Bekim Balaj
Bekim Balaj (lindur më 11 janar 1991) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues me klubin austriak Sturm Graz dhe kombëtaren shqiptare.
![]() Balaj with FC Terek in 2016 | |||
Të dhënat personale | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Bekim Abdyl Balaj | ||
Data e lindjes | 11 Janar 1991 | ||
Vendi i lindjes | Reç, Shkodër, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1,88 m (6 ft 2 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Informacionet për klubin | |||
Klubi aktual | Sturm Graz | ||
Numri | 9 | ||
Karriera në rini | |||
2002–2009 | Vllaznia | ||
Karriera profesioniste* | |||
Vitet | Klubi | Ndesh.† | (Gls)† |
2009–2010 | Vllaznia | 38 | (17) |
2010–2011 | Gençlerbirliği | 1 | (0) |
2011–2012 | Tirana | 37 | (16) |
2012–2014 | Sparta Prague | 12 | (3) |
2013–2014 | → Jagiellonia Białystok (huazim) | 31 | (7) |
2014–2015 | Slavia Prague | 13 | (3) |
2015–2016 | Rijeka | 46 | (18) |
2016–2019 | Akhmat Grozny | 61 | (12) |
2019– | Sturm Graz | 10 | (4) |
Ekipi kombëtar‡ | |||
2008–2010 | Shqipëria U19 | 6 | (3) |
2010–2012 | Shqipëria U21 | 8 | (3) |
2012– | Shqipëria | 34 | (6) |
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 19 tetor 2019. † Ndeshje (Gola). |
Karriera me klubeRedakto
VllazniaRedakto
Balaj u bashkua me skuadrat e moshave të klubit shqiptar Vllaznia në moshën 11 vjeçare, e cila ishte klubi i tij lokal. Ai si fillim e nisi si portier për shkak të gjatësisë së tij dhe i tha babait të tij se i kishte thënë trajnerit Astrit Premçi se ishte i aftë për të luajtur si portier. Megjithatë, pas disa seancas stërvitore me lojtarin, Premçi zbuloi se lojtari ishte shumë i mirë në lojën me këmbë dhe e vendosi atë si qëndër sulmues.[1]
GençlerbirliğiRedakto
Një skuadër e nivelit të lartë turk e kishte ndjekur sulmuesin në pjesën më të madhe të sezonit 2009–10 ndërsa ai ishte pjesë e Vllaznisë; por klubi nuk ishte indedifikuar në janar 2010 kështu që nuk bë një ofertë,[2] megjithatë pas interesit të madh të Gençlerbirliğit në maj dhe qershor solli dhe zbulin e klubit të panjohur. Balaj firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin më 17 qershor 2010. Shuma e transferimit ishte raportuar të ishte 200.000 deri në 300.000 €, para të cilat j'u dhanë ish klubit të tij Vllaznia.[3] Menaxheri i Balaj Dritan Gjyrezi ishte liçensuar si agjenti i FIFA-s përpara se të bëhej kjo marrëveshje; kjo ishte marrëveshja e tij e parë në karrierë dhe ai shpresonte që të çonte më shumë shqiptarë në Turqi, duke thënë se të dy shtetet i kanë rrënjët shumë të forta dhe lojtarët shqiptarë që luajnë në Turqi janë shumë të fortë.[4] Balaj pas firmosjes së kontratës do të përfitonte një pagë 150.000 mijë € në vitin e parë, duke bërë që paga të rritej 600.000 € për katër vitet e tjera.[5]
TiranaRedakto
Në janar 2011, Balaj mori oferta nga klubet shqiptare Tirana dhe Vllaznia për një rikthim në Shqipëri.[6] Por pasi u takua me donatorin Refik Halili ai firmosi një kontratë dy vjeçare me klubin kryeqytetas më 20 janar 2011, duke fituar 70.000 mijë € në sezon, e cila ishte më e lartë se paga që i ofroi Vllaznia, e cila ishte 50.000 €.[7][8][9]
