Ballspielverein Borussia 09 e.V. Dortmund, njohur zakonisht si Borussia Dortmund ([boˈʁʊsi̯a ˈdɔʁtmʊnt], Dortmund, ose BVB, është një klub futbollistik gjerman me seli në Dortmund, North Rhine-Westphalia. Klubi është pjesë e një shoqate antarsimi sportive me më shumë se 115,000 antarë,[1] duke e bërë BVB-në shoqatën e sportive të antarsimit të tretë më të madhe në Gjermani. Dortmund luan në Bundesligë, liga elitare e futbollit gjerman. Dortmundi është një nga klubet më të suksesshme në historinë e futbollit gjerman.[2][3]

Borussia Dortmund
Pseudonimi(et)Die Borussen

Die Schwarzgelben (Verdhezinjtë)

Der BVB
Themeluar19 dhjetor 1909
StadiumiSignal Iduna Park
Kapaciteti81,264 vende
PronariGjermania Reinhard Rauball
TrajneriZvicra Lucien Favre
LigaBundesliga
2021/223
Faqja zyrtare[[1] Faqja zyrtare e klubit]
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Borussia Dortmund u themelua në vitin 1909 nga shtatëmbëdhjetë lojtarë nga Dortmundi. Klubi ka fituar tetë kampionate gjerman, tre DFB-Pokal, pesë DFL-Superkupa, një Ligë Kampionesh, një Kupë UEFA të Fituesve të Kupës dhe një Kupë Ndërkontinentale. Fitorja e tyre në Kupën e Fituesve të Kupës në vitin 1966 i bëri klubin e parë gjerman që fiton një titull europian.

Historia Redakto

1909–1949: Themelimi dhe vitet e hershme Redakto

Dortmundi u themelua më 19 dhjetor 1909 nga një grup të rinjsh të pakënaqur me Trinity Youth të sponsorizuar nga Kisha Katolike, ku ata luanin futboll nën syrin e ashpër dhe jo simpatik të priftit lokal. Prifti, at Dewald u bllokua te dera kur u përpoq të prishte mbledhjen organizative që po zhvillohej në një dhomë të pubit lokal, Zum Wildschütz. Themeluesit ishin Franz dhe Paul Braun, Henry Cleve, Hans Debest, Paul Dziendzielle, Franz, Julius dhe Wilhelm Jacobi, Hans Kahn, Gustav Müller, Franz Risse, Fritz Schulte, Hans Siebold, August Tönnesmann, Heinrich and Robert Unger, Fritz Weber dhe Franz Wendt. Emri Borussia është Latinisht për Prusia, por u mor nga birra Borussia nga birraria e afërt Borussia në Dortmund.[4]

1950–1961: Trofetë e parë kombëtarë Redakto

1962–1989: Debutimi në Bundesligë Redakto

1990–1999: Epoka e artë Redakto

2000–2008: Shekulli ri dhe Borussia "bëhet publike" Redakto

Në tetor 2000, Borussia Dortmund u bë klubi i parë – dhe deri më tani i vetmi – i tregtuar publikisht në bursën gjermane.[5]

Në sezonin 2001–02, Dortmundi u shpall kampion i Bundesligës për të tretën herë në histori. Ata patën një ecuri të jashtëzakonshme në fundin e sezonit, duke parakaluar Bayer Leverkusenin në javën e fundit të kampionatit. Trajneri Matthias Sammer u bë njeriu i parë në historinë e klubit që e fiton titullin si lojtar dhe trajner.[6] Në të njëjtin sezon, ata u mposhtën në finalen e Kupës UEFA nga ekipi holandez Feyenoord.

