Masakra e Tivarit

vrasje masive në mars/prill 1945 në Tivar

Masakra e Tivarit ka qenë vrasja e një numri të paqartë shqiptarësh nga Kosova të rekrutuar nga Kosova prej partizanëve jugosllavë në fundin e marsit dhe fillimin e prillit të 1945 në Tivar, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Shqiptarët marshojnë drejt Tivarit

Llogaritjet e numrit të viktimave variojnë nga 400[1] në 4200 nga burime të tjera.[2]Jugosllavi kjo ishte një temë tabu që është mbajtur e fshehtë për dekada të tëra.[3] I implikuar në rrjedhën e këtyre ngjarjeve, shteti shqiptar ka heshtur për dekada të tëra.[4]

Historia

Redakto

Në gjysmën e dytë të vitit 1944, Tito shfrytëzoi rrethanat për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovës. Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëroi mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për "nevojën e forcave të armatosura jugosllave".[5] Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqendruar në Drenicë, ”Shtabi Operativ i Kosmetit” urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës për t´u bashkuar me Brigadën VII, e cila po marshonte për Serbi.[6][7]

Rekrutë shqiptarë nga Kosova u mobilizuan nga partizanët jugosllavë me shkasin për të shkuar në frontet e Sremit të Vojvodinës dhe atë të Adriatikut, në veriperëndim të Jugosllavisë, kundër forcave gjermane.[5] Pikë mbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni, deri ku ata u drejtuan nga oficer shqiptarë. Në Prizren të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosën me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. U nisën për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe, ku në Tivar - sipas burimeve malazeze - do të stërviteshin para se të shkonin në front.[1]

Grupi i parë prej 3,700 vetash u nis më 24 Mars 1945. Grupi i dytë me 4,700 vetë u nis me 26 mars dhe marshoi për katër ditë në vijën Prizren-Zhur-Kukës-Puk-Shkodër-Tivar. Ushtarët gjatë rrugës u rrahën apo në disa raste edhe u vranë kur dilnin nga kolona për ta shuar etjen.

Sipas një raporti të Zoi Themelit, më 2 prill, duke kaluar lumin Buna, 18 kosovarë u vranë e plagosën si dhe dy jugosllavë nga partizanët jugosllavë. Shkaktarë u bënë vetë jugosllavët që shtinë mbi turmën e kosovarëve.[8]

Masakra

Redakto

Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Masa e zënë në grackë mes maleve të larta dhe detit u shtri për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, në dritare dhe në tarraca të shtëpive, e në shkëmbinj e kodra përreth. Më pas turma urdhërohet të ngjitet dhe drejtohet drejt ndërtesë “Monopoli i duhanit” ku filluan të shtënat nga njësitë partizane jugosllave (divizioni i 46-të serb dhe brigada e 10-të malazeze).

Një tjetër raport i Themelit, më 5 prill, sipas dëshmive të mbledhura ishin rreth 500 kosovarë, pjesa më e madhe e të cilëve të vrarë dhe të tjerët të plagosur a të arratisur.[8] Një raportim drejtuar misionarit anglez Hadson më 1946 në atë kohë e caktonte numrin e të vrarëve në 1670.[6]

Grupi i tretë me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo baroti, me pasoja fatale për shumicën.

Pasojat

Redakto

Një ditë më vonë, u shkarkua i gjithë shtabi komandues, i udhëhequr nga Gasho Markoviqi. Megjithatë, askush nuk u ndëshkua seriozisht.

Kjo ngjarje ka hedhur baltë mbi lëvizjen partizane dhe në Tivarin në tërësi, sepse ajo mbahet mend si një nga ekzekutimet më të mëdha në atë trevë. Në Jugosllavi kjo ishte një temë tabu që për dekada të tëra u hesht.

Varreza masive e masakrës në Tivar u zbuluan pas më shumë se një gjysmë shekulli, më 17 shtator 1996, nga historiani Zekeria Cana.[3]

Kinematografi

Redakto

Në vitin 1996, regjizori shqiptar Ekrem Kryeziu në produksionin e RTSH inçizoi filmin Viktimat e Tivarit.

Shiko dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Milović, Željko. "Drugi Svjetski Rat". Montenengrina Digitalna Biblioteka. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Draga, Nail (28 mars 2005). "Masakra e Tivarit, 1945: Genocid kundër shqiptarëve". {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b B. Jashari (19 shtator 1996). "Massive grave of Albanian victims of Tivari Massacre uncovered". hri.org. Albanian Telegraphic Agency. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Butka, Uran (31 mars 2019). "Masakra e Tivarit: Enveri urdhëroi "vrisni kosovarët"?!". telegrafi.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Elsie, Robert (2012). "Kosovo and the Bar tragedy of March 1945" (PDF). Sudost-Forschungen. 71: 390–400. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Berisha, Sheradin (6 prill 2005). "Kufomat e shqiptarëve hidheshin nga qerret në det". Pasqyra v. VII. 82. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Berisha, Sheradin (30 mars 2007). "Si ndodhi Masakra e Tivarit më 1 prill 1945?". {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b Dervishi, Kastriot (1 prill 2019). "Masakra e Tivarit, të mbijetuarit në Shqipëri iu dorëzuan jugosllavëve, 1945". 55. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura

Redakto
  • TIVARI 1945 Kalvary of Kosova Dr. Muhamet Pirraku, PISHTINË 2005
  • Azem Hajdini-Xani: Tragjedia e TivaritDie Tragödie von Tivar.
  • Azem Hajdini-Xani: Masakra e Tivarit : memoare. Shoqata e të Burgosurve Politikë, Prishtinë 1998 – Das Massaker von Tivar: memoarien.
  • Azem Hajdini-Xani: Shaban Palluzha (Dëshmi dhe kujtime të kronistit të luftës I), NB “Rilindja”, Prishtinë, 2001
  • Azem Hajdini-Xani: Shaban Palluzha, Lëvizja për çlirim dhe Bashkim Kombëtar 1941-1945 (Dëshmi dhe kujtime të kronistit të luftës II), Buroja, Prishtinë, 2002
  • Azem Hajdini-Xani: Shaban Palluzha dhe personalitetit e Lëvizjes 1941-1945 (Dëshmi dhe kujtime të kronistit të luftës III), Buroja, Prishtinë, 2003
  • Azem Hajdini-Xani: Lufta e Artakollit, Prellovcit, Skënderajt dhe plani serbo – malazez për likuidimin kolektiv të shqiptarëve, prill 1941 (Dëshmi dhe kujtime të kronistit të luftës IV), Prishtinë, 2006
  • Azem Hajdini-Xani: Nga Prizreni në Istri një sprovë për histori (Kujtime dhe dëshmi, pranverë 1945), Prishtinë, 2007

Lidhje te jashtme

Redakto