Tivari
Tivari (malazisht: Бар/Bar), i njohur edhe si Tivari i Ri, është qytet bregdetar në jug të Malit të Zi. Është porti më i madh i Malit të Zi si dhe qendra e Komunës së Tivarit.
Tivari | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 17,727 |
{{{postal_code_type}}} | 85000 |
Targat | BR |
Faqja zyrtare | www.bar.me |
Në qytetin e Tivarit jetojnë 17,727 banorë, sipas censusit të v. 2011. Komuna e Tivarit, ecila ka një sipërfaqe prej 598 km2, ka një popullsi prej 42,068 banorësh.
Në pranverën e vitit 1945, Tivari ishe vendi ku u masakruan rreth 1500–2000 shqiptarë në rastin e quajtur Masakra e Tivarit.
Etimologji
RedaktoNë gjuhën shqipe njihet si Tivar, ndërsa në gjuhët sllavojugore thjeshtë si Бар/Bar. Në gjuhën italiane njihet si Antivari apo Antibari; në gjuhën greke si Antivarion (Αντιβάριον) app Thivárion (Θηβάριον); në latinisht si Antibarium. Emri i këtij qyteti është i lidhur me emrin e qytetit të Barit në Itali dhe i cili përshkruan poziten gjeografike, përballë qytetit të Barit dhe në anën e përtejme të detit Adriatik.
Historia
RedaktoEkspedita të ndryshme të arkeologëve kanë vërtetuar se sipërfaqja e qytetit dhe rrethinës Arkivuar 17 shkurt 2015 tek Wayback Machine së tij kanë qenë të populluara që në parahistori. Materialet e gjetura tregojnë prezencën e Ilirëve. Mendohet se qyteti është ndërtuar mbi apo në afërsi të qytetit të lashtë të njohur si Antipargal në shekullin e VI. Emrin Antibarium (Përballë Barit në Itali) duket të jetë përmendur rreth shekullin X.
Duket se shumë sundues të Dioklesë kanë përdorur këtë qytet si seli të tyre. Kështu sunduesi i parë i Dioklesë Mihali e ka konfirmuar kurorëzimin në këtë qytet sikurse më vonë Bodini.
Nga 1166 deri më 1183 qyteti ishte nën zotërimin e bizantinëve nga të cilët Stefan Nemanja e kishte marrë dhe bashkangjitur së bashku me Zetën sundimit të tij në Rashkë.
Nga relacioni i kryepeshkopit të Tivarit Guljelm Adam drejtuar Dukës së Burgonjës Filipit të VII Valua, 1332 (MONUMENTIS POUR L’HISTOIRE DES PROVINCE DE NAMUR, vëll. IV, f. 293-298. Origj. latinisht. Përkthyer nga frëngjishtja.)
Argjipeshkvi i Tivarit Gulielm Adae shkruan ne 1332 një vepër në latinisht për mbretin e Francës Filipi VI dhe nuk harron të shkruaje këtë frazë lapidare : "Shqiptaret kanë një gjuhe krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja, kanë alfabetin latin në të terë librat e tyre".
Nga viti 1443 deri 1571 qyteti administrohej kryesisht nga Venedikasit. Gjatë mesjetës ishte qendër e bregdeti jugorë dhe kishte një status qytet-shteti deri sa më 1571 bie nën sundimin otoman, Selim II, deri më 1878.
Shkencëtari njohur italian Gjuliem Markoni vendosi lidhjen e parë telegrafike midis Tivarit dhe Antibarit më 30 gusht 1904 dhe më 1908 për herë të parë futet në përdorim linja hekurudhore cila e bënte këtë qytet ndër qytet e parët të lidhura me hekurudhë në Ballkan (1913).
Tivari ishte po ashtu ndër qytetet e parë në Mal të Zi që filloi luftën kundër fashistëve (13 qershor 1941).
Që nga lufta e dytë botërore e deri në ditët e sotshme qyteti është në përbërje të Republikës së Malit të Zi dhe është qendër komune.
Ekonomia
RedaktoDemografia
RedaktoSipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2003, komuna e Tivarit ka pasur 40.037 banorë, të vendosur në 83 vendbanime.
Përbërja nacionale :
Ethnicity in 2003
Ethnicity | Number | Percentage |
---|---|---|
Malazezë | 19.960 | 44,14 % |
Serbë | 11.218 | 24,81 % |
Shqiptarë | 5.450 | 12,05 % |
Myslimanë | 2.852 | 6,31 % |
Boshnjakë | 1.026 | 2,27 % |
Kroatë | 268 | 0,59 % |
Roma | 50 | 0,11 % |
Other | 722 | 1,60 % |
Të padeklaruar | 1.771 | 3,92 % |
Pa të dhëna | 1.906 | 4,21 % |
Gjithsej | 45.223 | 100 % |
Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë së vititi 2011, komuna e Tivarit ka pasur 42368 banorë me 14211 ekonomi familjare dhe 33312 .[1]
Komuna ka 83 fshatrat e saj (2003) 40.000 banorë, qyteti vetë 13.700 banorë. Në Bar, një kryepeshkop katolik ka vendin e tij në Regjistrimin e vitit 2003, pas nacionaliteteve shpreh : Malazezët 44,14 % 24,81 % serbë 12,05 % shqiptarë 6,21 % sllav myslimanët 2,27 % boshnjakë 10,52 % të tjera
Përbërja fetare :
- ortodoks - 23.855 (59,58 %)
- mysliman - 11.036 (27,56 %)
- katolik - 3.101 (7,74 %)
- të tjerë - 192 - (0,47 %)
- të pa përcaktuar - 789 (1,97 %)
- nuk besojnë - 417 (1,04 %)
- të panjohur - 647 (1,64 %)
Gjuhët :
- serbisht - 24.138 (60,28 %)
- malazezisht - 10.235 (25,56 %)
- shqip - 3.505 (8,75 %)
- boshnjakisht - 286 (0,71 %)
- kroatisht - 161 (0,40 %)
- boshnjake - 110 (0,27 %)
- tjera dhe të panjohura - 1.602 (4,03 %)
Kultura
RedaktoPolitika
RedaktoShih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
RedaktoQyteti: Tivari dhe fshatrat: Arbëneshi | Bartulla | Belisha | Besa | Bërca | Boboshti | Boljeviqi | Boshnjaci | Bujgëri | Bukoviku | Braqeni | Bregu | Burtaishi | Bërçela e Poshtme | Bërçela e Sipërme | Brisku i Poshtëm | Brisku i Sipërm | Çeluga | Dabeziqi | Dedaj | Dupilo | Fusha | Gërdoviqi | Gështenja | Gluhi Do | Godenja | Gorana e Madhe | Gorana e Vogël | Gurrëza | Gjengjinoviqi | Gjuraçi | Gjurmani | Katundi i Madh | Kërrica | Kunja | Krushevica | Komarno | Ljarja | Limjani | Lukaj | Maçuga | Martiqi | Mikuliqi i Madh | Mikuliqi i Vogël | Milevci | Muriqi i Poshtëm | Muriqi i Sipërm | Mishiqi | Nënmali | Orahova | Ostrosi i Madh | Ostrosi i Vogël | Ovtoqiqi | Papani | Pecaj | Peçurica | Pelika | Pinçi | Poda | Popratnica | Selca | Skjea | Sotoniqi | Sozina | Spiçi | Sustashi | Shushani | Tërnova | Tivari i Vjetër | Togjemili | Tomba | Tomiqi | Turçini | Thtjani | Ujëmira | Utërga | Vëllimbushi | Viri | Zagragja | Zalefi | Zankoviqi | Zgrade | Zupca
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |