Tottenham Hotspur F.C.
Tottenham Hotspur Football Club që referohet si Spurs, është një klub anglez me seli në Tottenham, Londër, që luan në Premier League. Stadiumi i Tottenhamit është White Hart Lane.
Pseudonimi(et) | Spurs, The Lilywhites | ||
---|---|---|---|
Themeluar | 5 shtator 1882 | ||
Stadiumi | White Hart Lane | ||
Kapaciteti | 36,284 vende | ||
Pronari | Daniel Levy | ||
Liga | Premier League | ||
2023–24 | 5. | ||
Faqja zyrtare | [[1] Faqja zyrtare e klubit] | ||
|
Historia
RedaktoKrijimi dhe vitet e hershme (1882–1908)
RedaktoKlubi u themelua zyrtarisht më 5 shtator 1882 nën emrin Hotspur Football Club nga një grup nxënësish të udhëhequr nga Bobby Buckle. Ata ishin antarë të Hotspur Cricket Club, të cilët krijuan klubin e futbollit me të njëjtin emër me qëllim për të luajtur sport gjatë muajve të dimrit.[1] Një vit më pas, ata kërkuan ndihmë për klubin nga John Ripsher, i cili ishte mësuesi i tyre i Biblës në Kishën All Hallows; ai më pas u bë presidenti i parë i klubit dhe arkëtari i saj. Ripsher ndihmoi dhe mbështeti nxënësit në vitet e para të formimit të klubit, duke i gjetur edhe një vendndodhje të re.[2][3][4] Në prill 1884, klubi u riemërua si "Tottenham Hotspur Football Club" për të shmangur një ngatërresë me një tjetër klub londinez të quajtur Hotspur, posta e së cilës ishte dërguar gabimisht në Londrën Veriore.[5][6] Klubi kishte edhe pseudonime të ndryshme si "Spurs" dhe "the Lilywhites".[7]
Djemtë fillimisht luanin midis tyre dhe ndeshje miqësore kundër ekipeve të tjera lokale. Ndeshja e parë e tyre u zhvillua më 30 shtator 1882 kundër një ekipi lokal të quajtur Radicals, duke u mposhtur 2–0.[8] Ekipi hyri për herë të parë në një kompeticion më 17 tetor 1885, ku ata u ndeshën kundër një ekipi me puntor të një kompanie të quajtur St Albans për trofeun London Association Cup; ata fituan me rezultatin 5–2.[9] Ndeshjet e ekipit filluan të tërhiqnin interesin e komunitetit lokal duke bërë që shikueshmëria në ndeshjet në shtëpi të rritej. Ata luajtën për herë të parë në një kampionat në vitin 1892, në kampionatin jetëshkurtër Southern Alliance.[10]
Klubi u bë profesionist më 20 dhjetor 1895, dhe në verën e vitin 1896 u pranua në divizionin e parë të të ligës jugore. Më 2 mars 1898, klubi u bë një kompani e kufizuar, e quajtur Tottenham Hotspur Football and Athletic Company.[10] Shpejtë pas kësaj, Frank Brettell u bë trajneri i parë i ekipit, dhe më pas firmosi me John Cameron, cili u bë lojtar-trajner një vit më vonë pas largimit të Brettellit. Cameron pati një ndikim të madh në klub, duke ndihmuar të fitonin edhe trofeun e parë, titullin e ligës së jugut në sezonin 1899–1900.[2] Një vit më pas ata fituan edhe Kupën FA 1901 duke mposhtur në finalen e dytë Sheffield United me rezultatin 3–1, pasi ndeshja e parë u mbyll në barazim 2–2. Me këtë fitore, ata u bë ekipi i parë që nuk janë pjesë të ligës që fitojnë këtë trofe pas themelimit të The Football League (Ligës së Futbollit) në vitin 1888.[11]
Dekadat e hershme dhe Liga e Futbollit (1908–1958)
RedaktoNë vitin 1908, klubi u vendos në divizionin e dytë të ligës së futbollit si siguroi ngjitjen në elitë që në sezonin e parë. Në vitin e parë në elitë, ata përfunduan në vendin e dytë. Në vitin 1912, Peter McWilliam u bë trajneri i ri i klubit; Tottenham e mbylli sezonin 1914–15 në vendin e fundit kur futbolli u ndërpre për shkak të Luftës së Parë Botërore. Pasi lufta mbaroi dhe futbolli rifilloi, Spurs ra në divizionin e dytë, por u rikthyen shpejtë në elitë pasi u shpallën kampion në sezonin 1919–20.[12]
