Aneta Rama (Koleka) mjeke shqiptare, ka lindur në fshatin Vuno në 1 shtator të vitit 1938. Është diplomuar për mjekësi, stomatologji, në Poloni. Njihet si një nga mjeket e para stomatologe në Shqipëri, teksa në 2018 u vlerësua me çmimin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” për kontributin e veçantë të saj në themelimin e stomatologjisë shqiptare. Aneta ishte e martuar me skulptorin e njohur Kristaq Rama dhe kishin së bashku dy fëmijë, Edin (Edvin) dhe Olsin. U nda nga jeta më 1 gusht 2020. [1] [2] [3]


Burimet

Redakto
  1. ^ https://dosja.al/nderron-jete-aneta-rama/
  2. ^ http://shekulli.com.al/humbem-nje-nga-ikonat-tona-urdhri-i-stomatologut-mesazh-per-ndarjen-nga-jeta-te-aneta-rames/
  3. ^ https://top-channel.tv/2020/08/01/nderron-jete-nena-e-kryeministrit-rama-ishe-drita-dhe-guri-kendor-i-shtepise-prehu-ne-paqe-mam/