët e ligës Marseille kishin manipuluar disa ndeshje dhe kishin shfaqur parregullsi të shumta, një pamje që Wenger e kishte mbajtur gjatë. Në 1994, Wenger u la i lirë nga klubi, shkaku ishte sepse ai kishte nisur bisedime për postin e trajnerit me gjingandët gjerman të Bayern Munich.
Pas largimit të Werger, klubi vendosi rekord duke fituar 2 liga në 4 vitet e fundit; 1 para në 1997 nën drejtimin e trajnerit Jean Tigana dhe e dyta në 2000 nën drejtimin e Claude Puel. Megjithatë, pasi dekada mori fund, u hapën thashetheme se klubi po përballej me vështirësi të mëdha financiare. Në 2003, këto probleme financiare arritën kulmin. Pavarësisht se e mbyllën ligën në vendin e dytë, klubi u rrëzua në Ligue 2 nga Liga Profesionale Franceze për shkak të një borxhi prej 50 milion € (68 milion $.[8] Kjo gjë arriti derisa Monaco u pengua për të blerë lojtarë. Kjo gjë i mjaftoi presidentit Jean-Louis Campora, që kishte qënë 28 vite president i klubit, që të tërhiqej. Ai u zëvëndësua nga Pierre Svara, një administrator i cili konsiderohej si mik i afërm me familjen mbretërore të principatës, por pa përvojë futbolli.[9]
Në sezonin tjetër u pa një sukses i jashtëzakonshëm në fushë, duke parë dhe gjëndjen financiare të klubit. Skuadra, e drejtuar nga ish kapiteni i kombëtares franceze, Didier Deschamps dhe me lojtarë në fushë si Fernando Morientes, Ludovic Giuly, Jérôme Rothen, dhe Dado Pršo, përfunduan Ligue 1 në vendin e tretë dhe shijuan rrugën drejt finales së Ligës së Kampioneve, duke mundur Real Madrid dhe Chelsean gjatë rrugës. Pavarësisht suksesit në fushë, sezoni 2003–04 ishte më i keqi në histori për klubin në aspektin financiar. Brënda 12 muajva, Deschamps la postin si trajner duke u zëvëndësuar nga Michel Pastor.
Rrëzimi dhe ringritja
RedaktoStadiumi
Redakto- Artikulli kryesor: Stade Louis II
Tifozët
RedaktoLojtarët
RedaktoSkuadra aktuale
Redakto- Redaktuar më 31 janar 2019[10]
|
|
Në huazim
Redakto
|
|
Ish lojtarë të njohur
RedaktoDrejtimi dhe stafi
RedaktoDrejtuesit e klubit
RedaktoHistoria e presidentëve dhe trajnerëve
RedaktoTrofe
RedaktoVendor
RedaktoEuropian
RedaktoRekorde
RedaktoReferime
Redakto- ^ "The origins (1919-1930)" [Origjinat (1919-1930)] (në anglisht). AS Monaco FC. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2013. Marrë më 17 tetor 2013.
- ^ "AS Monaco" (në anglisht). UEFA. Marrë më 22 prill 2014.
- ^ "Russian billionaire Dmitry Rybolovlev takes over Monaco" (në anglisht). BBC Sport. 23 dhjetor 2011. Marrë më 2 prill 2014.
- ^ "Transfer Deadline Day: Dimitar Berbatov joins Monaco on loan" [Dita e fundit e merkatos: Dimitar Berbatov i bashkohet Monacos në huazim] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 22 prill 2014.
- ^ "Ligue1.com – French Football League – Ligue 1, Ligue 2, Coupe de la Ligue, Trophée des Champions" (në frëngjisht). Frenchleague.com. Marrë më 27 prill 2011.
- ^ "AS Monaco – Dates & results 1985/1986" (në anglisht). Bundesliga.weltfussball.at. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2011. Marrë më 27 prill 2011.
- ^ Rees, Jasper (18 gusht 2003). "Inside the mind of Arsène Wenger (excerpt from Wenger: The Making of a Legend by Jasper Rees)" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 22 prill 2014.
- ^ "Monaco struggling for survival" (në anglisht). SI.com. 23 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2012. Marrë më 24 prill 2014.
- ^ "Campora quits Monaco role" (në anglisht). uefa.com. 30 qershor 2003. Marrë më 24 prill 2014.
- ^ "Players" [Lojtarët] (në anglisht). AS Monaco FC. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2018. Marrë më 5 mars 2019.
Lidhje të jashtëme
RedaktoWikimedia Commons has media related to AS Monaco. |