Më 23 prill 1921, McWilliam udhëhoqi klubin drejt triumfit të dytë të Kupën FA, duke mposhtur 1–0 Wolverhampton Wanderers në finale. Në kampionat, ata përfunduan të dytët mbrapa Liverpoolit, por në pesë vitet e ardhshëm nuk arritën më shumë se mesi i renditjes. Spurs ranë nga kategoria në sezonin 1927–28 pasi McWilliam u largua. Në shumicën e kohës në vitet 30' dhe 40', Tottenham luajti në divizionin e dytë, duke pasur rikthime të shkurtra në elitë në sezonet 1933–34 dhe 1934–35.[13]
Ish lojtari i ekipit Arthur Rowe u bë trajner në vitin 1949. Ai zhvilloi një stil loje të re, të quajtur "push and run" (shty dhe vrapo), e cila doli të ishte e suksesshme në vitet e tij të para si trajner. Ai e riktheu ekipin në divizionin e parë pasi fitoi të dytin në sezonin 1949–50.[14] Në sezonin e tij të dytë në krye, Tottenham fitoi për herë të parë në histori titullin e divizionit të parë në sezonin 1950–51.[15][16] Rowe dha dorëheqjen në prill 1955 për shkak të stresit të mbledhur gjatë drejtimit të klubit.[17][18] Para se të largohej, Rowe firmosi me një nga lojtarët më të famshëm të asaj kohe, Danny Blanchflower, i cili do të fitonte çmimin FWA Futbollisti i Vitit dy herë me Tottenhamin.[19]
Bill Nicholson dhe vitet e lavdisë (1958–1974)
RedaktoBill Nicholson u bë trajneri i ri i ekipit në tetor 1958. Ai do të bëhej trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, duke e udhëhequr atë në fitimin e tre trofeve madhor rresht në fillim të viteve 1960': ata fituan dopietën në vitin 1961, Kupën FA në vitin 1962 dhe Kupën e Fituesve të Kupës në vitin 1963.[20] Nicholson firmosi me Dave Mackay dhe John White në vitin 1959, dy lojtarë që ishin protagonist në fitimin e dopietës, kurse dy vite më pas me Jimmy Greaves, lojtari me më shumë gola në historinë e elitës së futbollist anglez.[21][22]
Sezoni 1960–61 nisi me 11 fitore rresht, i ndjekur nga një barazim dhe katër fitore të tjera, që në atë kohë ishte nisja më e mirë e një klubi në elitën e futbollit anglez.[23] Titulli i fitua më 17 prill 1961 kur ata mposhtën Sheffield Wednesday në shtëpi me rezultatin 2–1, duke siguruar titullin tre ndeshje para përfundimit.[24] Dopieta u sigurua në fitoren 2–0 kundër Leicester City në finalen e Kupës FA 1960–61. Ishte dopieta e parë në futbollin anglez për shekullin e 20të, dhe e para që nga Aston Villa në vitin 1897.[25] Në vitin e ardhshëm Tottenham fitoi Kupën FA për herë të dytë rresht pasi mposhtën në finale Burnley.[26]
Më 15 maj 1963, Tottenhami u bë ekipi i parë britanik që fiton një trofe evropian pasi mposhtën në finale ekipin spanjoll Atlético Madrid për të fituar Kupën Evropiane të Fituesve të Kupës 1962–63.[27] Ata gjithashtu u bënë ekipi i parë britanik që fitojnë dy trofe të ndryshëm evropian pas fitores së Kupës UEFA 1971–72 me një ekip të rindërtuar që përfshinte lojtarë si Martin Chivers, Pat Jennings, dhe Steve Perryman.[28] Përveç kësaj fitoreje, ata kishin triumfuar edhe në Kupën FA në vitin 1967[29] dhe dy Kupa Lige (në vitet 1971 dhe 1973). Nicholson fitoi gjithsej tetë trofe në 16 vite si trajner i Tottenhamit.[30]
Nga Burkinshaw te Venables (1974–1992)
RedaktoSpurs përsuan rënje në fillim të viteve 1970', duke bërë që Nicholson të jepte dorëheqjen pas një nisje të dobët në sezonin 1974–75.[31] Ekipi më pas ra nga kategoria në përfundim të sezonit 1976–77 me Keith Burkinshaw si trajner. Ai e riktheu ekipin në elitë pas vetëm një sezoni, duke ndërtuar një ekip me lojtarë si Glenn Hoddle dhe dy argjentinasit Osvaldo Ardiles dhe Ricardo Villa, afrimet e të cilëve ishin diçka e pazakontë, pasi transferimet e lojtarëve të huaj në Britani ishin të rralla në atë kohë.[32] Ekipi i ndërtuar nga Burkinshaw fitoi edhe Kupën FA në vitet 1981 dhe 1982[33] si dhe Kupën UEFA në vitin 1984.[34]
