Historia e Durrësit
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdhenj të Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndërtua nga Ilirët Taulant, dallëndyshasit në shekujt XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoiler, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë ose ndryshe Limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve të antikitetit, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn.
Mbreti Epidamn, ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndërtoi Portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vetë rolin e tij si Liman-Port. Emri i vërtetë i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit.
Qyteti u zhvillua më shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin e rolit të Trojës, duke u bërë pika më e përshtatshme ndërlidhëse midis Pelegi-Evropë dhe Hesperisë së populluar nga Tuskët e Dardanët. Në shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulante: Shtete me Kryeqendër Dyrrahun. Në shekujt VII-III p.K Federata Taulante e shndërroi Taulantian në shtetin kryesor Ilir të Ultësirës Perëndimore Panadriatike, duke e bërë kryeqendrën Dyrrah, qytet me zhvillim të gjithanshëm "Derë e dritare" të Evropës. Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimore njihej me emrin Durrës, që ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorisë Romako-Bizantine.
Periudha bizantine
RedaktoGjatë periudhës së Perandorisë Bizantine, Dyrrahu (Durrësi) vazhdoi të mbetej qyteti më i rëndësishëm në brigjet perëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e provincës "Epiri i Ri", ku përfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa.
Në kohën e Perandorit të Anastasit I (491-519) dhe Justiananit të I (527-565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbane duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian.
Në shekujt VIII u formua në Durrës, Njësia Administrative "Ahrondia e Dyrrahut", formë vetëqeverisëse e qytetit me krahinat përreth. Në vitet e para të shek. IX u themelua "Thema e Dyrrahut", që kishte për qëllim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve të Arabëve dhe Frëngve si dhe për të përballuar presionet tregtare të Venedikut. Kjo njësi ushtarako-administrative, përfshinte trojet nga Tivari në veri e deri në gjirin e Vlorës në jug, ndërsa në lindje kufizohej me lumin Drin.
Me Durrësin, si kryeqendër të saj, u krijua dhe u përhap qytetërimi mesjetar. Kultura arbnore, u kalua në sistemin feudal dhe në krijimin gradual të një shtresë fisnikësh të rinj. Gjithë ky proces, çoi nga formalizmi deri tek shkëputja e plotë e lidhjeve të zonës së Durrësit nga Bizanti. Asokohe Durrësi ishte qendër tregtare nga me te rendesishmet.
Shekujt XI-XV
RedaktoNë shekujt XI-XV, shteti Shqiptar njihej me emrin shteti i Arbërit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti në periudhën e mbretërimit të Gjergj Kastriotit. Sipas kronikëve Osman të shekullit XVI, Durrësi apo siç e cilësojnë ata "Konstandinopoja e Dytë", u pushtua nga turqit më 13 gusht 1501.
Pas pushtimit Osman, u shndërrua në një qytezë me 100-120 shtëpi, dukë mbetur i tillë për një periudhë relativisht të gjatë. Në një relacion të Bogdanit të 1675/1676 Durrësi "nuk është veçse një fshat me një fortesë të rrënuar".[1] Vetëm në shekulli XVII, qyteti filloi të rimarrë veten duke u bërë qendër e tregtisë tranzite dhe skela kryesore e Shqipërisë së Mesme.
Në reformën administrativë të vitit 1888, Durrësi ishte Sanxhak i vilajetit të Shkodrës. Në fillim të vitit 1912 qyteti më rreth 4700 banorë, ishte nyjë kryesorë ndërlidhjeje midis qendrave të lëvizjes kombëtarë.
Më 21 nëntor 1912, në Portin e Durrësit, zbritën një grup patriotësh të kryesuar nga atdhetari Ismail Qemali, të cilët vinin me misionin historik që të shpallnin mëvetësinë e shtetit Shqiptar dhe më 26 nëntor në Durrës ngrihet flamuri i Pavarësisë.
Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket së qytetin e lakmonin invazione të tjera: pushtimi serb (1913), ai austro-hungarezë (1916) dhe pushtimi italian (1918). Në 15 Qershor 1915 ne Beteja e Durrësit rebelet Pro osman u thyen dhe sërish në 17 Qershor te Beteja e dyte e Durrësit.
Mbretëria
RedaktoGjatë viteve të monarkisë shqiptare (1924-1939) Durrësi fitoi një frymëmarrje të re dhe qytetaria fisnike durrsake e bëri qytetin e vet model të zhvillimit ekonomik kapitalist. Më 7 prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrisë italiane dhe gjermane dhe më 14 nëntor 1944, Durrësi u çlirua.
Periudhës së sistemit socialist (1945-1990), i përkasin investimet në disa degë të industrisë, kolektivizimi i bujqësisë, masivizimi i arsimit, ngritja e një seri objektesh social-kulturore etj. Në fillim të viteve '90 zunë fill normat e para të sistemit demokratik me shumë probleme për fazën e tranzicionit, por me perspektivë për të ardhmen.
Sistemi i ri dhe reformat ekonomike që u zbatuan në Shqipëri dhe në Durrës pas vitit 1990, sollën transformime të ndjeshme në jetën ekonomike.
Sot
RedaktoNë rrethin e Durrësit janë aktualisht në aktivitet 3511 subjekte ekonomikë, midis të cilave 64 shoqëri të përbashkëta (Filanto, Floryhen, Trumph, Eurotech), etj., që merren më rieksportin e konfeksioneve të këpucëve, peshkut etj. Në Durrës operojnë aktualisht 9 banka, pjesa më e madhe e të cilave janë të huaja.
