KS. Kastrioti
StadiumiStadiumi "Kastrioti" Krujë
Kapaciteti8000
TrajneriEmiljano Çela
LigaKategoria Superiore
2021–227.
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Përmbledhje Redakto

Klubi Sportiv Kastrioti, KS Kastrioti, është klub futbollistik shqiptar nga Kruja, Shqipëri. Aktualisht Kastrioti militon në Superligën shqiptare që është edhe kategoria më e lartë në Shqipëri. Ndeshjet në shtëpi Kastrioti i luan në Stadiumin "Kastrioti" që ka një kapacitet prej mbi 8.000 vendesh. KS Kastrioti është SH.A me 75 % të aksioneve te zotëruara nga Albansport sh.p.k dhe 25 % të aksioneve të zotëruara nga Bashkia Krujë.

Historiku Redakto

Klubi është themeluar në vitin 1926. Pasi u shpërbë përkohësisht në 1949 klubi u rithemelua përsëri në këtë vit nën emrin Krujë. Dy vite më vonë klubi u riemërua Puna Krujë dhe më 1958 ju vendos emri i mëparshëm Krujë. Që prej viteve 90 klubi ka ndërruar shpesh vendet midis Superligës, Kategorisë së Pare dhe Kategorisë së Dytë. Në sezonin 2006-2007 Kastrioti u ngjit në Superligë dhe vazhdon të militojë në këtë kategori edhe sot.

Që prej Verës 2011 F.K Kastrioti është kthyer në Sh.A. Investimet e menjëhershme të bëra nga presidenca e re si në infrastrukturë ashtu edhe në afrimin e lojtarëve cilësorë dhe të mirënjohur në Shqipëri janë të dukshëm dhe kanë filluar të japin frytet e tyre. Kastrioti momentalisht ndodhet në pozicionet e para të renditjes në Superligën shqiptare dhe stadiumi i Krujës ka marrë një pamje tjetër nga punimet e bëra. Në përgjithësi në klub është futur një frymë e re dhe optimiste e iniciuar nga investimet e bëra në strukturat e klubit. KS Kastrioti ka si objektiv të behet një nga klubet më të mira të vendit.

Kastrioti nuk ka fituar asnjëherë Superligën ose Kupën e Shqipërisë por ka fituar nga një herë titullin kampion ne Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.

Lidhje të jashtme Redakto