Vitet 1980' ishin vite të ndryshimit që filloi me një fazë të re të rizhvillimit të White Hart Lane, si dhe një ndryshim në bordin drejtues. Irving Scholar mori klubin dhe e drejtoi në një drejtim më reklamues, e cila ishte edhe fillimi i transformimit të klubeve angleze të futbollit në kompani reklamuese.[35][36] Borxhet e klubit sollën ndryshime të tjera në menaxhimin e saj, duke bërë që qershor 1991 Terry Venables të bashkohej me biznesmenin Alan Sugar për të marrë kontrollin e Tottenhamit.[37][38][39] Venables, i cili u bë trajner në vitin 1987, firmosi me lojtarë si Paul Gascoigne dhe Gary Lineker. Tottenham fitoi Kupën FA në sezonin 1990–91, duke u bërë klubi i parë që e fiton këtë trofe tetë herë.[40]
Futbolli në Premier Ligë (1992–vazhdon)
RedaktoTottenham ishte një nga pesë klubet që shtynë në themelimin e Premier Ligës, e cila u krijua me miratimin e Federatës Angleze të Futbollit, që zëvëndësoi Ligën e Futbollit me këtë kompeticion, e cila u bë elita e re e futbollit anglez.[41] Pavarësisht se me trajner të suksesshëm dhe lojtarë si Teddy Sheringham, Jürgen Klinsmann dhe David Ginola, Tottenham nuk arriti më shumë se mesi i tabelës deri në fund të viteve 2000'. Ata fituan Kupën e Ligës në vitin 1999 nën drejtimin e George Graham dhe sërisht në vitin 2008 nën drejtimin e Juande Ramos. Ekipi u përmirsua nën drejtimin e Harry Redknapp, dhe me lojtarë si Gareth Bale dhe Luka Modrić, ekipi arriti pesë vendet e para në fillim të viteve 2010'.[42][43]
Në shkurt 2001, Sugar shiti aksionet e tij te ENIC Sports plc, kompani e drejtuar nga Joe Lewis dhe Daniel Levy, dhe hoqi dorë nga statusi si president i klubit.[44] Kjo dyshe më pas do të zotëronte 85% të aksioneve të klubit, me Levyn i cili do të ishte përgjegjës për menaxhimin e klubit.[45][46] Trajneri aktual është Mauricio Pochettino, i cili u punësua në maj 2014.[47] Të udhëhequr nga Harry Kane, Spurs e mbylli kampionatin e sezonit 2016–17 në vendin e dytëë, rezultati më i mirë që nga sezoni 1962–63.[48] Në UEFA Ligën e Kampioneve 2018–19, Tottenham mposhti Manchester Cityn dhe Ajax për të arritur në finale, duke u bërë klubi i tretë nga Londra që e arrin këtë gjë.[49][50][51] Megjithatë, në finale ata u mposhtën nga ekipi tjetër anglez Liverpool me rezultatin 2–0.[52]
Stadiumi
RedaktoTottenham Marshes
RedaktoNorthumberland Park
RedaktoWhite Hart Lane
RedaktoStema
RedaktoFanella
RedaktoPronësia
RedaktoTifozët
RedaktoPërgjegjësia Sociale
RedaktoSkuadra e femrave
RedaktoTrofe
RedaktoVendor
RedaktoEuropian
RedaktoStatistikat dhe Rekordet
RedaktoSkuadra
RedaktoSkuadra e parë
Redakto
|
|
Stafi dhe trajnerët
RedaktoPresidenca
RedaktoIsh trajnerët dhe lojtarët
RedaktoHistoria e trajnerëve
Redakto20 Trajnerët më të suksesshëm
RedaktoIsh lojtarët e dikurshëm
RedaktoLojtari i vitit
RedaktoReferime
Redakto- ^ Cloake & Fisher 2016, Chapter 1: A crowd walked across the muddy fields to watch the Hotspur play (Kapitulli 1: Një turmë ecën mes fushave me baltë për të parë Hotspur të luante).
- ^ a b The Tottenham & Edmonton Herald (1921). A Romance of Football, The History of the Tottenham Hotspur F.C. [Një Romancë Futbolli, Historia e Tottenham Hotspur F.C.] (në anglisht). fq. 5. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "John Ripsher". Tottenham Hotspur Football Club (në anglisht). 24 shtator 2007. Marrë më 3 korrik 2018.
