Thomas Fotaq Strakosha (lindur më 19 mars 1995) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si portier për klubin grek AEK Athina dhe kombëtaren shqiptare.

Thomas Strakosha

Strakosha në aksion me Lazion në vitin 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëThomas Strakosha[1]
Datëlindja (1995-03-19) 19 mars 1995 (29 vjeç)[2]
VendlindjaAthinë, Greqi
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)[3]
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
AEK Athina
Numri1
Karriera me të rinjtë
2011–2012Panionios
2012–2014Lazio
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2015–2022Lazio164(0)
2015–2016Salernitana (huazim)11(0)
2022–2024Brentford2(0)
2024–AEK Athina0(0)
Karriera ndërkombëtare
2012Shqipëria U171(0)
2012–2013Shqipëria U196(0)
2013–2016Shqipëria U2117(0)
2017–Shqipëria31(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15:40, 5 nëntor 2023 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17:02, 24 qershor 2024 (UTC)

Karriera me klube

Redakto

2012–2015: Ngjitja në ekipin e parë

Redakto

Strakosha e nisi karrierën e tij si futbollist në vitin 2011 te Panionios. Një vit më pas, klubi italian Lazio e bleu për 75,000 €.[4][5] Ai ishte titullar me ekipin e të rinjëve, duke fituar Campionato Nazionale Primavera në sezonin 2012–13 pasi mposhti Atalantën në finale me rezultatin 3–0.[6]

Strakosha u bë pjesë e ekipit të parë të Lazios në gjysmën e dytë të sezonit 2012–13, duke u emëruar portieri i tretë pas Federico Marchettit dhe Albano Bizzarrit. Ai ishte në stol në finalen e kupës kundër Romës, ku Lazio fitoi 1–0;[7] ky ishte trofeu i parë i Strakoshës si profesionist.[8] Disa muaj më pas, ai ishte rezervë në humbjen 4–0 kundër Juventusit në ndeshjen e superkupës.[9]

Strakosha vazhdoi të ishte portieri i tretë i ekipit gjatë sezonit 2013–14, duke mos luajtur asnjë ndeshje zyrtare.[10] Pavarësisht kësaj, ai firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2019.[11] Më 21 maj 2015, ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në humbjen 2–1 kundër Juventusit në finalen e kupës.[12]

2015–2016: Huazimi te Salernitana

Redakto

Në korrik 2015, Strakosha u huazua te SalernitanaSerie B për një sezon.[13] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 9 gusht në fitoren minimale 1–0 kundër Pisës në raundin e dytë të kupës.[14] Një javë më pas, ai ishte protagonist me disa pritje në fitoren kundër Chievos, me Salernitanën që kaloi në raundin tjetër.[15]

Debutimi i Strakoshës në kampionat erdhi më 6 shtator në fitoren 3–1 kundër Avellinos në javën hapëse të Serie B.[16] Pavarësisht se e nisi sezonin si titullar, Strakosha e humbi vendin e titullarit kundrejt Pietro Terraccianos, i cili konsiderohej zgjedhja e parë e trajnerit Vincenzo Torrente. Ai e mbylli sezonin me 11 ndeshje në kampionat dhe 2 në kupë.

2016–2020: Rikthimi dhe vitet si titullar

Redakto
 
Strakosha (me të kuqe) para nisjes së ndeshjes kundër Dynamo Kyiv në Ligën e Evropës, 15 mars 2018.

Strakosha u rikthye te Lazio në korrik 2016 pas mbarimit të huazimit te Salernitana.[17] Ai bëri debutimin zyrtar me Lazion më 20 shtator kundër Milanit, duke përfituar nga dëmtimet e Marchettit dhe Etrit Berishës.[18] Pavarësisht humbjes 2–0, Strakosha u emërua lojtari më i mirë i ekipit të tij.[19] Pesë ditë më pas, ai e mbajti portën e paprekur në fitoren 2–0 kundër Empolit në ndeshjen e dytë të tij në Serie A; paraqitja e tij u komplimentua nga portieri legjendar Dino Zoff, i cili deklaroi: "Unë nuk mund ta gjykoj me vetëm dy ndeshje, por sipas meje, ai ka luajtur mirë në të dyja ndeshjet."[20]

Më 22 shkurt 2017, Strakosha firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me klubin.[21] Ai e ruajti vendin e titullarit deri në përfundim të sezonit, duke mbledhur 1844 minuta në fushë. Më 17 maj, ai ishte titullar në finalen e kupës të cilën Lazio e humbi sërisht kundër Juventusit.[22]

Strakosha e nisi sezonin e ri duke fituar superkupën pasi Lazio mposhti 3–2 Juventusin falë një goli në minutën e fundit të Alessandro Murgias.[23] Më 14 tetor, në ndeshjen kundër tyre në kampionat, ai priti një penallti ndaj argjentinasit Paulo Dybala duke ndihmuar Lazion të fitonte 2–1 në transfertë.[24] Kjo ishte penalltia e parë që Strakosha priti në Serie A si dhe humbja e parë e Juventusit në shtëpi që nga gushti 2015.[24] Në përfundim të sezonit, Strakosha u shpall portieri i ri më i mirë i Serie A.[25]

Më 29 shtator 2019, Strakosha regjistroi ndeshjen e tij të 100të në Serie A në fitoren komode 4–0 kundër Genoas.[26] Ai e mbylli sezonin duke luajtur në të 38 ndeshjet e kampionatit, 11 prej të cilave pa pësuar gol.[27]

2020–2022: Sezonet e fundit në Romë dhe largimi

Redakto

Në sezonin 2020–21, forma e Strakoshës pësoi rënje, duke bërë disa gabime në nisjen e sezonit. Kjo gjë bëri që ai ta humbiste vendin e titullit kundrejt portierit veteran Pepe Reina,[28][29] duke bërë që t'a mbyllte sezonin me vetëm 9 ndeshje. Ai e nisi sezonin e ri si rezerva e Reinës,[30] megjithatë e fitoi sërisht vendin e titullarit në dhjetor, duke e mbyllur sezonin me 23 ndeshje në kampionat.[31]

Strakosha u largua në përfundim të sezonit si lojtar i lirë pasi vendosi të mos e rinovonte kontratën.[32] Ai luajti gjithsej 208 ndeshje në të gjitha kompeticionet me klubin kryeqytetas, duke e mbajtur portën e paprekur në 62 raste.[33]

Brentford

Redakto

Më 14 korrik 2022, Strakosha firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin anglez Brentford.[34] Në sezonin e tij të parë në Angli, ai ishte rezerva e spanjollit David Raya, duke mos luajtur asnjë ndeshje në Premier Ligë;[35] dy ndeshjet e tij të vetme erdhën kundër West Ham United në Kupën FA (humbje 1–0) dhe kundër Colchester United në Kupën e Ligës (fitore 2–0).[36][37]

Në sezonin 2023–24, Strakosha bëri debutimin e tij në Premier Ligë në humbjen 2–1 kundër Manchester UnitedOld Trafford më 7 tetor 2023.[38]

AEK Athina

Redakto

Në korrik 2024, Strakosha u transferua te AEK-u i Athinës si lojtar i lirë. Ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare me rrogë 1 milion € në vit.[39][40]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Të rinjtë

Redakto
 
Strakosha me ekipin nën-21.

Në vitin 2012, Strakosha u thirr për herë të parë në ekipin nën-17 nga trajneri Džemal Mustedanagić për raundin elite të UEFA Kampionatit Evropian nën-17. Ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje në grup, duke qëndruar si rezerva si Aldo Teqjës.[41] Pas kësaj, ai u bë pjesë e ekipit nën-19 të drejtuar nga babai i tij për kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-19 2013,[42] duke luajtur si titullar në të tre ndeshjet e Grupit 7.[43] Ai gjithashtu luajti si titullar edhe në kualifikueset e edicionit të vitit të ardhshëm, por Shqipëria sërisht nuk u kualifikua.[44]

Më 14 gusht 2013, Strakosha bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 në humbjen 1–0 kundër Austrisë në ndeshjen e tretë kualifikueset të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2015.[45] Ai u aktivizua edhe në tre ndeshje të tjera; Shqipëria e mbylli grupin kualifikues në vendin e fundit. Ai ishte titullar në fushatën kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian 2017, duke luajtur shtatë nga dhjetë ndeshje. Në shtator 2016, ai u emërua kapiten i ekipit pas ngjitjes së Amir Rrahmanit në ekipin e parë.