2009–vazhdon: Rikthimi në maja, epoka e Klopp Redakto

Në sezonin 2009–10 Dortmundi i Klopp arriti një vend të 5të në kampionat, duke u rikthyer në Ligën e Evropës. Ata humbën mundësinë të kualifikoheshin në Ligën e Kampioneve pasi nuk fituan në dy ndeshjet e fundit ndaj VfL Wolfsburg (vendi i 8të) dhe SC Freiburg (vendi i 14të). Në sezonin e ri ekipi përbëhej nga lojtarë të rinjë dhe të talentuar. Më 4 dhjetor 2010, Dortmund u bë Herbstmeister (Kampion Dimri), një arritje jozyrtare për ekipin që kryeson kampionatin para nisjes së pushimeve dimërore. Ata e arritën këtë gjë tre ndeshje para, duke barazuar rekordin e Eintracht Frankfurt (1993–94) dhe 1. FC Kaiserslautern (1997–98).[7]

Sukseset Redakto

Meshkujt Redakto

Kampionatet kombëtare Redakto

Ekipi i futbollit të meshkujve është reparti më i suksesshëm i Borussia Dortmund i cili ka fituar 8 tituj të kampionit gjerman. Në tabelen e perhershme të Bundesliges në fund të sezonit 2016/17 pas 50 viteve në Bundesligë, zë vendin e katërt me 2675 pikë. Borussia Dortmund ishte ekipi i parë i cili pas fitores së kampionatit në vitin 1957 është nderuar si "Ekipi i vitit". Gjithashtu edhe ne vitet 1995 dhe 2011 pas fitores së titullit të është nderuar "Ekipi i vitit".

Kampion Gjerman (8): 1956, 1957, 1963, 1995, 1996, 2002, 2011, 2012

Nënkampion Gjerman (7): 1949, 1961, 1966, 1992, 2013, 2014, 2016

Kampionatet ndërkombëtare Redakto

Borussia Dortmund ka fituar "Europapokal der Pokalsieger 1965/66" si ekipi i parë gjerman i cili ka fituar një Europapokal. Pas fitores së "Champions League 1997" dhe "Weltpokal 1997", Borussia Dortmund është përzgjedhur si Ekipi Botëror i vitit 1997 nga Association Internationale de la Presse Sportive (AIPS).

Kupat Redakto

Borussia Dortmund e ka fituar DFB-Pokal 4 herë dhe ka qenë 9 herë në Finale. Në vitin 2012 janë fituar për herë të parë Kupa dhe Kampionati në një sezonë. Borussia Dortmund është gjithashtu ka fituar edhe Superkupen 5 herë dhe ka qenë 9 herë pjesëmarres në ketë garë.

Lojtarët Redakto

Skuadra aktuale Redakto

Redaktuar më 18 shkurt 2020[8]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1   Pt Roman Bürki
2   Mb Dan-Axel Zagadou
5   Mb Achraf Hakimi (në huazim nga Real Madrid)
6   Mf Thomas Delaney
7   Mf Jadon Sancho
8   Mf Mahmoud Dahoud
10   Mf Mario Götze
11   Sm Marco Reus (kapiten)
13   Mb Raphaël Guerreiro
14   Mb Nico Schulz
15   Mb Mats Hummels
16   Mb Manuel Akanji
17   Sm Erling Braut Håland
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
18   Mb Leonardo Balerdi
19   Mf Julian Brandt
22   Mb Mateu Morey
23   Mf Thorgan Hazard
25   Pt Luca Unbehaun
26   Mb Łukasz Piszczek
27   Mf Emre Can (në huazim nga Juventus)
28   Mf Axel Witsel
29   Mb Marcel Schmelzer
32   Mf Giovanni Reyna
35   Pt Marwin Hitz
37   Mf Tobias Raschl
40   Pt Eric Oelschlägel

