Jasir Asani
Jasir Asani (lindur më 19 maj 1995) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues i djathtë për klubin koreano-jugor Gwangju FC dhe kombëtaren shqiptare.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Jasir Fadil Asani | ||
Datëlindja | 19 maj 1995 (29 vjeç) | ||
Vendlindja | Shkup, Maqedoni e Veriut | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Sulmues i djathtë | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Gwangju FC | ||
Numri | 11 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2010–2014 | Vardar | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2013–2017 | Vardar | 69 | (17) |
2017 | → Shkupi (huazim) | 13 | (3) |
2017 | Pobeda | 2 | (0) |
2017–2019 | Partizani B | 5 | (3) |
2017–2021 | Partizani | 123 | (27) |
2020 | → AIK (huazim) | 7 | (2) |
2021–2023 | Kisvárda | 52 | (10) |
2023– | Gwangju FC | 33 | (7) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2014–2015 | Maqedonia U21 | 3 | (0) |
2016 | Shqipëria U21 | 1 | (1) |
2023– | Shqipëria | 9 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 mars 2023 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 tetor 2023 |
Karriera me klube
RedaktoVardar
RedaktoAsani lindi dhe u rrit në Shkup nga prindër shqiptarë dhe e nisi karrierën si futbollist me klubin e qytetit Vardari. Ai debutoi si profesionist më 25 gusht 2013 në humbjen 2–0 në transfertë kundër Turnovo, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutat e fundit.[1]
Partizani
RedaktoMë 23 shtator 2017, Asani u transferua te Partizani pas përfundimit të merkatos, duke firmosur për katër vite.[2] Si pasojë e kësaj, ai u detyrua të luante me ekipin B. Më 14 tetor, ai shënoi një tregolësh në ndeshjen kundër Sopotit në Kategorinë e Dytë.[3]
Asani debutoi me ekipin e parë më 29 tetor në humbjen 1–0 kundër Flamurtarit, duke zëvendësuar në minutat e fundit Milan Basrak.[4] Golat e tij të parë me ekipin kryeqytetas erdhi më 4 shkurt 2018 në fitoren 2–1 kundër Kamzës në kampionat.[5]
Në janar 2020, Asani u huazua te klubi suedez AIK Fotboll deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 400,000 €.[6] Ai shënoi në debutimin e tij në Allsvenskan në fitoren 2–0 kundër Örebro SK më 14 qershor.[7] Pasi luajti vetëm shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet, në një sezon i cili u shty nga Pandemia e COVID-19, AIK nuk e ushtroi të drejtën për të blerë Asanin, i cili u rikthye te Partizani para nisjes së sezonit 2020–21.[8]
Gwangju FC
RedaktoMë 28 dhjetor 2022, Asani u transferua te klubi koreano-jugor Gwangju FC në një marrëveshje dy-vjeçare.[9]
Më 18 mars 2023, Asani shënoi një tregolësh në fitoren 5–0 kundër Incheon United në K League 1.[10][11]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoAsani luajti me disa ekipe moshash të Maqedonisë para se në vitin 2016 të merrte pasaportën shqiptare dhe të kalonte te Shqipëria, duke luajtur fillimisht me ekipin nën-21.[12] Ai luajti vetëm një ndeshje me ekipin nën-21, një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij.[13]
Asani u thirr për herë të parë në ekipin e parë nga trajneri i ri Sylvinho për ndeshjen hapëse të fushatës kualifikuese të Euro 2024 kundër Polonisë më 27 mars 2023.[14] Ai luajti si titullar për 70 minuta me Shqipërinë që u mposht 1–0.[15][16]
