Vangjel Heba
Vangjel Heba u lind në vitin 1933 në Durrës, Shqipëri, është Artist i merituar shqiptar. Vdiq më 17 tetor, 2007, në Durrës.
Vangjel Heba | |
---|---|
Lindi | 11 Mars 1933 |
Vdiq | 17 tetor 2007 Durres |
Kombësia | shqiptar |
Titulli | Artist i merituar |
Jetëshkrim
RedaktoVangjel Heba u lind në vitin 1933 në qytetin e Durrësit, në një familje të njohur qytetare. Shkollën 7-vjeçare dhe atë të mesme i kreu në qytetin bregdetar. Që në këtë moshë spikatën aftësitë e tij në fushën skenike. Në fillim të viteve '50, Heba nis punën si aktor në Teatrin e Ushtrisë në Tiranë, ndërsa më 11 janar të vitit 1953, ai do të bëhej një nga aktorët themelues të teatrit "Aleksandër Moisiu" të qytetit të Durrësit. Në skenën e këtij teatri, Vangjel Heba u shqua si aktor i roleve të fuqishme dramatike, duke interpretuar role të heronjve kryesorë. Ai mbahet mend dhe për rolet e interpretuara në një tjetër gjini shumë të pëlqyer të teatrit, rolet e suksesshme në komedi të ndryshme. I njihen më shumë se 120 role në teatër, mes të cilave kanë spikatur, Petriti te "Familja e peshkatarit", Anjuckin te "Martesa" e Gogolit, Adem Reka te "Flamur në stuhi", Breti te "Rrënjë të thella" etj. Kontributi i Vangjel Hebës është mjaft i njohur edhe në kinematografi. Ai ka krijuar 26 figura të ndryshme në filmat Nëntori i dytë, Toka jonë, Malet me blerim mbulur, Furtuna, Njësiti gueril etj. Gjatë karrierës së tij të gjatë artistike, Heba ka provuar me sukses dhe regjinë teatrale. Ai vuri në skenë disa pjesë, duke shfaqur edhe talentin e tij si regjisor. Dramat dhe komeditë " Njerëz mbi shkëmb" dhe "Revizori" mbajnë firmën e regjisorit Vangjel Heba.
Filmografia
Redakto- Balada e Kurbinit 1990, Temal Berati, ikonografi
- Misioni përtej detit, 1988, Kapedan Llambros
- Botë e padukshme, 1987, profesor Sokrati
- Telefoni i një mëngjezi, 1987, shoku Xhoxhi
- Tri ditë nga një jetë, 1986, z. Tanush, veterani
- Gurët e shtëpisë sime, 1985, Fane Mërtiri
- Gracka, 1983, Kurti
- Një ndodhi në port, 1980 Ministri
- Dorina, 1979 (film televiziv)
- Vajzat me kordele të kuqe, 1978,Drejtori i shkollës
- Tinguj lufte, 1976, Robertini
- Malet me blerim mbuluar, 1971, Aliu (Ballisti)
- Toka jonë, 1964, Murrashi
- Fortuna, 1959, Vasili
- Ilegalët ......kuestor Guxoni
- Vrasje në gjueti
- Lundrimi i pare 1984 Mihali
Ky artikull rreth një aktori/e është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |