Vilajeti i Shkodrës
Vilajeti i Shkodrës gjatë kohës së perandorisë Osmane ishte njësi administrative. Qendër e vilajetit ishte Shkodra.[1]
HistoriaRedakto
Më 1867 me vendim të Mexhlisit Perandorak u ndryshua përbërja administrative dhe u bashkua me Sanxhakun e Shkupit. Më pas vilajeti u ristruktura si vijon: Sanxhaku i Shkodrës, Prizrenit dhe i Dibrës, duke qenë Shkodra qendra e këtij vilajeti.
Më 1877 pas revoltave të shtypura të mirditorëve, Sanxhaku i Prizrenit i kaloi Vilajetit të Kosovës, i Dibrës Vilajetit të Manastirit. Pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe lëshimin në favor të Malit të Zi të Ulqinit dhe Tivarit, vilajeti i Shkodrës u mpak dhe u rinda në dy sanxhakë: Sanxhaku i Shkodrës dhe i Durrësit, deri më 1912 kur nisi Lufta e Parë Ballkanike.[2]
Ndarjet AdministrativetRedakto
- Sanxhaku i Shkodrës përbëhej nga Kazaja e Shkodrës, Kazaja e Tuzit, Kazaja e Lezhës, Kazaja e Pukës, Kazaja e Mirditës, dhe Kazaja e Krujës.[2]
- Sanxhaku i Durrësit përbëhej nga Kazaja e Durrësit, Kazaja e Kavajës, Kazaja e Shijakut, dhe Kazaja e Tiranës [2]
ReferimetRedakto
- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 20 mars 2012. Marrë më 25 maj 2016. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Stefanaq Pollo (1983). Historia e Shqipërisë: Vitet 30 të shek. XIX-1912. II. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. f. 49. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)