Anekdota
Anekdota është një tregim i cekët, shpesh i "nxehtë" ose qesharak në të cilin zbardhet veçoria karakteristike e, një person të njohur e, një dukuri të njohur e, një tip të njerëzve. Zakonisht, anekdota neutrale përfundojnë me pikë kthese të befasueshme të tregimit, apo edhe me thënien e një personi nga i cili nuk do të pritej. Anekdota shpesh pështellohet me aforizmat, barcoletat dhe epigramet.
Vështrim
RedaktoAnekdotat janë thënie të mençura, tregime të shkurtëra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj. Japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë. Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj.por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.
Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.
Një anekdotë mund të një histori interesante për një figurë historike reale. Zakonisht ajo është e shkurtër, një përvojë e pazakontë, me një pikë humori. Tregimi më së shpeshti objektivizohet, duke theksuar momente të rëndësishme për një moment të caktuar shoqëror. Në anekdotë nënvizohen tiparet kryesore të karakterit të personazhit dhe situata përvijohet ashpër.
Historiku
RedaktoTermi "anekdotë" u përdor për herë të parë në letërsinë bizantine, në veprën e Prokopit "Historia e fshehtë" e shekullit të 6-të . Në këtë vepër, Prokopi shkroi një kujtim shumë të gjallë për jetën skandaloze në oborrin e Kostandinopojës të perandorit romak Justinian (527-565) dhe gruas së tij Theodora (497-548), të cilën ai e quajti Anekdota. Ky titull mund të përkthehet si Përralla Sekrete, ose më afër Thashetheme të Pabotuara, që përdoreshin gjatë jetës së Justinianit, duke qenë se vepra u botua vetëm pas vdekjes së tij. Për këtë arsye, anekdota është bërë pjesë e pandarë e historisë, veçanërisht e njerëzve të famshëm.
Më vonë, anekdota shfaqet shpesh si një dëshmi e ndonjë ngjarje interesante nga jeta e njerëzve të famshëm. Në shekullin e 18-të, anekdota mori një kuptim të afërt me një shaka, humor ose vizatimor, por, ndryshe nga këto forma, anekdota ka karakter dokumentar, prandaj përdoret shpesh si një shtesë e një biografie. Bëhet fjalë për një episod historik shumë të shkurtër, të ruajtur fillimisht në rrëfim gojor, zakonisht me përmbajtje humori dhe fiktive, i cili transmetohet i pandryshuar brez pas brezi. Në shumicën e rasteve, anekdota lidhet drejtpërdrejt me një personazh real, të vërtetuar historikisht, i cili në një situatë të caktuar sillej në përputhje me karakterin e tij moral dhe psikologjik.
Kuptimi themelor i anekdotës ka qenë që në lashtësi didaktike dhe arsimore, pra përmban elemente edukative. Prandaj kjo është një prozë e shkurtër, krejtësisht pa detaje të tepërta, që përshkruan drejtpërdrejt një ngjarje konkrete. Thelbi i anekdotës është përgjigja, domethënë reagimi i personit ndaj një situate të caktuar. Anekdota është një element i rëndësishëm i edukimit të përgjithshëm, sepse ndihmon në njohjen e botës reale dhe ndihmon në socializim.
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Angelina Grin (2021). "How to Write an Anecdote and Win the Attention". Studybay.com (në anglisht).
- Brownlow, L. The Anatomy of Anecdote, 1960.
- Francese, Christopher (2007), Ancient Rome in So Many Words (në anglisht), Hippocrene Books, ISBN 9780781811538, marrë më 2019-06-04
- Gustave Vapereau, Dictionnaire universel des littératures, Paris, Hachette, 1876, pages 97-98.
- Stefanovska, Malina (2009). "Exemplary or Singular? The Anecdote in Historical Narrative". SubStance (në anglisht). 38 (1): 16–30. ISSN 0049-2426.