Jahja Ballhysa
Jahja Ballhysa (Durrës, 1857 - 1930) ka qenë nëpunës i admnistratës lokale të Perandorisë Osmane në Durrës si dhe firmëtar i Deklaratës të Pavarësisë së Shqipërisë për qytetin e Durrësit[1] dhe kryetar i Bashkisë Durrës.[2]
Jahja Ballhysa | |
---|---|
Kryetar i Bashkisë Durrës | |
Në detyrë 1926–1927 | |
Paraprirë nga | Hysen Myshketa |
Pasuar nga | Abedin Nepravishta |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1857 Durrës, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 1930 Durrës, Mbretëria Shqiptare 1928–1939 |
Nënshtetësia | shqiptar |
Punësimi | nëpunës |
Biografia
RedaktoPasi kreu studimet në Kolegjin i Shën Adrianit në Shën Mitri u kthye në vendlindje, në Durrës, ku u lidh me rrethet atdhetare të qytetit. Mori pjesë në Kongresin Arsimor të Elbasanit më 1909. Duke kapërcyer pengesat e autoriteteve xhonturke, hapi në Durrës klubin “Bashkimi” (1909) dhe u zgjodh kryetar i tij. Në shtëpinë e Jahja Ballhysës dhe me mjetet e tij financiare u hap shkolla e parë shqipe në Durrës. Mori pjesë në kryengritjet kundërosmane të v. 1910-1912. Dha ndihmesë të vyer edhe në fushën e publicistikës, në mënyrë të veçantë, duke i bërë thirrje popullit të mbështeste kryengritjen e malësorëve më 1911. Përfaqësoi krahinën e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
Ballhysa nënshkroi në emër të parisë së Durrësit peticionin që paritë e qyteteve kryesore të Shqipërisë më 12 korrik 1918 i drejtuan presidentit të ShBA Wilson, të cilit i kërkuan të ndikonte në Konferencën e Paqes në Paris për të vënë në vend padrejtësitë e Traktatit të Londrës ndaj Shqipërisë. Në vitet 1922-1923 u vu në krye të forcave përparimtare të qytetit të Durrësit, u zgjodh kryetar bashkie nga opozita dhe u përfshi në lëvizjen e marsit 1922. Për këtë u arrestua dhe u dënua me burgim të rëndë nga qeveria e A. Zogut. Në revolucionin Demokratik të qershorit mbështeti qeverinë e Nolit. Vdiq në Durrës.[3][4]
Referime
Redakto- ^ "History of Albanian People" Albanian Academy of Science.ISBN 99927-1-623-1
- ^ "Mayors of Durrës". Durrës Municipality. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 25 janar 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fjalori Enciklopedik i Shqipërisë" Albanian Academy of Science.ISBN 978-99956-10-27-2
- ^ dokumentari tv -misteret e 28 nëntorit- dhe -nënshkruesit e deklaratës se pamvarësisë- te wkp