Erjon Bogdani (lindur më 14 prill 1977Tiranë) është një ish futbollist shqiptar i cili ka luajtur sulmues. Ai tani punon si zbulues talentësh në kombëtaren shqiptare, ku ai u emërua më 12 gusht 2014 nga Federata Shqiptare e Futbollit.[1]

Erjon Bogdani
Skeda:Bogdani1.jpg
Të dhënat vetjake
Emri i plotëErjon Bogdani
Datëlindja (1977-04-14) 14 prill 1977 (47 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.91 m (6 ft 3 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1987-1994Partizani Tirana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1994–1998Partizani Tirana62(21)
1998Gençlerbirliği11(1)
1998–2000Dinamo Zagreb25(8)
2000–2003Reggina67(11)
2003–2004Salernitana38(8)
2004–2005Hellas Verona38(17)
2005–2007Siena49(13)
2007–2010Chievo Verona61(8)
2007–2008Livorno (Huazim)17(2)
2010–2012Cesena48(9)
2012–Siena29(6)
Gjithsej446(103)
Karriera ndërkombëtare
1996–1998Shqipëria U–217(1)
1996–2013Shqipëria74(18)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 maj 2012
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 mars 2013

Bogdani e nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 1994 me Partizanin, ku u largua në janar 1998 për të lëvizur në Turqi ku firmosi me Gençlerbirliği. Pas vetëm një goli në 11 paraqitje në Süper Lig, Bogdani kaloi në Kroaci ku do të luante deri në janar 2000 me Dinamo Zagreb. Bogdani më pas u transferua në Itali ku firmosi me klubin e Serie A, Reggina, ku do të luante deri në sezonin 2002–03. Pas kësaj, në dy sezonet e ardhshme, Bogdani u huazua në klubet e Serie B, Salernitana dhe Hellas Verona, ku impresionoi duke shënuar gola, gjë që i dhuruan një transferim te Siena në Serie A. Me Sienën ai luajti për një sezon e gjysëm, duke u larguar në janar 2007 për të firmosur me Chievo Veronën ku luajti për pjesën e mbetur të sezonit 2006–07.

Për sezonin 2007–08, Bogdani u transferua në formë huazimi te Livorno ku shënoi vetëm dy herë në 28 paraqitje në ligë. Pas mbarimit të sezonit, ai u rikthye te Chievo ku do të luante në dy sezonet e ardhshme. Pas kësaj, ai u do të transferohej te klubi i sapongjitur në Serie A, Cesena, ku në sezonin e parë të do të ishte lojtari më i mirë i skuadrës duke e ndihmuar të sigurojë mbijetesën edhe për një sezon. Në sezonin e dytë, pas blerjeve në sulm, Bogdani e humbi vendin e titullar duke bërë të largohej në merkaton dimërore të vitit 2012, duke u rikthyer te Siena, ku luajti në pjesën e mbetur të sezonit 2011–12. Në sezonin 2012–13, Bogdani do të shënonte dy herë në 20 paraqitje përpara se të deklaronte tërheqjen përfundimtare nga futbolli profesionist.

Një lojtar i kombëtares shqiptare për plot 19 vite, Bogdani bëri debutimin e tij në vitin 1996 dhe shënoi golin e tij të parë tre vite më vonë. Ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares në vitin 2011, duke thyer rekordin e sulmuesit legjendar Alban Bushi. Dy vite më vonë, saktësisht në vitin 2013, për shkak të vështirësive për të gjetur skuadër, Bogdani lajmëroi tërheqjen zyrtare me kombëtaren duke mbyllur një epokë legjendare me 18 gola në 74 paraqitje.[2]

Karriera me klube

Redakto

Vitet e para

Redakto

Bogdani u zbulua nga klubi lokal Partizani Tirana që në moshën e hershme 10 vjeçare në një kompedicion shkollash e mbajtur në Tiranë, ku ai shënoi plot 11 gola në vetëm katër ndeshje. Pas kësaj Bogdani u bashkua me akademinë e Partizanit, ku ai luajti me skuadra të moshave të ndryshme ku më pas firmosi kontratën e tij të parë si profesionist me klubin në vitin 1994.

Referime

Redakto
  1. ^ "FSHF emëron Bogdanin gjurmues të lojtarëve për ekipet Kombëtare". aSport.info. 12 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2015. Marrë më 1 shkurt 2015.
  2. ^ "Bogdani largohet nga kombëtarja shqiptare". Sport1. 14 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 1 shkurt 2015.