Amir Rrahmani
Amir Rrahmani (lindur më 24 Shkurt 1994) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin italian Napoli dhe përfaqësuesen kosovare.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 24 shkurt 1994 (30 vjeç) | ||
Vendlindja | Prishtinë, Kosovë | ||
Gjatësia | 1.92 m (6 ft 4 in) | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Napoli | ||
Numri | 13 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2010–2011 | Drenica | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2011–2013 | Drenica | 40 | (1) |
2013–2015 | Partizani | 59 | (3) |
2015–2016 | Split | 41 | (1) |
2016–2019 | Dinamo Zagreb | 57 | (4) |
2016–2017 | → Lokomotiva (huazim) | 28 | (1) |
2019–2020 | Hellas Verona | 36 | (0) |
2020– | Napoli | 124 | (10) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2013–2014 | Shqipëria U21 | 4 | (0) |
2014–2015 | Shqipëria | 2 | (1) |
2014– | Kosova | 62 | (7) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 dhjetor 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 nëntor 2014 |
Jeta e hershme
RedaktoRrahmani ka lindur në Prishtinë nga prindër shqiptarë me origjinë nga Skënderaj.
Karriera me klube
RedaktoDrenica
RedaktoRrahmani filloi karrierën e tij si i ri te Drenica ku u promovua në skuadrën e parë gjatë sezonit 2011–12. Në verën e vitit 2012, ai filloi një provë me skuadrën e Kategorisë Superiore, Kastrioti, të cilën ai e kaloi. Pas provës ai sëbashku me klubin gjetën gjuhën e përbashkët për kushtet personale, por marrëveshja nuk u finalizua pasi Kastrioti dhe Drenica nuk mundën dot të gjenin një zgjidhje për transferimin e mbrojtësit.[1]
Partizani
RedaktoNë sezonin 2012–13 ai qëndroi te Drenica ku impresionoi me performancat e tij pavarësisht moshës së re, gjë që i dhuroi kalimin tek 15 herë kampionët e Shqipërisë, Partizani.
Napoli
RedaktoMë 20 janar 2020, Rrahmani u transferua te Napoli për 14 milion €, duke firmosur një kontratë disa vjeçare.[2][3] Po në të njëjtën ditë, ai u huazua te Verona për pjesën e mbetur të sezonit.[3] Paga e tij do të mbulohej pjesërisht nga Napoli. Rrahmani u rikthye te Napoli për sezonin 2020–21, duke mos u aktivizuar asnjë ndeshje gjatë pjesës së parë të kampionatit.[4] Debutimi i tij zyrtar me klubin erdhi më 3 janar 2021 në fitoren 4–1 në transfertë kundër Cagliarit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 87të.[5] Ai shënoi golin e parë me klubin në barazimin 1–1 kundër ish klubit të tij Verona në javën e fundit të sezonit.[6]
Në sezonin e rradhës, Rrahmani u bë titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, duke formuar një dyshe në mbrojtje me Kalidou Koulibaly.[7][8] Ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 4–0 kundër Udineses në Stadio Friuli më 20 shtator.[9] Goli i dytë erdhi më 3 tetor një tjetër fitore në transfertë, këtë herë ndaj Fiorentinës.[10] Rrahmani e mbylli sezonin e dytë me Napolin me 4 gola të shënuar në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u vlerësuar për performancat e tij.[11][12]
Rrahmani e ruajti vendin e titullarit për sezonin 2022–23, duke qënë një nga lojtarët më të dalluar të ekipit.[13] Më 4 maj 2023, pas barazimit 1–1 kundër Udineses në transfertë, Napoli u shpall kampion i Italisë për herë të tretë në histori;[14][15] me këtë sukses, Rrahmani u bë lojtari i parë i përfaqësues kosovare që e fiton këtë trofe.[16]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoKombëtarja nën-21
RedaktoRrahmani u thirr për herë të parë me kombëtaren U–21 për një ndeshje miqësore kundër Maqedonisë nën-21 në shkurt 2013.[17] Ai më pas erdhi si lojtari i ri në katër ndeshjet e fundit të Shqipërisë për kualifikueset e Kampionatit Evropian nën-21 2015, sakëtisht nga gushti e deri në Nëntorin e vitit 2013.[18]
Shqipëria
RedaktoRrahmani u thirr nga trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër San Marinos më 8 qershor 2014. Ai bëri debutimin e tij në atë ndeshje duke luajtur tetë minutat e fundit të suksesit 3–0.[19]
Kosova
RedaktoAi u thirr nga kombëtarja kosovare në ndeshjen e ndeshje sanksionuar FIFA më 21 Maj 2014 kundër Senegalit. Ai luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke mos qënë në gjëndje të evitonte humbjen 3–1.[20]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlubet
Redakto- Redaktuar më 6 mars 2015[21]
Club | Season | League | Cup | Europe[a] | Other[b] | Total | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Division | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | ||
