Andrea Topia († rreth 1340 në Napoli) ka qënë një fisnik arbëror. Më 1338 trashëgoi Kontenë e Matit nga paraardhësi Tanush Topia.

Andrea ishte kunati i mbretit napolitan Robert von Anjou, pa pëlqimin e tij. Kjo duhet ti kushtonte në fund kokën. Robert dërgoi përmes Durrësit për në Greqi, bijën e tij natyrore Fiametta (Helena?), që ia kishte premtuar për grua një sundimtari në Morea. Në qytetin port të Durrësit, shqiptari Andreas (Tanush?) nga Topiajt, u takua, u dashurua dhe u martua me të. Nga kjo martesë erdhën dy djem, Gjergj dhe Karl. Mbreti Robert nuk u pajtua me cënimin e vullnetit dhe sundimit të tij. Vite më vonë, ai e ftoi çiftin në Napoli me pretekstin se gjoja donte të pajtohej me ta, dhe po aty i ekzekutoi.

Djemtë e mbetur në Shqipëria mbijetuan. Si rrjedhim, princi Karl Thopia me të drejtë, pretendonte një marrëdhënie farefisnore me një shtepi mbretërore, megjithëse gjatë jetës së tij veproi me një politikë kundër familjes Anjou, të cilëve nuk mund t'ua falte vrasjen e prindërve të tij nga mbreti Robert.

Lidhje të jashtme

Redakto