Myslimanët ishte term e përdorur kohën e Jugosllavisë si përkatësi etnikesllavëve myslimanë dhe në këtë mënyrë përfshinë një numër të popullsive të ndara etnikisht, shumica janë Boshnjakët e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Sanxhakut, së bashku me grupet më të vogla të goranëveKosovë dhe myslimanëve maqedonas (Torbeši). Veçanërisht, "muslimanët" ishin një nga popujt përbërës të Republikës Socialiste të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Myslimanët
Muslimani
Муслимани
Popullsia e përgjithshme
rr. 100,000
Rajone me popullsi të konsiderueshme
Kosova Kosova27,553 (2011)
Serbia Serbia22,301 (2011)
Mali i Zi Mali i Zi20,537 (2011)
Bosnja dhe Hercegovina Bosnja dhe Hercegovina12,101 (2013)[1]
Sllovenia Sllovenia10,467 (2002)
Kroacia Kroacia7,558 (2011)
North Macedonia Maqedonia e Veriut2,553 (2002)
Gjuhët
Boshnjakisht dhe gjuhë të tjera serbokroate, maqedonase, së bashku me shqipen, turqishten, bullgarishten
Fetë
Islami Synit
Grupe etnike të lidhura
Boshnjakët, Goranët, Myslimanët Maqedonas, Pomakët, Torbesh
Harta e grupeve etnike të ish Jugosllavisë në vitin 2008. Në të gjelbër, ato të kombësisë myslimane

Myslimanët e Bosnjës dhe Herzegovinës dhe Sanxhakut më së shumti e përvetësuan etiketimin etnik "boshnjak" në lidhje me zgjimin e tyre kombëtar në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990 dhe ato sot janë të njohura me Kushtetutë si të tillë në Bosnje dhe Herzegovinë. Përafërsisht 100,000 njerëz në ish-Jugosllavi ende e konsiderojnë veten myslimanë në kuptimin etnik.

Historia

Redakto

Pas Luftës së Dytë Botërore, në Republikën Socialiste të Jugosllavisë, myslimanë boshnjakë vazhduan të trajtohen si grup fetar në vend të grupit etnik.[2] Gjatë viteve 1960, shumë komunista intelektual boshjnakë argumentuan se myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës janë në fakt një popull i veçantë sllavësh që duhet të njihen si një komb. Në vitin 1964, Kongresi i Katërt i Partisë Boshnjake i siguroi të drejtën e vetëvendosjes së boshnjakëve për njohjen e myslimanëve boshnjakë si një komb i veçantë në një mbledhje të Komitetit Qendror të Bosnjes në vitin 1968, ndonëse jo sipas emrit boshnjak, sipas zgjedhjes së udhëheqjes myslimane boshnjake.[3][4]

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, shumica e këtyre njerëzve, rreth dy milionë, kryesisht të vendosur në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në rajonin e Sanxhakut, deklarojnë si boshnjakë etnikë (Boshnjakët, njëjës Bošnjak). Nga ana tjetër, disa ende përdorin emrin e vjetër Muslimani (Myslimanë), sidomos jashtë Bosnjes dhe Herzegovinës.

Ligji zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe Kushtetuta e Bosnjës dhe Hercegovinës, njeh rezultatet nga regjistrimi i popullsisë i vitit 1991 si rezultate që u referohen boshnjakëve.[5][6]

Referime

Redakto
  1. ^ "Popis 2013 BiH" (PDF). www.popis.gov.ba (në boshnjakisht dhe anglisht). Marrë më 19 gusht 2017.
  2. ^ Banac, Ivo (1988). The National Question in Yugoslavia: Origins, History, Politics (në anglisht). Cornell University Press. fq. 287–288. ISBN 0-8014-9493-1.
  3. ^ Banac, Ivo (1988). The National Question in Yugoslavia: Origins, History, Politics. Cornell University Press. pp. 287–288.
  4. ^ Kostic, Roland 2007. Ambivalent Peace: External Peacebuilding, Threatened Identity and Reconciliation in Bosnia and Herzegovina. Report No. 78, Department of Peace and Conflict Research and the Programme for Holocaust and Genocide Studies, Uppsala University, Sweden, p.65 (në anglisht).
  5. ^ "Election law of Bosnia and Herzegovina" (PDF) (në anglisht).
  6. ^ "CONSTITUTION OF BOSNIA AND HERZEGOVINA" (PDF) (në anglisht). Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 tetor 2015. Marrë më 16 qershor 2018.