- ^ Spencer, Nicholas (24 shtator 2007). "Why Tottenham Hotspur owe it all to a pauper" [Pse Tottenham Hotspur i detyrohet të gjitha një të varfri] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "History: Year by year" [Historia: Vit pas viti] (në anglisht). Tottenham Hotspur Football Club. Marrë më 22 dhjetor 2010.
- ^ "Tottenham Hotspur Club History & Football Trophies" [Historia dhe trofetë e Tottenham Hotspur]. Aford Awards (në anglisht). 17 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2015. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Nilsson, Leonard Jägerskiöld (2018). World Football Club Crests: The Design, Meaning and Symbolism of World Football's Most Famous Club Badges [Stema e klubeve të futbollit në botë: Modelimi, kuptimi dhe simbolika e stemave të klubeve më të famshme të botës së futbollit] (në anglisht). Bloomsbury Publishing. fq. 56. ISBN 978-1-4729-5424-4.
- ^ "Potted History" [Historia në vazo] (në anglisht). Tottenham Hotspur Football Club. 8 nëntor 2004. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "Tottenham Hotspur – Complete History" [Tottenham Hotspur – historia e plotë]. TOPSPURS.COM (në anglisht). Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ a b Welch 2015, Chapter 3: Moneyball.
- ^ Holmes, Logan (27 prill 2013). "Tottenham Won Their First FA Cup Final on 27th April,1901" [Tottenham fitoi Kupën FA të parë më 27 prill 1901] (në anglisht). Spurs HQ. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "Peter McWilliam: The Tottenham Boss Who Created Legends" [Peter McWilliam: Bosi i Tottenhamit që krijoi legjenda] (në anglisht). A Halftime Report. 19 korrik 2016. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Welch 2015, Chapter 8: Spurs Shot Themselves in the Foot (Kapitulli 8 Spurs godasin veten në këmbë).
- ^ Drury, Reg (11 nëntor 1993). "Obituary: Arthur Rowe" [Nekrologji: Arthur Rowe] (në anglisht). The Independent. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Scott Murray (21 janar 2011). "The Joy of Six: Newly promoted success stories" [Kënaqësia e gjashtë: Rrëfimet e historive të suksesshme] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 3 tetor 2018.
- ^ Karel Stokkermans (17 qershor 2018). "English Energy and Nordic Nonsense" [Energjia angleze dhe marrëzia nordike] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 3 tetor 2018.
- ^ Welch 2015, Chapter 11: One of the Good Guys (Kapitulli 11: Një nga djemtë e mirë).
- ^ Harris, Tim (10 nëntor 2009). "Arthur Rowe". Players: 250 Men, Women and Animals Who Created Modern Sport [Lojtarët: 250 burra, gra dhe kafshë që krijuan sportin modern] (në anglisht). Vintage Digital. ISBN 9781409086918. Marrë më 1 korrik 2018.
- ^ "Danny Blanchflower – Captain, leader, All-Time Great" [Danny Blanchflower – Kapiten, udhëheqës, më i miri i të gjitha kohërave] (në anglisht). Tottenham Hotspur Football Club. 10 shkurt 2016. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturanicholson
- ^ Wilson, Jeremy (28 shkurt 2017). "Special report: Jimmy Greaves pays tribute to Cristiano Ronaldo as Portuguese closes in on his magical mark" [Raport special: Jimmy Greaves i bën homazhe Cristiano Ronaldos pasi portugezi po i afrohet shenjës së tij magjike] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Welch 2015, Chapter 12: Going Up, Up, Up (Kapitulli 12: Duke u ngjitur lartë, lartë, lartë).
- ^ Smith, Adam (14 dhjetor 2017). "Manchester City smash all-time Football League record with win at Swansea" [Manchester City shkatërron rekordin e të gjitha kohërave të futbollit anglez me një rekord te Swansea] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Welch 2015, Chapter 13: What's the Story, Eternal Glory? (Kapitulli 13: Cila është historia, lavdi e përjetshme?.
- ^ "1961 – Spurs' double year" [1961 – Viti i dopietës së Spursave] (në anglisht). BBC Sport. 10 maj 2001. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "The Cup Final 1962" [Finalja e kupës të vitit 1962] (në anglisht). British Pathé. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "It was 50 years ago today – our historic win in Europe..." [Ishte sot 50 vite më parë – fitorja jonë historike në Evropë...] (në anglisht). Tottenham Hotspur Football Club. 15 maj 2013. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Goodwin 1988, f. 48.
