Andromeda është njëra nga 48 yjësitë e listuara nga Ptolemeu dhe mbahet në listën e 88 yjësive moderne. E vendosur në pjesën verioreekuatorit qiellor, emrin e ka marrë nga Andromeda, e bija e Kasiopesë në mitologjinë greke, e cila ishte lidhur me zinxhirë për një gur, për t'u ngrënë nga përbindëshi i detit, Cetus. Andromeda është më dominuese gjatë mbrëmjeve të vjeshtës në hemisferës veriore.

Andromeda