Ai bëri debutimin e tij me klubin e ri më 3 shkurt 2011 në një ndeshje në shtëpi kundër Skënderbeut që u mbyll në barazimin 0–0, me Balaj që hyri si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të mesfushorit Gilman Lika.[10] Goli i parë për të me Tiranën erdhi në ndeshjen e kthimit të gjysmë–finales së Kupës së Shqipërisë kundër Besës më 6 prill, duke shënuar golin e barazimit për t'i siguruar skuadrës finalen.[11] Ai shënoi golin e parë në ligë nëntë ditë më vonë në fitoren shkatërrimtare 6–1 kundër Elbasanit.[12] Pavarësisht performancave të tij të mira që nga ardhja në janar, trajneri i ri Mišo Krstičević nuk e përfshiu në formacionin titullar për finalen e kupës. Balaj hyri në fushë në vend të Gilman Likës në minutën e 54 dhe ndihmoi skuadrën e tij të fitonte trofeun e parë të sezonit pavarësisht se skuadra e tij ishte me një lojtar më pak dhe Balaj humbi penalltinë e tij në gjuajtjet e penalltive që përfunduan 4–3 për Tiranën pas pritjeve heroike të portierit Ilion Lika.[13][14][15]
Balaj shënoi golin e fitores në Superkupën e Shqipërisë 2011 kundër kampionëve të ligës Skënderbeu, në një ndeshje të vonuar dhe të ndërprerë nga tifozeria.[16][17] Goli i tij i parë në ligë për sezonin 2011–12 erdhi më 17 shtator në javën e dytë të ligës në një ndeshje jashtë fushe kundër Kastriotit duke kontribuar në fitoren 3–2, me Balaj që shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 48; këto ishin tre pikët e para të sezonit.[18][19] Pas fitores së parë në ligë, u bë shumë e qartë se Balaj dhe Gilman Lika kishin krijuar një partneritet nga mesfusha në sulm, ty dy ishin nga Shkodra.[20] Hat-tricku i tij i parë në karrierë erdhi në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Himarës që luante në Kategorinë e parë. Ai e shënoi golin e parë në minutën e 36, të dytin me penallti në minutën e 52 dhe kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 67, përpara se trajneri Julián Rubio t'a zëvëndësonte pas një dueli të ashpër që bëri që ai të dëmtonte kyçin e këmbës.[21][22] Pasi shënoi katër gola, ai si të gjithë futbollistët e tjerë shpresonin se një ditë të fillonte karrierën e tij me kombëtaren shqiptare, që për këtë gjë ai tha se do të ishte një ëndërr pas fillimit të mirë të sezonit.[23]
Sparta PragueRedakto
Balaj u bashkua me Sparta Prague në korrik 2012 që ishte nën drejtimin e trajnerit Vítězslav Lavička, i cili e pa me vëmëndje lojtarin përpara se të kryej marrëveshja. Lavička e vendosi Balaj në formacionin titullar në një ndeshje miqësore kundër Graffin Vlašim më 17 korrik. Balaj e filloi ndeshjen shkëlqyeshëm, duke j'u afruar shumë golit me një goditje me kokë në minutën e shtatë dhe më vonë shënoi në minutën e 19 me një goditje të fuqishme jashtë zonës së 18 metrave për t'i dhënë skuadrës avantazhin 3–0. Ai u zëvëndësua në fund të pjesës së parë me Spartën që fitoi ndeshjen me rezultatin 5–0. Pas kësaj miqësore, ai u rikthye në Shqipëri për të prishur kontratën e tij me Tiranën, e cila nuk e linte të lirë atë pa i paguar Sparta 100.000 mijë €, por klubi çek i pagoi vetëm gjysmën e shumës për shkak se kontrata e Balaj me kryeqytetasit skadanonte në janar 2013.
Më 4 tetor 2012, Balaj shënoi një gol historik për karrierën e tij në Ligën e Europës kundër spanjollëve të Athletic Bilbao, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të këtij kompedicioni që u mbyll me fitoren 3–1.[24]
JagielloniaRedakto
Më 8 korrik 2013, Balaj u huazua për një sezon te klubi polak Jagiellonia Białystok në Ekstraklasa.
Slavia PragueRedakto
Pasi u rikthye te Sparta Prague pas huazimit një vjeçar te Jagiellonia, ai firmosi me rivalët e qytetit të klubit Slavia Prague më 10 korrik 2014.[25] Ai firmosi një kontratë dy vjeçare me mundësi rinovimin.[26] Ai bëri debutimin e tij me klubin në ndeshjen hapëse të sezonit 2014–15 kundër Slovácko, ku ai shënoi golin e fitores në suksesin 2–1, ku klubi përmbysi disavantazhin 0–1.[27] Më 11 gusht, Balaj shënoi golin e parë në minutën e 17 të ndeshjes kundër Slovan Liberec ku Slavia Prague fitoi me rezultatin 4–1.[28]
Karriera ndërkombëtareRedakto
Ekipet e moshaveRedakto
Balaj ishte pjesë e kombëtares U–19 për ndeshjet kualifikuese të 2009 Kampionatit Europian U–19, ku ai bëri debutimin e tij kundër Anglisë U–19 në Ballymena Showgrounds, ku ai hyri si zëvëndësues në vend të Guido Tepshit në pjesën e parë në humbjen 3–0.[29] Ai shënoi golin e parë dhe të vetëm me kombëtaren U–19 në kualifikuese në humbjen 2–1 kundër Irlandës së Veriut U–19 më 13 tetor 2008 në The Oval, Belfast.[30]
Ekipi i parëRedakto
Balaj u bë pjesë për herë të parë në kombëtaren e të rriturve në shkurt 2010 për ndeshjen jozyrtare kundër Kosovës, ku ai debutoi dhe shënoi një gol në fitoren 3–2 në Prishtinë.[31] Thirrja e tij e parë zyrtare erdhi në nëntor 2012 nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen miqësoren kundër Kamerunit.[32] Ai mundi të debutojë në këtë ndeshje, duke zëvëndësuar sulmuesin tjetër Edgar Çani për 14 minutat e fundit me Shqipërinë që mori një barazim pa gola.[33]
Ai shënoi golin e tij të parë për Shqipërinë më 7 shtator 2014 kundër Portugalisë në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Euro 2016; ky gol rezultoi të ishte goli i fitores 0–1 për Shqipërinë që mposhti për herë të parë në histori Portugalinë.[34] Goli erdhi në pjesën e dytë falë një krosi në zonë të Odise Roshit nga e djathta, ku Balaj, edhe pse ishte me kurriz, arriti të kthehej dhe të bënte një gjuajtje vollej me të djathtën nga 17 metra duke mposhtur portierin Rui Patrício.[35][36] Ai e përshkroi golin e tij si gol "sulmuesi".[37]
Jeta personaleRedakto
Bekim Balaj ndihmoi për të ndërtuar shtëpi për familjet e ushtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
StatistikatRedakto
KlubetRedakto
