Andi Lila (lindur më 12 shkurt 1986) është një futbollist shqiptar që luan me skuadrën italiane Parma në Seria A

Andi Lila
Personal information
Emri i plotë Andi Lila
Data e lindjes 12 shkurt 1986 (39 vjeç)
Vëndi i lindjes Kavajë, Shqipëri
Gjatësia 1.84 m (6 ft 0 in)
Pozicioni(et) Mesfushor Mbrojtës
Informacioni i skuadrës
Skuadra aktuale
Parma
Number 3
Karriera rinore
2000–2003 Besa Kavajë
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
2003–2006 Besa Kavajë 72 (1)
2006–2007 Iraklis FC 3 (0)
2007–2008 Besa Kavajë 29 (0)
2008–2011 KF Tirana 78 (11)
2011–2015 PAS Giannina 90 (5)
2015– Parma 1 (0)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003 Shqipëria U–17 9 (0)
2003–2005 Shqipëria U–19 4 (0)
2006–2007 Shqipëria U–21 9 (0)
2007– Shqipëria 53 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 8 mars 2014
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 5 mars 2014

dhe me kombëtaren shqiptare

Karriera

Redakto

KS Besa

Redakto

Lila filloi karrierën e tij me klubin e lindjes, KS Besa. Ai bëri debutimin e tij me klubin në sezonin 2002–03 në Kategorinë Superiore më 14 dhjetor 2002 në një ndeshje jashtë fushe kundër KS Teutës. Lila hyri në pjesën e dytë duke zëvëndësuar Ervin Bardhin. Gjithsesi kjo nuk ishte një ndeshje e mirë për tu kujtur për talentin Lila pasi skuadra e tij u mund me rezultatin 5–0.

Iraklis

Redakto

Që kur bëri debutimin e tij në vitin 2002, ai filloi ti impresionojë më shumë njerëzit me performancat e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes. Kjo gjë solli transferimin e tij te klubi grek Iraklis FC në janar 2007, duke iu bashkuar shqiptarëve Enea Koliqi, Elvis Kaja dhe Indrit Fortuzi të cilët ishin pjestarë të skuadrës në atë kohë. Ai u largua nga Greqia pas vetëm 6 muajsh duke luajtur vetëm 3 ndeshje, ai u rikthye te KS Besa.

Rikthimi te Besa

Redakto

Pas rikthimit te klubi Kavajas, Lila u bë kapiten i skuadrës. Gjatë sezonit 2006–07, ai luajti 26 ndeshje duke mos e gjetur dot rrugën e rrjetës. Ai me Besën luajtën në Superkupën e Shqipërisë më 23 gusht 2007 kundër Tiranës ku Besa u mund me rezultatin 4–2. Lila luajti ndeshjen e fundit me Besën në Kupën Intertoto më 12 korrik 2008, ai hyri në fushë në minutën e 57 në humbjen 3–0 në shtëpi duke vazhduar pritjen e tifozëve për të parë skuadrën e tyre në europë.

Më pas ai luajti edhe për KF Tirana si edhe për PAS Giannina.

Pas shumë spekulimesh për të ardhmen e tij me 28 dhjetor 2014 ai konfirmoi lëvizjen e tij te klubi i Serie A Parma.Ai nënshkroi një kontratë 3 vjeçare me Parmën edhe u bashkua me klubin me 1 janar 2015 kur u hap afati kalimtar dimëror.

Ai debutoi për Parmën më 14 janar 2015 kur startoi ne Coppa Italia kundër Caglarit.Por Lila nuk mundi të arrinte pritshmëri të mëdhaja pasi që pas 13 minutash loje ai u lëndua.

Jata personale

Redakto

Ai është i martuar me Ornela Lilën dhe ata janë bërë prindër për herë të parë më 20 mars 2015 kur gruaja e Lilës lindi djalin e parë të çiftit, me emrin Ajan. Më 16 korrik 2015, Lila u dekorua me çmimin "Qytetari Nderi i Kavajës" për mbrojtjen e simboleve kombëtare dhe për kontributin e tij në futbollin shqiptar.

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto