FC Porto
Futebol Clube do Porto (Portugalisht: [ˌfuteˈbɔɫ ˈklube du ˈpoɾtu]; gjithashtu njohur si F.C. Porto ose thjeshtë Porto) është një klub portugez me seli në Porto. Ky klub është një nga klubet më të njohura në Portugali dhe më gjerë, dhe zhvillon ndeshjet në Primeira Liga, liga më e lartë e sistemit të futbollit portugez.
Emri i plotë | Futebol Clube do Porto | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Dragões, Azuis e Brancos | ||
Themeluar | 28 shtator 1893 | ||
Stadiumi | Estádio do Dragão | ||
Kapaciteti | 50,431 vende[1] | ||
Pronari | Pinto da Costa | ||
Trajneri | Nuno Espírito Santo | ||
Liga | Primeira Liga | ||
2023/24 | 3. | ||
Faqja zyrtare | [[1] Faqja zyrtare e klubit] | ||
|
Krijuar më 28 shtator 1893, si një nga tre skuadrat e mëdhenjë (Portugalisht: Três Grandes) e Portugalisë, sëbashku me rivalët e Benficës dhe Sporting CP, të cilat kurrë nuk janë rrëzuar nga Primeira Liga që nga krijimi i saj në vitin 1933. Skuadra ka pseudonimin Dragões (Dragonjtë), nga karikatura mitologjike e cila qëndron në krye të stemës së klubit, ose Azuis e brancos (Blu dhe bardhë), për ngjyrat e fanellës; tifozët e tyre quhen Portistas. Që nga viti 2003, Porto i luan ndeshjet e saj në shtëpi te Estádio do Dragão, e cila zëvëndësoi shtëpinë 52 vjeçare të klubit, Estádio das Antas.
Porto është klubi më i suksesshëm në Portugali nga numri i përgjithshëm i trofeve, duke fituar 74 tituj zyrtarë. Brënda vendit, Porto ka fituar 27 tituj të Primeira Liga, 5 nga ato rresht (ndërmjet 1994–95 dhe 1998–99), një rekord në futbollin portugez. Arritje të tjera brënda vendit është edhe fitimi i 16 titujve të Taça de Portugal, fitimi i 20 titujve të Campeonato de Portugal, një ish trofe, ku ata mbajnë rekordin sëbashku me Sporting CP për titujt e fituar rresht (4 herë), dhe shifrën rekord prej 20 titujsh të Supertaça Cândido de Oliveira.
Porto u bë skuadra e dytë në historinë e futbollit portugez, pas Benficës, që kompleton dy sezone me 30 ndeshje pa pësuar asnjë humbje, gjatë sezoneve 2010–11 dhe 2012–13. Në të shkuarën, Porto arriti distancën më të madhe të pikëve midis fituesit dhe vendit të dytë (21 pikë) në një sistem ku fitorja vlen tre pikë.
Ndërkombëtarisht, Porto ka fituar shtatë titujt të mëdhenjë: Kupën Evropiane/UEFA Ligën e Kampioneve në vitet 1987 dhe 2004, Kupën UEFA/Europa League në vitet 2003 dhe 2011 dhe Kupën Ndërkontinentale në vitet 1987 dhe 2004. Porto është klubi i vetëm që i ka fituar tre kompedicionet e fundit, dhe ka arritur të fitojë tripletën kontinentale e ligës vendase, kupës dhe titullit europian (2002–03 dhe 2010–11). Veç kësaj, Porto ka përfunduar si finalist në 1983–84 European Cup Winners' Cup dhe edicionet e viteve 2003, 2004 dhe 2011 të UEFA Super Kupës.
Historia
RedaktoVitet e hershme (1893–1921)
RedaktoKlubi u krijua më 28 shtator 1893 si Foot-Ball Club do Porto nga António Nicolau de Almeida, një tregtar lokali në një port veror, i cili u bë i hipnotizuar me futbollin gjatë udhëtimeve të tij në Angli.[2][3] Porto luajti ndeshjet e saj të para kundër klubeve të tjera portugeze, përfshirë një ndeshje kundër klubit të Lisbonës, Foot-Ball Club Lisbonense më 2 mars 1984. Kjo ndeshje kishte vëzhgimin e mbretit Karlos I dhe mbretëreshës Amélie of Orléans, e cila udhëtoi për në Porto për të ndjekur ngjarjen dhe për t'i dhuruar trofeun fituesit.[4]
Entuziazmi i Almeidas dhe përfshirja e rënjes së klubit për shkak të presionit të familjes, dhe pas mbarimit të shekullit, Porto kishte hyrë në një periudhë të pasivitetit. Në vitin 1906, José Monteiro da Costa u rikthye në Porto pasi mbaroi studimet në Angli. Ashtu si Almedia, tridhjetë vjet më parë, ai gjithashtu ishte mahnitur nga lojërat në Angli, dhe sëbashku me disa shoqërues, vendosi të rivendoste praktikën e futbollit në qytet, jashtë qarqeve britanike. Më 2 gusht 1906, Porto u ringjall dhe Monteiro da Costa u emërua presidenti i saj. Edhe pse ishte forca lëvizëse, klubi gjithashtu krijoi dhe zhvilloi sporte të tjera, duke përfshirë gjimnastikën, peshëngritjen dhe mundjen, atletikën dhe notin. Menjëherë pas kësaj, Porto mori me qera fushën e saj të parë duke vendosur edhe një trajner francez me emrin Adolphe Cassaigne, i cili qëndroi te klubi deri në vitin 1925.