Ekipi i parë

Redakto

Në gusht 2016, Strakosha u ftua në ekipin e parë nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër Marokut dhe ndeshjen hapëse kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2018 kundër Maqedonisë.[46] Debutimi i tij i erdhi në mars 2017 në humbjen 2–0 në transfertë kundër Italisë në ndeshjen e rradhës kualifikuese.[47] Ai luajti edhe një tjetër ndeshje kualifikuese, një fitore 3–0 kundër Izraelit, në pjesën e mbetur të kualifikueseve; Shqipëria nuk u kualifikua në Kupën e Botës.[48]

Strakosha luajti ndeshjen e tij të parë si kapiten më 17 tetor 2023 në fitoren 2–0 kundër BullgarisëAir Albania Stadium.[49][50] Ai luajti tre ndeshje në fushatën historike kualifikuese të Shqipërisë për UEFA Euro 2024, duke e mbajtur portën e paprekur në fitoren 2–0 kundër Polonisë[51] dhe barazimin pa gola kundër Ishujve Faroe.[52] Shqipëria u kualifikua në turnament si fitues i grupit.[53]

Profili i lojtarit

Redakto

Strakosha është një portier shtatlart dhe i shkathët, i cili dallohet për reflekset e tij dhe pritjet qëndrore. Ai gjithashtu njihet për hedhjet e ultra, pavarësisht gjatësisë së tij. Pavarësisht këtyre aftësive, Strakosha është kritikuar për largimet e topit nga zona e tij, të konsideruara të pasakta, si dhe për lojën me këmbë.[54]

Jeta personale

Redakto

Strakosha ka lindur në Athinë të Greqisë. Babai i tij, Foto Strakosha,[55] është një nga portierët më të mirë në historinë e ekipit kombëtar, si dhe ka luajtur me disa klube në Shqipëri dhe Greqi. Vëllai i tij, Dhimitri, ka luajtur si futbollist në Shqipëri.[56] Në vitin 2017, Thomas deklaroi se idhulli i tij i futbollit ishte italiani Gianluigi Buffon.[57]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 16 janar 2024[58][59]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Lazio 2015–16 Serie A 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
2016–17 21 0 4 0 25 0
2017–18 38 0 4 0 10[a] 0 1[b] 0 53 0
2018–19 35 0 5 0 4[a] 0 44 0
2019–20 38 0 1 0 4[a] 0 1[b] 0 44 0
2020–21 9 0 1 0 1[c] 0 11 0
2021–22 23 0 0 0 8[a] 0 31 0
Gjithsej 164 0 15 0 27 0 2 0 208 0
Salernitana (huazim) 2015–16 Serie B 11 0 2 0 13 0
Brentford 2022–23 Premier League 0 0 1 0 1 0 2 0
2023–24 2 0 2 0 0 0 4 0
Gjithsej 2 0 3 0 1 0 6 0
Gjithsej karriera 177 0 20 0 1 0 27 0 2 0 227 0
  1. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ a b Ndeshje në Supercoppa Italiana
  3. ^ Appearance in UEFA Champions League

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 24 qershor 2024[60][61]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2017 4 0
2018 4 0
2019 4 0
2020 2 0
2021 4 0
2022 3 0
2023 4 0
2024 6 0
Gjithsej 31 0
Lazio[58]

