Komiteti "Bashkim e Përparim" (osmanisht: إتحاد و ترقى جمعيتی‎, transl. Itihad ve Terakki Xhemijeti) e njohur në historiografinë shqiptare thjesht si Xhemijeti ose Klubi "Bashkimi", më vonë quajtur Partia për Bashkim e Përparim (osm. İttihad ve Terakki Fırkası‎) ka nisur që më 6 shkurt 1889 me shoqërinë sekrete Komitetin e Bashkimit Osman (osm. İttihad-ı Osmanî Cemiyeti) themeluar në Stamboll nga studentët e mjekësisë Ibrahim Themo (Ibrahim Starova), Mehmed Reshid, Abdullah Xhevdet, Is'hak Sykytiu, etj.[1][2][3] U shndërrua në organizatë politike nga Behaeddin Shakir, dhe u bë përkrahëse e Xhonturqve më 1906. Në Evropë njiheshin si Xhonturq, ndërsa në Perandorinë Osmane quheshin xhemijetxhinj ose bashkimxhinj në publicistikën shqiptare të kohës.

Amblemi i Xhemijetit

Programi i Turqve të Rinj, i formuluar nga grupi i Ahmet Rizajt (i Parisit), parashikonte vetëm kërkesën e zbatimit të ligjëve që kishin dalë nga koha e Tanzimatit (1839- 1876) (shih) dhe sidomos rivendosjen e Kushtetutes së v. 1876, me të cilat synonin të forconin qëndrueshmërinë e Perandorisë Osmane ndaj hyrjes së huaj dhe pushtetin e saj të centralizuar mbi popujt e shtypur. Megjithatë, kishte një pikë takimi nderrmjet lëvizjes së Turqve të rinj dhe Levizjes Kombëtare Shqiptare, që qëndronte në luftën kundër absolutizmit të sulltanit, e cila ishte një cështje që bashkonte Shqiptarët dhe popujt e tjerë të shtypur me Xhonturqit, megjithëse synimet e tyre në këtë luftë ishin të ndryshme.

Referime

Redakto
  1. ^ İpekçi, Vahit (2006), Dr. Nâzım Bey’in Siyasal Yaşamı (në turqisht), İstanbul: Yeditepe Üniversitesi Atatürk İlkeleri ve İnkılap Tarihi Enstitüsü.
  2. ^ Bayat, Ali Haydar (1998), Hüseyinzade Ali Bey (në turqisht).
  3. ^ Dergiler (PDF) (në turqisht), Ankara University, arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 tetor 2011, marrë më 26 nëntor 2018.