Trajnerët Redakto

 
Trajneri Ottmar Hitzfeld udhëhoqi Dortmundin deri ne finalen e UEFA Champions League
Fillimi Fundi Trajneri
1 korrik 1935 korrik 1935 Ernst Kuzorra
1935 30 qershor 1936 Fritz Thelen
1 qershor 1936 1938 Ferdl Swatosch
1 korrik 1963 30 qershor 1965 Hermann Eppenhoff
1 korrik 1965 30 qershor 1966 Willi Multhaup
1 korrik 1966 10 prill 1968 Heinz Murach
18 prill 1968 16 dhjetor 1968 Oßwald Pfau
7 Djetor 1968 17 mars 1969 Helmut Schneider
21 mars 1969 30 qershor 1970 Hermann Lindemann
1 korrik 1970 21 Djetor 1971 Horst Witzler
3 janar 1972 30 qershor 1972 Herbert Burdenski
1 korrik 1972 30 tetor 1972 Detlev Brüggemann
1 Nentor 1972 1 mars 1973 Max Michallek
2 mars 1973 30 dhjetor 1973 Dieter Kurrat
1 korrik 1973 30 dhjetor 1974 Janos Bedl
1 korrik 1974 1 shkurt 1976 Otto Knefler
1 shkurt 1976 18 qershor 1976 Horst Buhtz
18 qershor 1976 30 prill 1978 Otto Rehhagel
21 maj 1978 29 prill 1979 Carl-Heinz Rühl
30 prill 1979 30 qershor 1979 Uli Maslo
1 korrik 1979 10 maj 1981 Udo Lattek
11 maj 1981 30 qershor 1981 Rolf Bock
1 korrik 1981 30 qershor 1982 Branko Zebec
1 korrik 1982 5 prill 1983 Karl-Heinz Feldkamp
6 prill 1983 30 qershor 1983 Helmut Witte
1 korrik 1983 23 tetor 1983 Uli Maslo
31 tetor 15 Nentor 1983 Heinz-Dieter Tippenhauer
16 Nentor 1983 30 qershor 1984 Horst Franz
1 korrik 1984 24 tetor 1984 Friedhelm Konietzka
28 tetor 1984 30 qershor 1985 Erich Ribbeck
1 korrik 1985 20 prill 1986 Pál Csernai
20 prill 1986 26 qershor 1988 Reinhard Saftig
27 qershor 1988 30 qershor 1991 Horst Köppel
1 korrik 1991 30 qershor 1997 Ottmar Hitzfeld
1 korrik 1997 30 qershor 1998 Nevio Scala
1 korrik 1998 4 shkurt 2000 Michael Skibbe
5 shkurt 2000 12 prill 2000 Bernd Krauss
16 prill 2000 30 qershor 2000 Udo Lattek
1 korrik 2000 30 qershor 2004 Matthias Sammer
1 korrik 2004 18 dhjetor 2006 Bert van Marwijk
19 Dhejtor 2006 12 mars 2007 Jürgen Röber
12 mars 2007 19 maj 2008 Thomas Doll
1 korrik 2008 1 korrik 2015 Jürgen Klopp
1 korrik 2015 1 korrik 2017 Thomas Tuchel
1 korrik 2017 Peter Bosz

Referime Redakto

  1. ^ "Bayern is world's biggest club, by membership". insideworldfootball.com (në anglisht). 30 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2014. Marrë më 6 shkurt 2015.
  2. ^ "Fußball Deutsche Meister seit 1903 Tabelle Liste Statistik Übersicht deutsche Fußballmeister Fussballmeister DFB". Sport-finden.de (në gjermanisht). Marrë më 28 prill 2013.
  3. ^ "Alle Sieger des Landesmeister-Cups und der Champions League". Kicker.de (në gjermanisht). 20 maj 2012. Marrë më 28 prill 2013.
  4. ^ "A turbulent founding on 19/12/1909" [Një themelim i trazuar më 12/19/1909]. bvb.de (në anglisht). Borussia Dortmund. Marrë më 9 gusht 2014.
  5. ^ "Borussia Dortmund fans and investors aren't on the same team" [Tifozët dhe investitorët e Borussia Dortmundit nuk janë në të njëjtin ekip] (në anglisht). Deutsche Welle. 13 maj 2011. Marrë më 12 korrik 2018.
  6. ^ "Bayern Munich vs Borussia Dortmund: The first all-German Champions League final" [Bayern Mynih vs Borussia Dortmund: Finalja e parë e gjitha gjermane e Ligës së Kampioneve] (në anglisht). India Today. 24 maj 2013. Marrë më 17 gusht 2013.
  7. ^ "Dortmund vorzeitig Bundesliga-Herbstmeister" (në gjermanisht). Focus. 4 dhjetor 2010. Marrë më 5 dhjetor 2010.
  8. ^ "First Team" [Ekipi i parë]. bvb.de (në anglisht). Borussia Dortmund. Marrë më 27 korrik 2019.