Panajot Pano
Panajot Pano (7 Mars, 1939 në Durrës — 19 janar, 2010 në Jacksonville, Florida, ShBA) ishte futbollist shqiptar dhe mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar.
Panajot Pano në vitin 1964 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Panajot Thoma Pano | ||
Datëlindja | 7 mars 1939 | ||
Vendlindja | Durrës, Shqipëri | ||
Data e vdekjes | 19 janar 2010 (70 vjeç) | ||
Vendvdekja | Jacksonville, Florida, SH.B.A. | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1957–1960 | 17 Nëntori | 28 | (8) |
1960–1975 | Partizani | 210 | (136) |
Gjithsej | 238 | (144) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1963–1973 | Shqipëria | 28 | (4) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
E fillon karrierën e tij sportive me 12 vjeç në skuadrën e të rinjve të SK Tirana si portier. Më vonë në vitin 1959 mbasi emërohet në ushtri luan për skuadrën e KF Partizani si sulmues. Me këtë lojtar në gjirin e tij KF Partizani fiton katër herë kampionatin kombëtar dhe pesë herë kupën e Republikës. Panajot Pano luajti 25 herë për skuadrën kombëtare. Në vitin 1970 skuadra kombëtare fiton kupën e Ballkanit. Mbas vitit 1975 ai stërviti si trajner ekipin kombëtar dhe atë të të rinjve të KF Partizani.
I pajisur me një teknikë të përsosur driblimi, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së futbollit. Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit [1].
Më 27 prill 2005 merr titullin "Mjeshtër i Madh i Punës", akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu. Ai vdiq me 19 janar të vitit 2010 në Jacksonville, Florida, SHBA nga një atak kardiak.
Suksese
RedaktoPanajot Pano është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me titullin më të larte : Nderi i Kombit. I njohur si Legjenda e futbollit shqiptar, ai është i pari sportist që merr titullin Nderi i Kombit
- katër herë kampion kombëtar me skuadrën KF Partizani
- pesë herë fitues i kupës së Republikës me skuadrën KF Partizani
- fitues i kupës së Ballkanit më 1970 me skuadrën kombëtare