Më 15 dhjetor 1907, Porto luajti ndeshjen e saj të parë kundër një skuadre të huaj, duke mikpritur spanjollët e Real Fortuna. Në muajin tjetër, Porto ktheu vizitën dhe luajti ndeshjen e saj të parë jashtë fushe. Katër vite më vonë, klubi fitoi trofeun hapës të Taça José Monteiro da Costa,[5] duke fituar trofeun e parë zyrtarë në histori. Në vitin 1912, Porto bashkuoi përpjekjet me Leixoes për krijimin e Shoqatës së Futbollit Porto, i cila filloi organizimin kampionatin rajonal në vitin e ardhshëm. Porto e përfundoi sezonin e parë si finalist, mbara rivalëve lokal Boavista, por në sezonin e ardhshëm klubi fitoi kampionatin e parë. Deri në fund të sezonit 1920–21, Porto u shpall kampione gjashtë herë në shtatë sezone,[6] dhe fituesi me të drejta të plota të Taça José Monteiro da Costa, pasi mori triumfin e tretë rresht në vitin 1916.[5]
Vitet e titujve të parë kombëtarë dhe të thatsirës (1921–1976)
RedaktoSezoni 1921–22 u shënua me krijimin e kupës së parë të futbollit në mbarë vendin – Campeonato de Portugal. I organizuar nga federata vendase, ky turnament me eleminim mblidhte fituesit e kampionateve të ndryshme në Portugali për të vendosur përfundimisht "kampionin e Portugalisë".[7] Pasi Porto fitoi titullin e katërt rresht në ligën vendase, Porto mposhti Sporting CP në edicionin e hapjes së kupës dhe u bë kampioni i parë i Portugalisë.[8] Gjatë kohës që ishte një forcë dominuese [a] klubi u përball me kundërshtarë të fortë në ligën vendase, duke fituar tre herë ligën në një distancë prej gjashtë vitesh.[8] Në sezonin 1933–34, klubit i'u mohua pjesmarrja në Campeonato de Portugal nga vetë shoqata e futbollit për shkak se refuzoi të lirojë lojtarët për një ndeshje midis skuadrave rajonale të Portos dhe Lisbonës.
Në sezonin tjetër, u krijua një tjetër kampionat kombëtarë i quajtur Campeonato da Primeira Liga (Kampionati i Premier League), ose thjesht Primeira Liga, e cila përkohësisht nga federata për të rritur numrin e ndeshjeve për të rritur konkurencën e futbollit portugez. Si kampionati rajonal, Porto u kualifikua për në edicionin e parë me eleminim, duke e fituar me 10 nga 14 ndeshjet e luajtur.[9] Për shkak të suksesit në formatin e ligës së vetë, Primeira Liga u bë kampionati zyrtar për sezonin 1938–39, duke zënë vendin e Campeonato de Portugal, e cila u shndërrua në Taça de Portugal, kupa kryesore.[7][8] Porto fitoi turnamentin ingaurues së ligës së re të vendit dhe në mënyrë të suksesshme e ruajti titullin duke e fituar edhe vitin tjetër, pavarësisht se pothuajse dështoi për të marrë pjesë. Megjithatë, përfitimet e Porto nga vendimi për të zgjeruar ligën me dy skaudra të tjera, bëri që klubi ti lejohej pjesmarrja. Klubi dështoi për të fituar titullin për herë të tretë rresht dhe do të rikthehej ta mbyllte sezonin në tre të parat në sezonin 1946–47, pasi fitoi titullin e 30të dhe të fundit rajonal.[8] Në vitin 1948, Porto mposhti skaudrën angleze Arsenal me rezultatin 3–2 në një ndeshje miqësore. Për të festuar këtë fitore, shoqatat i ofruan klubit një trofe me përmasa të mëdha i krijuar nga argjendi dhe druri – Taça Arsenal.