Redaktuar më 11 shtator 2014 [38]
Performanca | Liga | Kupa | Kontinenti | Total | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Shqipëri | Liga | Kupa e Shqipëria | Europa | Total | ||||||
2007–08 | KS Vllaznia | Kategoria Superiore | 1 | 0 | – | – | 1 | 0 | ||
2008–09 | 7 | 0 | 5 | 1 | – | 12 | 1 | |||
2009–10 | 30 | 9 | 6 | 5 | 4 | 0 | 40 | 14 | ||
Turqi | Liga | Türkiye Kupası | Europa | Total | ||||||
2010–11 | Gençlerbirliği | Süper Lig | 1 | 0 | 1 | 0 | – | 2 | 0 | |
Shqipëri | Liga | Kupa e Shqipëria | Europa | Total | ||||||
2010–11 | KF Tirana | Kategoria Superiore | 13 | 2 | 4 | 1 | – | 17 | 3 | |
2011–12 | 24 | 13 | 14 | 6 | 2 | 0 | 40 | 19 | ||
2012–13 | – | – | 2 | 0 | 2 | 0 | ||||
Republika Çeke | Liga | Kupa Çeke | Europa | Total | ||||||
2012–13 | Sparta Prague | Gambrinus liga | 12 | 3 | 2 | 0 | 5 | 1 | 19 | 4 |
Poloni | Liga | Kupa Polake | Europa | Total | ||||||
2013–14 | Jagiellonia Białystok | Ekstraklasa | 31 | 7 | 5 | 2 | 0 | 0 | 36 | 9 |
Republika Çeke | Liga | Kupa Çeke | Europa | Total | ||||||
2014–15 | Slavia Prague | Gambrinus liga | 5 | 2 | 1 | 0 | 0 | 0 | 6 | 2 |
Total | Shqipëri | 75 | 24 | 29 | 13 | 8 | 0 | 112 | 37 | |
Turqi | 1 | 0 | 1 | 0 | – | 2 | 0 | |||
Poloni | 31 | 7 | 5 | 2 | 0 | 0 | 36 | 9 | ||
Republika Çeke | 17 | 5 | 3 | 0 | 5 | 1 | 24 | 6 | ||
Karriera në total | 124 | 36 | 38 | 15 | 13 | 1 | 173 | 66 |
KombëtarjaRedakto
Redaktuar më 11 shtator 2014 [39]
Kombëtarja shqiptare | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2012 | 1 | 0 |
2013 | 3 | 0 |
2014 | 1 | 1 |
Total | 5 | 1 |
Golat me kombëtarenRedakto
- Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 7 shtator 2014 | Estádio Municipal de Aveiro, Aveiro, Portugali | Portugalia | 0–1 | 0–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
TrofeRedakto
ReferimeRedakto
- ^ Gjergj Kola (20 qershor 2010). "Bekim Bala: Po përjetoj njëlloj ëndrre në Turqi…". Sporti Shqiptar. Marrë më 20 qershor 2010. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Jorgis Memo (17 dhjetor 2009). "Qipriotë dhe turq, për "yjet" e Superiores". Albania-Sport. Arkivuar nga origjinali origjinali më 29 shtator 2011. Marrë më 18 qershor 2010. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bekim Bala transferohet te Gençlerbirligi". Albania-Sport. 16 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali origjinali më 21 korrik 2011. Marrë më 18 qershor 2010. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Gjergj Kola (17 qershor 2010). "Gjyrezi: Bala në Turqi, zgjedhja më e mirë". Sporti Shqiptar. Marrë më 18 qershor 2010.
