Jahmir Hyka (lindur më 8 Mars 1988Tiranë) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si Mesfushor i majtë dhe qëndror për klubin amerikan San Jose Earthquakes dhe me kombëtaren shqiptare si

Jahmir Hyka
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1988-03-08) 8 mars 1988 (36 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.69 m (5 ft 7 in)
PozicioniMesfushor i majtë
Mesfushor qëndror
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
San Jose Earthquakes
Numri10
Karriera me të rinjtë
2000–2006Dinamo Tirana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006Rosenborg (loan)0(0)
2007Olympiacos0(0)
2007–2008Tirana (loan)32(2)
2008–20101. FSV Mainz 0515(0)
2010–2011Panionios9(0)
2011Tirana11(4)
2011–2017Luzern161(17)
2017–San Jose Earthquakes49(6)
Karriera ndërkombëtare
2005–2006Shqipëria U173(1)
2005–2006Shqipëria U196(1)
2007-2009Shqipëria U217(1)
2007–Shqipëria38(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 5 nëntor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 5 shtator 2017

Karriera me klube Redakto

Vitet e hershme Redakto

Hyka u bashkua me klubin lokal Dinamo Tirana që në moshën 12 vjeçare, ku ai luajti me skuadrat e të rinjëve për katër vite, deri sa u bashkua me skuadrën e parë në vitin 2004. Ai ishte kërkuar nga disa klube europiane pavarësisht se nuk kishte bërë kurrë debutimin e tij kompetitiv me Dinamon përpara se të bashkohej te klubi norvegjez Rosenborg BK në formën e huazimit në vitin 2005. Te klubi norvegjez Hyka nuk arriti të zhvillonte asnjë paraqitje zyrtare, duke qënë dy herë si zëvëndësues në Gusht dhe Shtator 2006.

Greqia dhe rikthimi në Shqipëri Redakto

Kur ishte 18 vjeç, Hyka kaloi në Greqi ku firmosi për 875.000 , ku pati disa probleme në lidhje me statusin e tij si "non-EU", duke bërë që të mos regjistrohej te grekët gjë që solli huazimin e tij.

Ai qëndroi në huazim te KF Tirana gjatë gjithë sezonit 2007–08. Gjatë këtij sezoni ai shfaqi një formë të mirë duke shënuar dy herë në 32 ndeshje, me Tiranën që e mbylli sezonin në vendin e gjashtë.

Mainz 05 Redakto

Forma e tij e mirë me Tiranën nuk kaloi pa u vënë re nga skuadrat europiane. Skuadra kroate Dinamo Zagreb shfaqi interes për Hykën por ky i fundit vendosi të kalojë në Gjermani ku firmosi një kontratë katër vjeçare me Mainz 05 që luante në 2.Bundesliga, niveli i dytë i futbollit gjerman.[1]

Panionios Redakto

Në vitin 2010, pas vetëm trembëdhjetë paraqitje në ligë me klubin gjerman, ku shumica e tyre si zëvëndësues, Hyka ishte sërisht në lëvizje, duke u rikthyer këtë herë në Greqi ku firmosi me Panionios për shumën e 120,000 .[1]

Gjatë sezonit 2010–11, Hyka luajti për skuadrën greke Panionios duke zhvilluar nëntë paraqitje në të gjitha kompedicionet, ku tetë i zhvilloi në ligë. Nga tetë paraqitjet e zhvilluar në ligë, vetëm një prej tyre e nisi si titullar.[2] Ai qëndroi vetëm në gjysmën e parë të sezonit duke koleksionuar vetëm 225 minuta.

Tirana Redakto

Pas një kohe të vështirë në Greqi, Hyka u rikthye në Shqipëri, duke firmosur për ish klubin e tij KF Tirana ku më parë kishte qëndruar për një sezon si i huazuar. Marrëveshja u realizua më 29 Janar 2011, gjatë kohës që Hyka ishte ende në Greqi. Presidenti i klubit Refik Halili kishte shprehur dëshirën për të firmosur me talentin e kombëtares në zbulimin e blerjes së re Bekim Balaj. Hyka qëndroi gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2010–11, duke zhvilluar njëmbëdhjetë paraqitje dhe duke shënuar katër gola.

Hyka bëri debutimin e tij më 20 shkurt 2011 duke luajtur 90 minuta në barazimin pa gola kundër Shkumbinit në stadiumin Qemal Stafa.[3] Fiks një muaj më vonë, në një tjetër ndeshje kundër Shkumbinit, Hyka shënoi golin e parë të sezonit me një goditje dënimi nga 25 metra duke i dhuruar skuadrës fitoren 1–0.[4] Ai vazhdoi formën e mirë të tij duke shënuar dygolësh në fitoren 4–0 kundër Laçit në prill.[5] Vetëm katër ditë më vonë, Hyka shënoi golin e katërt të sezonit duke shënuar të parin e fitores shkatërrimtare 6–1 kundër Elbasanit.[6] Tirana e mbylli sezonin në vendin e pestë me 44 pikë, duke mos u kualifikuar dot në kompedicionet evropiane, duke sjellë edhe largimit e Hykës.[7]

Luzern Redakto

Në verën e vitit 2011, Hyka u transferua te klubi zviceran FC LuzernSuper Ligën Zvicerane.[8] Ai shënoi golin e parë me skuadrën në barazimin kundër BSC Young Boys pasi më parë kishte hyrë si zëvëndësues.[9] Tifozët e Luzernit e kanë quajtur atë "Messin e Shqipërisë".