Asani shënoi golin e parë me kombëtaren në ndeshjen e dytë kualifikuese kundër Moldavisë,[17] duke ndihmuar Shqipërinë të fitonte 2–0 në Air Albania Stadium; ai mposhti portierin me një gjuajtje me hark nga distanca që u shpall goli i javës nga votuesit në uebfaqjen e UEFAs.[18] Më 7 shtator, Asani shënoi golin e dytë me kombëtaren, në fitoren 2–0 kundër Polonisë në shtëpi që e vendosi Shqipërinë në vendin e parë të Grupit E me 10 pikë;[19][20] ai mposhti Wojciech Szczęsny me një gjuajtje spektakolare nga distanca në minutën e 37të.[21] Goli i tij u shpall sërisht goli i javës nga UEFA.[22]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
Redakto- Redaktuar më 18 mars 2023[23]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Vardar | 2013–14 | Liga e Parë e Futbollit e Maqedonisë | 12 | 7 | — | — | — | 12 | 7 | |||
2014–15 | 26 | 5 | 2 | 1 | — | — | 28 | 6 | ||||
2015–16 | 15 | 3 | — | — | — | 15 | 3 | |||||
2016–17 | 13 | 2 | 2 | 0 | — | — | 15 | 2 | ||||
Total | 66 | 17 | 4 | 1 | — | — | 70 | 18 | ||||
Shkupi | 2016–17 | Liga e Parë e Futbollit e Maqedonisë | 14 | 3 | — | — | 2 | 0 | 16 | 3 | ||
Pobeda | 2017–18 | Liga e Parë e Futbollit e Maqedonisë | 2 | 0 | — | — | — | 2 | 0 | |||
Partizani B | 2017–18 | Kategoria e Dytë | 8 | 12 | — | — | — | 8 | 12 | |||
2018–19 | 1 | 0 | — | — | — | 1 | 0 | |||||
Gjithsej | 9 | 12 | — | — | — | 9 | 12 | |||||
Partizani | 2017–18 | Kategoria Superiore | 29 | 4 | 4 | 1 | — | — | 33 | 5 | ||
2018–19 | 33 | 8 | 3 | 0 | 2 | 0 | — | 38 | 8 | |||
2019–20 | 14 | 3 | 1 | 0 | 4 | 1 | 1 | 0 | 20 | 4 | ||
2020–21 | 30 | 9 | 2 | 1 | — | — | 32 | 10 | ||||
Gjithsej | 106 | 24 | 10 | 2 | 6 | 1 | 1 | 0 | 123 | 27 | ||
AIK | 2020 | Allsvenskan | 4 | 1 | 3 | 1 | — | — | 7 | 2 | ||
Kisvárda | 2021–22 | Nemzeti Bajnokság I | 29 | 6 | 2 | 1 | — | — | 31 | 7 | ||
2022–23 | 15 | 0 | 2 | 0 | 4 | 3 | — | 21 | 3 | |||
Gjithsej | 44 | 6 | 4 | 1 | 4 | 3 | — | 52 | 10 | |||
Gwangju FC | 2023 | K League 1 | 4 | 4 | — | — | — | 4 | 4 | |||
Gjithsej karriera | 249 | 67 | 21 | 5 | 10 | 4 | 3 | 0 | 283 | 76 |
Kombëtarja
Redakto- Redaktuar më 12 tetor 2023[24]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shqipëria | 2023 | 6 | 3 |
Gjithsej | 6 | 3 |
Golat me kombëtaren
Redakto- Redaktuar më 12 tetor 2023
- Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Asani.[24]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 17 qershor 2023 | Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri | 2 | Moldavia | 1–0 | 2–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2024 |
2 | 18 shtator 2023 | Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri | 5 | Polonia | 1–0 | 2–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2024 |
3 | 12 tetor 2023 | Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri | 6 | Republika Çeke | 1–0 | 3–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2024 |
Referime
Redakto- ^ "Tornovo vs. Vardar 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 25 gusht 2013. Marrë më 9 qershor 2018.
- ^ "Partizani përforcohet në sulm, kontratë katër vjeçare me Jasir Asanin". BalkanWeb.com. 22 shtator 2017. Marrë më 10 prill 2023.