Referime

Redakto
  1. ^ "2022/23 Premier League squad lists" (në anglisht). Premier League. 16 shtator 2022. Marrë më 18 shtator 2022.
  2. ^ "Thomas Strakosha: Overview" (në anglisht). Premier League. Marrë më 2 gusht 2022.
  3. ^ "Thomas Strakosha" (në anglisht). Brentford F.C. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2022. Marrë më 2 gusht 2022.
  4. ^ "Zyrtare: T. Strakosha te Lazio". Korneri.net. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2014. Marrë më 4 tetor 2016.
  5. ^ "Lazio sign Thomas Strakosha from Panionios" (në anglisht). Soccerfame. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2018. Marrë më 4 tetor 2016.
  6. ^ "Un poker per la storia, la Coppa Italia Primavera torna a tingersi di biancoceleste dopo 35 anni!". lalaziosiamonoi.it (në italisht). 10 prill 2014. Marrë më 10 prill 2014.
  7. ^ "Roma vs. Lazio 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 26 maj 2013. Marrë më 26 maj 2013.
  8. ^ "Lulic scrive la storia del calcio: a Roma c'è SOLO LA LAZIO!". lalaziosiamonoi.it (në italisht). 26 maj 2013. Marrë më 26 maj 2013.
  9. ^ "Juventus vs. Lazio 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 18 gusht 2013. Marrë më 18 gusht 2013.
  10. ^ "Strakosha: 'Voglio diventare il primo portiere della Lazio'" (në italisht). Calciomercato.com. 14 korrik 2014. Marrë më 4 tetor 2016.
  11. ^ "Strakosha edhe 5 vjet te Lacio". aSport.al. 11 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2016. Marrë më 11 korrik 2014.
  12. ^ "Juventus, in bacheca la decima Coppa Italia! Lazio freddata da mitra Matri" (në italisht). TuttoMercatoWeb. 30 maj 2015.
  13. ^ Sotir Kora (9 korrik 2015). "Thomas Strakosha zyrtarisht te Salernitana". SuperSport.al. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2015. Marrë më 9 korrik 2015.
  14. ^ "Salernitana vs. Pisa 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 9 gusht 2015. Marrë më 9 gusht 2015.
  15. ^ "Strakosha vendimtar, Salernitana kualifikohet". minuta90.com. 17 gusht 2015. Marrë më 17 gusht 2015.
  16. ^ "Salernitana vs. Avellino 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 6 shtator 2015. Marrë më 6 shtator 2015.
  17. ^ "Strakosha rikthehet te Lazio: Të kënaqur me Inzaghin". Gazeta Express. 18 korrik 2016. Marrë më 18 korrik 2016.
  18. ^ "Milan 2-0 Lazio: On-form Bacca scores again in Rossoneri victory" (në anglisht). Goal.com. 20 shtator 2016. Marrë më 20 shtator 2016.
  19. ^ "Strakosha rrëfen emocionet në debutimin ndaj Milani". Durrës Lajm. 21 shtator 2016. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2016. Marrë më 21 shtator 2016.
  20. ^ "Elozhe nga Dino Xof: Strakosha, debutim pozitiv". Press Reader. 29 shtator 2016. Marrë më 29 shtator 2016.
  21. ^ "Zyrtare, Strakosha rinovon me Lacion". Sport Ekspres. 22 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2019. Marrë më 22 shkurt 2017.
  22. ^ "Cristiano Ronaldo Scoreless in Juventus' 2-0 Win over Lazio" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 19 qershor 2024.
  23. ^ Gianni Verschueren (13 gusht 2017). "Lazio Stun Juventus in 3-2 Thriller to Win Italian Super Cup" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 13 gusht 2017.
  24. ^ a b "Juventus-Lazio 1-2: Immobile e Strakosha violano lo "Stadium"" (në italisht). La Repubblica. 14 tetor 2017.
  25. ^ "Comunicato 21.10.17". ss.lazio.it (në italisht). S.S. Lazio. 21 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2019. Marrë më 21 tetor 2017.
  26. ^ Elmar Bergonzini (29 shtator 2019). "Strakosha nel nome del padre, inseguendo il modello Buffon: domani la partita numero 100 in A" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 19 qershor 2024.
  27. ^ "Thomas Strakosha » Serie A 2019/2020" (në anglisht). World Football. Marrë më 23 qershor 2024.
  28. ^ "Reina: "Lazio forte, passiamo il turno. E su Strakosha..."" (në italisht). Corriere dello Sport. Marrë më 14 korrik 2022.
  29. ^ Stefano Agresti (12 janar 2021). "Reina il vecchio ha sistemato la difesa della Lazio. Strakosha ora è un caso" (në italisht). Corriere della Sera. Marrë më 14 korrik 2022.
