Klodian Duro (lindur më 21 dhjetor 1977Tiranë) është një ish futbollist shqiptar.[1] Gjatë karrierës së tij futbollike, ai njihej si një mesfushor i zhdërvjellët i cili zakonisht luante edhe si mesfushor i avancuar. Një lojtar i kombëtares shqiptare për 11 vite, Duro ka shënuar gjashtë herë në 77 paraqitje, duke qënë një nga lojtarë me më shumë ndeshje me kombëtaren. Vëllai i tij, Albert Duro, gjithashtu ka qënë futbollist dhe ka luajtur edhe për kombëtaren.[2]

Klodian Duro
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKlodian Duro
Datëlindja (1977-12-21) 21 dhjetor 1977 (46 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor-sulmues
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1996–1998Elbasani48(11)
1998–1999Tirana27(1)
1999Elbasani11(2)
2000–2001Vllaznia44(12)
2002Samsunspor9(0)
2002–2003Galatasaray0(0)
2002–2003Malatyaspor18(3)
2003Partizani11(3)
2004Çaykur Rizespor11(1)
2004–2005Arminia Bielefeld19(0)
2005–2008Tirana84(25)
2008–2009AC Omonia26(6)
2009–2010Apollon Limassol24(2)
2010–2011LASK Linz18(3)
2011–2013Tirana34(4)
Karriera ndërkombëtare
2001–2011Shqipëria78(6)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube

Redakto

Duro e filloi karrierën e tij si profesionist me Elbasanin në sezonin 1996–97, ku ai luajti 13 ndeshje në kampionat. Elbasani e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 14-të me 20 pikë, duke u vendosur në grupin e tretë ku e fitoi me 29 pikë. Në sezonin tjetër, formati e kampionatit ndryshoi duke u bërë me 18 skuadra. Duro luajti gjithsej 31 ndeshje duke shënuar shtatë gola, gjë që rezultoi deçizive për Elbasanin e cila e mbylli sezonin në një vend komod të gjashtë.[3]

Në merkaton verore të vitit 1998, Duro u transferua te klubi kryeqytetas KF Tirana, e cila ishte dhe kampionja në fuqi. Gjatë sezonit 1998–99, Duro shënoi vetëm një gol në 27 paraqitje në kampionat, me Tiranën që e mbylli në vendin e parë duke u shpallur kampion për të dytën herë rresht. Tirana mori 61 pikë gjatë sezonit, vetëm një më shumë se Vllaznia.[4] Ky ishte trofeu i parë madhor i Duros. Tirana e fitoi kampionatin vetëm në javën e fundit pasi mposhti Burrelin me rezultatin 3–0 më 14 maj.[5] Vetëm tetë ditë më vonë, Duro fitoi trofeun e dytë madhor në karrierën e tij, pasi Tirana mposhti Vllazninë me rezultatin 3–0 nga gjuajtjet e penalltive në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi koha e rregullt sëbashku me shtesën u mbyllën në barazim pa gola.[6]

Referime

Redakto
  1. ^ "Klodian Duro". kicker.de. Marrë më 13 mars 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Klodian Duro interview". sursadestiri.net. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2014. Marrë më 10 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Albanian Football Season 1997-98 Arkivuar 17 nëntor 2020 tek Wayback Machine Giovanniarmillotta.it, 25 dhjetor 2014
  4. ^ "Albanian Football Season 1998-99". Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2019. Marrë më 25 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Tirana vs. Burreli 3 – 0 Soccerway, 25 dhjetor 2014
  6. ^ "Albania Cup 1998/99". RSSSF.com. Marrë më 25 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)