Duke pasur një periudhë 16 vjeçare pa fituar trofe, Porto u rikthye në rrugët e fitores duke dalë triumfues në 1955–56 Primeira Liga duke dalë me pikë të barabarta me Benficën, por me golavarazhin më të mirë. Më vonë në atë sezon, Porto mposhti Torreense për të fituar trofeun e parë Taça de Portugal dhe për të arkivuar dopietën e parë.[10] Si një fitues i ligës portugeze, Porto bëri debutimin e saj europian duke u kualifikuar për në 1956–57 Kupën Europiane. Pjesmarrja e parë e klubit nuk ishte e gjatë, duke u eleminuar në raundin para-eleminar pas dy humbjeve kundër kampionëve spanjoll të Athletic Bilbao.[11] Një vit më vonë, Porto ngriti në ajër trofeun e dytë të Taça de Portugal duke mposhtur me finale Benficën me rezultatin 1–0. Dy klubet u përballën sërisht në finalen e sezonit tjetër, por këtë herë Benfica mori trofeun duke i hequr mundësinë Portos, e cila kishte fituar 1958–59 Primeira Divisão, të fitojë dopietën e dytë të trofeve vendor.
Shpejt pas kësaj, klubi hyri në një pjesë tjetër të pafat të historisë, ku pika më e lartë ishte fitorja në finalen e vitit 1968 në Taça de Portugal. Gjatë kësaj kohe, Porto arriti renditjen më të dobtët në ligë gjatë historisë së saj, duke e mbyllur sezonin 1969–70 në vendin e nëntë, kurse rekordi për pozicionin më të mirë ishin gjashtë vende të dyta (katër rresht nga 1961–62 dhe 1964–65).[12] Në kompedicionet evropiane, klubi mori pjesë për herë të parë në Inter-Cities Fairs Cup (gjithashtu dhe në pasuesin e saj, Kupa UEFA) dhe në Cup Winners' Cup, pa mundur dot të kalojë raundin e tretë.[13] Një nga momentet më tragjike të klubit ndodhi më 16 dhjetor 1973, kur gjatë një ndeshje lige kundër Vitória de Setúbal, kapiteni 26 vjeçar Pavão ra pa ndjenja në fushë dhe vdiq më vonë në spital.[14] Në muajin tjetër, Porto prezantoi lojtarin ndërkombëtar peruan Teófilo Cubillas, që u bë një nga lojtarët më të suksesshëm të klubit, duke shënuar 65 gola në 108 ndeshje.
Afirmimi ndërkombëtar (1977–1988)
RedaktoRikthimi i José Maria Pedroto – një ishte lojtar dhe trajneri i Portos në vitet 1960' – solli një kapitull të ri në historinë e klubit në sezonin 1976–77. Përgjegjës triumfunin e kupës së shkuar në vitin 1968, Pedroto udhëhoqi Porton në fitimin e titullit të katërt në kompedicion. Në sezonin e ardhshëm, ai e mbylli perudhën e errët të Portos pa fituar kampionatin, duke e udhëhequr atë në fitimin e titullit për herë të parë pas 19 vitesh me Pedroton që kishte qënë pjesë e skuadrës që e kishte fituar kampionatin para 19 vitesh.
Shënimet
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Estádio do Dragão – História". F.C. Porto. Marrë më 10 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "FC Porto". Union of European Football Associations. Marrë më 28 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Clubs – FC Porto". Fédération Internationale de Football Association. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2014. Marrë më 28 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Martins, Paulo (15 shtator 2004). "Taça D. Carlos I 1894". Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 21 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Martins, Paulo; Nunes, João (26 qershor 2004). "Taça José Monteiro da Costa". RSSSF.com. Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 21 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Martins, Paulo; Nunes, João (26 qershor 2004). "Campeonato do Porto (Oporto Championship)". Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 21 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "História". FPF.pt. Federata Portugeze e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2014. Marrë më 22 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Claro, Paulo (15 maj 2004). "Campeonato de Portugal 1921–1938". RSSSF.com. Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 22 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Teixeira, Jorge Miguel (11 gusht 1999). "Portugal 1934–35". RSSSF.com. Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 23 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Claro, Paulo (22 maj 2014). "Portugal – List of Cup Winners". RSSSF.com. Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 5 korrik 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "UEFA Champions League 1956–57". UEFA.com. Union of European Football Associations. Marrë më 24 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Claro, Paulo (15 maj 2014). "Portugal – List of champions". Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 25 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "FC Porto – History". Union of European Football Associations. Marrë më 25 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Marques Simões, Rui (13 shtator 2009). "FC Porto–Setúbal à jornada 13: é dia de lembrar Pavão" [FC Porto–Setúbal on matchday 13: a day to remember Pavão]. Diário de Notícias. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2014. Marrë më 26 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)