Partizani | 2013–14 | Kategoria Superiore | 25 | 0 | 4 | 0 | — | 29 | 0 | |||
2014–15 | 34 | 3 | 3 | 0 | — | 37 | 3 | |||||
Gjithsej | 59 | 3 | 7 | 0 | — | 66 | 3 | |||||
Split | 2015–16 | Prva HNL | 34 | 1 | 0 | 0 | — | 34 | 1 | |||
2016–17 | 7 | 0 | 0 | 0 | — | 7 | 0 | |||||
Gjithsej | 41 | 1 | 0 | 0 | — | 41 | 1 | |||||
Dinamo Zagreb | 2016–17 | Prva HNL | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | |||
2017–18 | 23 | 1 | 3 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 28 | 1 | ||
Gjithsej | 23 | 1 | 3 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 28 | 1 | ||
Lokomotiva (huazim) | 2016–17 | Prva HNL | 28 | 1 | 3 | 0 | — | 31 | 1 | |||
Gjithsej | 28 | 1 | 3 | 0 | — | 31 | 1 | |||||
Gjithsej karriera | 151 | 6 | 13 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 166 | 6 |
- ^ Including continental competitions, such as UEFA Champions League and UEFA Europa League
- ^ Including other competitions, such as Croatian Football Super Cup
Kombëtarja
RedaktoShqipëria | ||
---|---|---|
Viti | Ndsh | Gola |
2014 | 1 | 0 |
2015 | 1 | 1 |
2016 | 0 | 0 |
Gjithsej | 2 | 1 |
Kosova[22] | ||
---|---|---|
Viti | Ndsh | Gola |
2014 | 1 | 0 |
2016 | 3 | 0 |
2017 | 7 | 2 |
2018 | 9 | 1 |
Gjithsej | 20 | 3 |
Referime
Redakto- ^ "Amir Rrahmani firmos me Kastriotin". Albania Soccer. 14 gusht 2012. Marrë më 6 mars 2015.
- ^ "Napoli, i nodi Hysaj e Maksimovic. Il mistero Rrahmani" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 11 maj 2021.
- ^ a b "Napoli complete permanent signing of Amir Rrahmani" (në italisht). S.S.C. Napoli. 20 janar 2020.
- ^ "Napoli, il mistero Rrahmani: costato 14 milioni, ma mai utilizzato" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 4 janar 2021.
- ^ "Cagliari-Napoli, Lozano è una furia ma Fabian non riesce più a incidere" (në italisht). Il Mattino. Marrë më 4 janar 2021.
- ^ "Serie A: Napoli-Verona 1-1, gli azzurri si devono accontentare dell'Europa League" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 24 maj 2021.
- ^ "Napoli, non c'è solo l'attacco: Ospina e Rrahmani danno sicurezza" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 6 tetor 2021.
- ^ "Roma-Napoli 0-0, pagelle: Osimhen lotta. Abraham, che errore! Cristante e Fabian Ruiz brillano" (në italisht). Eurosport. 24 tetor 2021. Marrë më 25 tetor 2021.
- ^ "Serie A, Udinese-Napoli 0-4: gli azzurri volano in testa al campionato" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 6 tetor 2021.
- ^ "Serie A, Fiorentina-Napoli 1-2: Spalletti resta a punteggio pieno" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 6 tetor 2021.
- ^ "Napoli, la promessa di Rrahmani: "Rimpianto scudetto, ma vogliamo vincerlo"" (në italisht). Il Corriere dello Sport. Marrë më 11 qershor 2022.
- ^ "Napoli, solo un azzurro nella Top11: il Cies premia Rrahmani" (në italisht). Il Mattino. 23 maj 2022. Marrë më 3 shtator 2023.
- ^ "Napoli, Rrahmani vicino al rinnovo fino al 2027 (più opzione per un'altra stagione)" (në italisht). Sky Sport. 5 prill 2023. Marrë më 3 shtator 2023.
- ^ "Brividi per il gol di Lovric, poi Osimhen mette le cose a posto. E scatta la festa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 4 maj 2023. Marrë më 7 maj 2023.
- ^ "Da Meret a Simeone, chi sono i 27 eroi di Spalletti: i numeri e le storie" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 4 maj 2023. Marrë më 5 maj 2023.
- ^ "Amir Rrahmani, il primo kosovaro campione d'Italia" (në italisht). Rai News. 4 maj 2023. Marrë më 5 maj 2023.
- ^ "U-21: Amir Rrahmani ftohet në miqësoren kundër Maqedonisë". ASport.info. 23 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2015. Marrë më 6 mars 2015.
- ^ "Under-21 - Amir Rrahmani" (në anglisht). UEFA. Marrë më 6 mars 2015.
- ^ "Eksperiment i Shqipërisë, "shfryn" 3-0 ndaj San Marinos". Panorama Sport. 8 qershor 2014. Marrë më 8 qershor 2014.
- ^ "Football MATCH: 25.05.2014 Senegal v Kosovo" (në anglisht). EU-Football.info. 21 maj 2014. Marrë më 6 mars 2015.
- ^ "Amir Rrahmani" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 6 mars 2015.
- ^ a b Amir Rrahmani | National Football-Teams
- ^ "Amir Rrahmani" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 6 dhjetor 2018.
Lidhje të jashtme
Redakto- Profili tek Soccerway.com
- Amir Rrahmani tek National-Football-Teams.com