San Jose Earthquakes Redakto

Më 3 shkurt 2017, Hyka la Evropën për herë të parë për tu bashkuar me klubin amerikan San Jose Earthquakes në një marrëveshje tre-vjeçare.[10][11] Ai debutoi me klubin më 25 shkurt në një ndeshje miqësore përgatitore kundër Sacramento Republic, duke shënuar një gol në minutën e 79të pasi kishte hyrë si zëvëndësim në fillim të pjesës së dytë.[12] Debutimi i tij në Major League Soccer erdhi më 4 mars 2017 në ndeshjen hapëse ndaj Montreal Impact, duke luajtur në 20 minutat e fundit të fitores 1–0.[13]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Hyka ka luajtur me kombëtaren e moshave nën-17, nën-19 dhe nën-21.

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 7 Shkurt 2007 duke luajtur 12 minutat e fundit të humbjes 0–1 në stadiumin Qemal Stafa kundër Maqedonisë. Më 13 Tetor të atij viti, Hyka luajti ndeshjen e tij të parë kompetitive duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 90të të barazimit pa gola kundër Sllovenisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 2008.

Hyka shënoi golin e parë me kombëtaren shqiptare kundër Lihtenshtajnit më 20 gusht. Goli i tij erdhi 46 sekonda pasi ndeshja kishte filluar, duke registruar golin më të shpejtë në historinë e kombëtares shqiptare.[14]

Jeta personale Redakto

Hyka ka dy vëllezër dhe dy motra që jetojnë në kryeqytetin e Tiranës. Ai praktikon fenë islamike, duke u lutur pesë herë në ditë dhe duke agjëruar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, gjë që ai e ka bërë që në moshë 12 vjeçare. Ai shkon në xhami sa herëtë jetë e mundur kur gjen kohë nga axhenda futbollistike, dhe gjatë kohës kur ishte te Mainz 05, ai shkonte në xhami me shokun e tij të skuadrës Chadli Amri.[15]

Statistikat Redakto

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 2 maj 2015 [16]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndsh Gola
2007 4 0
2008 5 1
2009 5 0
2010 7 0
2011 7 1
2012 6 0
2013 3 0
2014 1 0
Gjithsej 38 1

Golat me kombëtaren Redakto

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 20 gusht 2008 Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa", Tiranë, Shqipëri   Lihtenshtajni 2–0 Fitore Ndeshje Miqësore
2. 10 gusht 2011 Stadiumi "Loro Boriçi", Shkodër, Shqipëri   Mali i Zi 3–2 Fitore Ndeshje Miqësore
Redaktuar më 13 janar 2013[17]

Referime Redakto

  1. ^ a b Sporti Shqiptar (15 gusht 2010). "Sporti Shqiptar". Sporti Shqiptar. Marrë më 16 gusht 2010.[lidhje e vdekur]
  2. ^ "PAOK VS. Panionios 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 24 tetor 2010. Marrë më 16 gusht 2014.
  3. ^ "Elbasani drejt "humnerës", Tirana barazon sërish pa gola". Lajme Parajsa. 20 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2015. Marrë më 2 maj 2015.
  4. ^ "Kategoria Superiore/ Tirana-Shkumbini 1-0". Albania Soccer. 20 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 2 maj 2015.
  5. ^ "Kategoria Superiore/ Tirana - Laci 4-0". Albania Soccer. 11 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 2 maj 2015.
  6. ^ "Kategoria Superiore/ Tirana - Elbasani 6-1". Albania Soccer. 15 prill 2011. Marrë më 2 maj 2015.[lidhje e vdekur]
  7. ^ "Hyka drejt Zvicrës, gati largimi nga Tirana". Facebook. 13 qershor 2011. Marrë më 2 maj 2015.
  8. ^ "Levizjet/ Hyka firmos me Lucernen ne Zvicer". Albaniasoccer. 4 korrik 2011. Marrë më 13 korrik 2012.
  9. ^ "Legjionaret/ Shenon Hyka ne barazimin e Luzernes". Albaniasoccer. 7 gusht 2011. Marrë më 7 gusht 2011.
  10. ^ "Hyka firmos në Amerikë, refuzon mijëra dollarë nga Kina". Koha Jonë. 12 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  11. ^ "Zyrtare: Jahmir Hyka firmos me San Jose Earthquakes". Gazeta Tema. 3 shkurt 2017. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  12. ^ "Hyka debuton me gol në Amerikë (Video)". Gazeta Express. 27 shkurt 2017. Marrë më 9 dhjetor 2018.[lidhje e vdekur]
  13. ^ "Hyka e nis mbarë, feston edhe Gashi". Sport Ekspres. 5 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  14. ^ "Albania vs. Liechtenstein" [Shqipëria vs. Lihtenshtajn] (në anglisht). National Football Teams. 20 gusht 2008. Marrë më 2 maj 2015.
  15. ^ "Hyka në versionin tokësor". Sport Ekspres. 20 dhjetor 2008. Marrë më 10 qershor 2011.
  16. ^ Jahmir Hyka | National Football Teams
  17. ^ Football PLAYER: Jahmir Hyka

Lidhje të jashtme Redakto