Porti i Durrësit, është një nga portet më të vjetra të Evropës në detin Adriatik dhe një nga kryeurat ballkanike të komunikimit të perëndimit më lindjen dhe anasjelltas. Ai është përcaktuar si një pikë hyrje për Korridorin e 8-të të transportit që fillon nga Shqipëria, kalon nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë për të mbërritur në portin e Varnas dhe Burgasit në Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit është krijimi i një transporti të sigurt, sipas standardëve të projektimit europian dhe ndërkombëtar.
Gjithashtu është porti më i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85% të import-eksporteve shqiptarë të mallrave dhe më i rëndësishëm në transportin detar të udhëtarëve.
Porti i Durrësit ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,4km² dhe një akuatorium prej 0,67km². Kanali i hyrjes është 9,5m i thellë, 40m i gjerë dhe 1,2 milje i gjatë. Në port funksionojnë 11 kalata operuese nga 6,6–11m të thella më një gjatësi rreth 2.200m. Sipërfaqja totale për depozitimin e mallrave është 270.000m² nga të cilat 27.000m² janë të mbuluara.
Në portin e Durrësit ngarkohen dhe shkarkohen të gjitha llojet e mallrave mineralë, karburante, çimento dhe artikuj të kategorive të ndryshme.
Në port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka në dispozicion një kalatë më gjatësi 186m dhe zhytje që varion nga 7,40-7,90m. Në këtë terminal, gjatë vitit 2002, u përpunuan 1.683 tragete më 600.500 pasagjerë, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.
Terminali i konteniereve është në fazën ndërtimore. Përveç kalatës dhe sheshit që ka në dispozicion, në ndihmë të terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit ndodhen edhe një sërë pajisjesh që ndihmojnë në ngarkim-shkarkimin e tyre.
Aktualisht në portin e Durrësit janë futur në përdorim fondet e Bankës Botërore prej 23 milion USD, Programi PHARE më 11 milion USD, TDA me 1,9 milion USD, investime këto që kanë si destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektronikave dhe makinerive për përpunimin e konteinerëve etj. Porti i Durrësit ka përfituar gjithashtu një kredi prej 17 milion euro nga Banka Europiane e Zhvillimit. Projekti përfshin ndërtimin e terminalit të ri të trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90% e vëllimit të transportit detar në Shqipëri kryhet nëpërmjet Portit të Durrësit dhe kapaciteti vjetor i përpunimit të mallrave është rreth 3 milion ton. Më krijimin e zonës fiskale, kapaciteti i Portit do të arrijë në 5 milion ton mallra të përpunuara në vit.
Në port funksionojnë rreth 75 agjenci detare spedicionere, nga të cilat 6 agjenci detare që trajtojnë 14 tragete udhëtarësh dhe automjetesh. Më e madhja është agjencia publikë “Taulantja sh.a”. Aktualisht, në portin e Durrësit është dyfishuar numri i trageteve krahasuar më një vit më parë. Çdo javë në këtë port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane që lidhin Durrësin më portet e tjera të Mesdheut.
Durrësi është nyjë e të gjitha llojeve të transportit. Nëse do t’i referohemi shprehjes së vjetër që në kohën e Perandorisë Romakë së “Të gjithë rrugët të çojnë në Romë”, në Shqipëri, do të ishte: “Të gjithë rrugët të çojnë në Durrës”.
Durrësi, qytet 3000-vjecar në zëmër të Evropës. Në qendër të tij ndodhet Amfiteatri më 20.000 vende, unik në të gjithë Ballkanin.
Trashëgimia arkeologjike e qytetit e bën të natyrshme që çdo durrsak të ndjehet krenar për qytetin e tij. Durrësi i cilësuar si Taverna e Adriatikut, mirëpret në kohët modernë, turist dhe vizitor nga e gjithë bota. Tashmë Durrësi është përfshirë në projekte të fuqishme të Bankës Botërorë dhe Agjensivë të rëndësishme Ndërkombëtare. Ai ka hyrë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin çdo turist dhe vizitor për të shijuar bukuritë natyrore dhe për të prekur dhe parë nga afër lashtësinë.
Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh për të sjellë në Durrës eksperiencat më të mira të vendeve të zhvilluara, i ofrojnë investitorëve dhe biznesmenëve mundësi dhe terren për të arritur sukses në aktivitetet e tyre. Mjedisi shumë i favorshëm, mundëson krijimin e zonave industriale, krijimin e plazheve elitarë në zona të virgjëra, studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndërtime të rrugëve të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës. Politikat ekonomike financiare lokale, lehtësojnë investitorët në sipërmarrjet e tyre.
Vizioni i strategjisë së Bashkisë për zhvillimin e qytetit të Durrësit është: “Nyjë kryesorë e vendit për transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona më e rëndësishme e vendit në fushën e turizmit masiv dhe atë elitar, që ofron histori dhe arkeologji unike, qendër kryesore për tregtinë me jashtë dhe industrinë eksportuese, qytet i bankave dhe i shoqërive të sigurimit, me një komunitet që gëzon një cilësi jete të avancuar”.
Referime
Redakto- ^ Pulaha, Selami; Zamputti, Injac (1990). Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë IV (1675-1699). Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë: Instituti i Historisë. fq. 13. OCLC 164916955.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)