- ^ "Turkish team signs Albanian striker". World Bulletin. 17 qershor 2010. Marrë më 19 qershor 2010. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bekim Balaj, me një këmbë te Tirana". Gazeta Shqiptare Online. 19 janar 2011. Marrë më 28 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Leonard Karaj (20 janar 2011). "Bala te Tirana per 70 mije". Info Arkiv. Marrë më 28 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Gjergji Mima (21 janar 2011). "Tirana firmos me sulmuesin Bekim Balaj". Yll Press. Marrë më 28 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Besi Donati (20 janar 2011). "Perfundimisht:Bekim Bala te Tirana". Albania Soccer. Marrë më 28 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Oltian Ruçi (3 shkurt 2011). "KF Tirana 0–0 Skënderbeu". Football Database. Marrë më 28 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Oltian Ruçi (6 prill 2011). "Besa 1–1 KF Tirana". Football Database. Marrë më 28 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Oltian Ruçi (15 prill 2011). "KF Tirana 6–1 KF Elbasani". Football Database. Marrë më 28 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Oltian Ruçi (22 maj 2011). "KF Tirana 1–1 Dinamo Tirana". Football Database. Marrë më 28 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Fatjon Pandovski (22 maj 2011). "Tirana shade Dinamo in Albanian Cup final". UEFA.com. Marrë më 28 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Altin Vorpsi (23 maj 2011). "Ilion Lika i jep titullin e 14-te kampion Tiranes". Info Arkiv. Marrë më 28 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Skënderbeu 0–1 KF Tirana". SoccerWay. 18 gusht 2011. Marrë më 28 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Oltian Ruçi (18 gusht 2011). "KF Tirana 0–0 Skënderbeu". Football Database. Marrë më 28 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Oltian Ruçi (17 shtator 2011). "Kastrioti 2–3 KF Tirana". Football Database. Marrë më 5 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kastrioti 2–3 KF Tirana". Soccer Way. 17 shtator 2011. Marrë më 5 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Arbi Laçi (20 shtator 2011). "Bala: Unë dhe Lika, është një Tiranë "shkodrane"". Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali origjinali më 15 tetor 2011. Marrë më 5 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Oltian Ruçi (21 shtator 2011). "KF Himara 0–3 KF Tirana". Football Database. Marrë më 5 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Arbi Laçi (22 shtator 2011). "Bala shou, tre gola pë të hipotekuar turin tjetër". Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali origjinali më 15 tetor 2011. Marrë më 5 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bala: Pasi të fitoj Tiranën dua kombëtaren". Sport Ekspres. 23 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali origjinali më 15 tetor 2011. Marrë më 5 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sparta Praha vs. Athletic Club - 4 October 2012 - Soccerway". Soccerway. 4 tetor 2012. Marrë më 5 nëntor 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "SK Slavia Praha – Slavia získala útočníka Bekima Balaje". Slavia.cz. 10 korrik 2014. Marrë më 10 korrik 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bekim Bala kalon te Slavia Prage". Slavia.cz. 10 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 16 korrik 2014. Marrë më 10 korrik 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Balaj hero në Çeki, i jep fitoren Slavias". Panorama Sport. 26 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2 nëntor 2014. Marrë më 26 korrik 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Slavia Praha vs. Slovan Liberec - 10 August 2014 - Soccerway". Soccerway. 10 gusht 2014. Marrë më 10 gusht 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "England U-19 3–0 Albania U-19". UEFA.com. 8 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali origjinali më 5 janar 2013. Marrë më 10 gusht 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Albania U-19 1–2 Northern Ireland U-19". UEFA.com. 13 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali origjinali më 5 janar 2013. Marrë më 10 gusht 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kosovo vs. Albania (2:3)" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 20 tetor 2019.
- ^ "Kombetarja/ FSHF publikon listën zyrtare". Albania Soccer. 11 nëntor 2012. Marrë më 20 tetor 2019. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shqipëria e De Biazit, në një 1 vit". Panorama Sport. 16 nëntor 2012. Marrë më 20 tetor 2019. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Portugal slump to home defeat by Albania in Euro 2016 qualifier". The Guardian. 8 shtator 2014. Marrë më 8 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bekim Bala: Ju tregoj sekretin e kryeveprës". Panorama Sport. 11 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 13 shtator 2014. Marrë më 11 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Albania enjoy afterglow of Portugal success". UEFA.com. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Albania - B. Balaj - Profile with news, career statistics and history - Soccerway". Soccerway.com. Marrë më 7 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bekim Balaj – National Football Teams". National Football Teams. Marrë më 7 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtmeRedakto
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Bekim Balaj. |
- Bekim Bala career stats te 90minut.pl
- Bekim Balaj te Soccerway - (anglisht)
- Bekim Balaj te national-football-teams.com - (anglisht)