  30. ^ "Lazio, Reina condannato dai numeri: Strakosha spera" (në italisht). Corriere dello Sport. Marrë më 14 korrik 2022.
  31. ^ "Nuova avventura all'estero per Strakosha" (në italisht). Sky Sport Italia. Marrë më 14 korrik 2022.
  32. ^ Apollo Heyes (22 shkurt 2023). "Strakosha: 'Roma Offered Me More Money but I Chose Lazio'" (në anglisht). The Laziali. Marrë më 19 qershor 2024.
  33. ^ "Get to know goalkeeper Thomas Strakosha" (në anglisht). Brentford F.C. 17 korrik 2022. Marrë më 23 qershor 2024.
  34. ^ "Thomas Strakosha signs for Brentford" (në anglisht). Brentford F.C. 14 korrik 2022. Marrë më 14 korrik 2022.
  35. ^ "Strakosha e Berisha s'kanë minutazh, dy portierët e Kombëtares përfundojnë në merkaton e janarit". Sot.com.al. 19 dhjetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2024. Marrë më 20 qershor 2024.
  36. ^ "Brentford 0–1 West Ham United" (në anglisht). Brentford F.C. 7 janar 2024. Marrë më 23 qershor 2024.
  37. ^ "Colchester 0–2 Brentford" (në anglisht). Brentford F.C. 23 gusht 2023. Marrë më 23 qershor 2024.
  38. ^ "Manchester United 2-1 Brentford" (në anglisht). BBC Sport. 7 tetor 2023.
  39. ^ "Thomas Strakosha rikthehet në Greqi, firmos 5 vite kontratë me AEK-un e Athinës". zëri.ai. 9 korrik 2024. Marrë më 25 korrik 2024.
  40. ^ "Strakosha rikthehet në kampionatin grek: S'ka më fjalë, vetëm punë". Vizion Plus. 8 korrik 2024. Marrë më 25 korrik 2024.
  41. ^ "Under-17 Matches" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2012. Marrë më 10 prill 2020.
  42. ^ "U-19/ Foto Strakosha shpall listen per ndeshjet eleminatore te Europianit". AlbaniaSoccer. Marrë më 20 qershor 2024.
  43. ^ "Summary - UEFA U19 Championship - Europe - Results, fixtures, tables and news" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 10 prill 2020.
  44. ^ "Summary - UEFA U19 Championship - Europe - Results, fixtures, tables and news" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 10 prill 2020.
  45. ^ "Albania U21 0 - 1 Austria U21" (në italisht). Transfermarkt. 14 gusht 2013. Marrë më 21 qershor 2024.
  46. ^ "De Biasi: Duhet të japim 101 % të mundësive tona". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 29 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2016. Marrë më 4 tetor 2016.
  47. ^ "Italy 2-0 Albania: Gianluigi Buffon's 1,000th career appearance nearly cut short by fan trouble" (në anglisht). Daily Mirror. 24 mars 2017. Marrë më 4 tetor 2016.
  48. ^ "Group G" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2015. Marrë më 15 tetor 2016.
  49. ^ "Sylvinho rotacion në ekip, Kombëtarja me kapiten të ri kundër Bullgarisë". Shqiptarja.com. 17 tetor 2023. Marrë më 21 qershor 2024.
  50. ^ "Shqipëria nuk zhgënjen, fiton 2-0 ndaj Bullgarisë". TV Klan. 17 tetor 2023. Marrë më 21 qershor 2024.
  51. ^ "Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Polonisë me rezultatin 2-0". Anadolu Ajansi. 11 shtator 2023. Marrë më 20 qershor 2024.
  52. ^ "Shqipëria barazon me Ishujt Faroe, por e mbyll si e para në grup!". Zëri.ai. 20 nëntor 2023. Marrë më 21 qershor 2024.
  53. ^ "Shqipëria kualifikohet në Euro 2024". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 17 nëntor 2023. Marrë më 21 qershor 2024.
  54. ^ "Calciomercato Lazio: Reina, perché non è solo un secondo portiere" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 26 gusht 2023.
  55. ^ Dritan Ikonomi (6 prill 2013). "Foto Strakosha: Krenar për djalin tim". Gazeta Dita. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 4 tetor 2016.
  56. ^ "Dhimitri Strakosha" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 23 qershor 2024.
  57. ^ Jeton Stamolla (13 tetor 2017). "Karbonara dhe kartonë të animuar japonezë, Thomas Strakosha sfidon Bufonin". Panorama Sport. Marrë më 15 tetor 2016.
  58. ^ a b "Thomas Strakosha" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 7 janar 2023.
  59. ^ "Thoma Strakosha" (në anglisht). Football Database. Marrë më 7 janar 2023.
  60. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Thomas Strakosha" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  61. ^ "Thomas Strakosha". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 27 shtator 2022.

Lidhje të jashtme

Redakto