- ^ "Kinnear, Robertson, England and Mullery: 1967 FA Cup Heroes on Playing Chelsea at Wembley" [Kinnear, Robertson, England dhe Mullery: Heronjtë e Kupës FA 1967 rreth lojës kundër Çelsit në Wembley] (në anglisht). Tottenham Hotspur Football Club. 19 prill 2017. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "The Bill Nicholson years – glory, glory – 1960–1974" [Vitet e Bill Nicholson – lavdi, lavdi – 1960–1974] (në anglisht). Tottenham Hotspur Football Club. 25 tetor 2014. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Goodwin 2003, ff. 150–154.
- ^ Viner, Brian (1 qershor 2006). "Ricky Villa: 'I recognise I am a little part of English football history'" [Ricky Villa: 'Jam i vetdijshëm që jam një pjesë e vogël e historisë së futbollit anglez'] (në anglisht). The Independent. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "Top 50 FA Cup goals: 'And still Ricky Villa" [50 golat e Kupës FA: 'Dhe sërisht Ricky Villa] (në anglisht). BBC Sport. 7 nëntor 2014. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Parry, Richard (22 tetor 2015). "Anderlecht vs Tottenham: Remembering Spurs' 1984 Uefa Cup winners" [Anderlecht vs Tottenham: Duke kujtuar fituesit e Kupës UEFA 1984 Spurs] (në anglisht). London Evening Standard. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "100 Owners: Number 81 – Irving Scholar (Tottenham Hotspur & Nottingham Forest)" [100 pronarët – Irving Scholar (Tottenham Hotspur & Nottingham Forest)] (në anglisht). Twohundredpercent. 11 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2018. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Taylor, Matthew (18 tetor 2013). The Association Game: A History of British Football [Loja e shoqatave: Një histori e futbollit britanik] (në anglisht). Routledge. fq. 342. ISBN 9781317870081. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "Football: Turbulent times at Tottenham Hotspur" [Futboll: Kohë të turbullta te Tottenham Hotspur] (në anglisht). The Independent. 14 qershor 1993. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "Profile: Sir Alan Sugar" [Profili: Zoti Alan Sugar] (në anglisht). BBC Sport. 31 korrik 2007. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Horrie, Chris (31 korrik 1999). "They saw an open goal, and directors scored a million" [Ata panë një port bosh, dhe drejtorët shënuan një milion] (në anglisht). The Independent. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "FA Cup winners list: Full record of finals and results from history" [Lista e fituesve të Kupës FA: Rekordi i plotë i finaleve dhe rezultatet nga historia] (në anglisht). The Daily Telegraph. 27 maj 2017. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Rodrigues, Jason (2 shkurt 2012). "Premier League football at 20: 1992, the start of a whole new ball game" [Futbolli i Premier Ligsë në moshën 20 vjeç, 1992, fillimi i një loje tërësisht të re me top] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Wilson, Jeremy (5 maj 2010). "Manchester City v Tottenham Hotspur: Harry Redknapp secures place in the history books" [Manchester City v Tottenham Hotspur: Harry Redknapp siguron një vend në librat e historisë] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Donovan 2017, ff. 160, 163.
- ^ Hughes, Simon (16 shkurt 2001). "The crestfallen cockerels" (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Ruthven, Hunter (22 prill 2016). "Tottenham Hotspur share sales see football club valued at £426m" [Shitja e aksioneve të Tottenham Hotspur e sheh klubin e futbollit në vlerën 426 milion £] (në anglisht). Real Business. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2018. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Bains, Raj (27 prill 2017). "Daniel Levy has divided Tottenham fans, but now he's overseeing something special at Spurs" [Daniel Levy ka përçarë tifozët e Tottenhamit, por tani ai po shikon diçka të veçantë te Spurs] (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "Mauricio Pochettino: Tottenham appoint Southampton boss" [Mauricio Pochettino: Tottenham punëson shefin e Southampton] (në anglisht). BBC Sport. 28 maj 2014. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Bysouth, Alex (21 maj 2017). "Hull City 1–7 Tottenham Hotspur" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 9 korrik 2018.
- ^ "Tottenham kualifikohet pas ndeshjes më të çmendur në historinë e Championsit (VIDEO)". Koha Jonë. 17 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2019. Marrë më 4 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dramë në Amsterdam, Tottenham kualifikohet në finale në sekondat e fundit (video)". fokusi.info. 8 maj 2019. Marrë më 4 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kemajl Goca (8 maj 2019). "Ajaxi kapitullon në çastet e fundit, Tottenham në finale!". botasot.info. Marrë më 4 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Liverpool fiton Champions League për herë të 6, mposht 2-0 Tottenhamin". Top-Channel.tv. 1 qershor 2019. Marrë më 4 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)