- ^ "Sulmi i Partizanit më në fund është i sigurt, ja çfarë ka bërë sot Jasir Asani". Newsport.al. 14 tetor 2017. Marrë më 30 tetor 2017.
- ^ "Vendos një gol i "makthit" Hoxhaj, Flamurtari mposht Partizanin dhe i afrohet Kukësit (VIDEO)". Panorama Sport. 29 tetor 2017. Marrë më 29 tetor 2017.
- ^ "'Dopieta' e Asanit, Partizani mposht dhe parakalon Kamzën në renditje". BalkanWeb.com. 4 shkurt 2018. Marrë më 9 qershor 2018.
- ^ "Jasir Asani, prezantohet te AIK, gati për të debutuar!". SuperSport.al. 8 janar 2020. Marrë më 10 prill 2022.
- ^ "Örebro vs. AIK 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 14 qershor 2020. Marrë më 10 prill 2022.
- ^ "Jasir Asani nuk do rikthehet te Partizani, transferohet te ekipi i njohur europian". City News Albania. 22 gusht 2020. Marrë më 10 prill 2022.
- ^ "1부 승격 광주, UEFA 챔피언스리그 출신 아사니 영입 [오피셜]" (në koreanisht). news.monsterzym.com. 28 dhjetor 2022. Marrë më 28 dhjetor 2022.
- ^ "아사니 '해트트릭' 광주FC, 인천 대파…서울, 5년 만에 제주 제압". Naver (në koreanisht). 18 mars 2023. Marrë më 18 mars 2023.
- ^ 이준희 (18 mars 2023). "아사니 해트트릭! 광주FC '정효매직'은 K리그1에서도". Naver (në koreanisht). Marrë më 18 mars 2023.
- ^ Bujar Nishani (18 mars 2016). "Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9470". Presidenti i Shqipërisë. Marrë më 30 tetor 2017.
20. Jasir Fadil Asani
- ^ "Asani debuton me gol, Kombëtarja e Shpresave barazon me Arabinë Saudite". Panorama Sport. 22 janar 2016. Marrë më 9 qershor 2018.
- ^ Olta Beqiri (17 mars 2023). "Trajneri Sylvinho shpall listën e Kombëtares për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 ndaj Polonisë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Marrë më 17 mars 2023.
- ^ "VIDEO/ E vendos një episod, Shqipëria e pafat e nis rrugën drejt Euro 2024 me humbje përballë Polonisë". Panorama Sport. 27 mars 2023. Marrë më 5 prill 2023.
- ^ "NOTAT/ Spikasin Kumbulla e Mihaj, ja vlerësimet e "Panorama Sport" për lojtarët kuqezi në sfidën me Poloninë". Panorama Sport. 28 mars 2023. Marrë më 5 prill 2023.
- ^ "Realizoi golin spektakolar kundër Moldavisë, Asani: Të japim më të mirën për Europianin, përjetë me ty Shqipëri". Pamfleti.net. 17 qershor 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
- ^ "UEFA announces Yasir Asani's goal as the most beautiful of the week". Ocnal.com (në anglisht). 20 qershor 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
- ^ "Shqipëria mposht Poloninë! Kuqezinjtë fitojnë 2 me 0 në "Air Albania" dhe prekin Europianin". Top-Channel.tv. 10 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
- ^ "VIDEO/ Shqipëria shtron rrugën për në Europian, mposht Poloninë dhe kryeson Grupin E". SuperSport.al. 10 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
- ^ "Jasir Asani: Ja çfarë më tha Shezni për supergolin". Botasot.info (në anglisht). 10 shtator 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
- ^ "Goli i tij u shpall si më i bukuri i raundit, Jasir Asani: Jam i lumtur që po e "pushtojmë" UEFA-n çdo herë". Shkodra Sport. 15 shtator 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
- ^ "Jasir Asani" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 shtator 2023.
- ^ a b "Jasir Asani". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.