Angelika Beer
Angelika Beri (Angelika Beer, lindur më 24 maj 1957, Kielë ), politikane evropiane e Bashkimit Evropian, gjermane nga Gjermania.
Angelika u rritë në një shtëpi konservative. I ati i saj ishte delegat partisë Unioni Demokratik Krishterë (CDU) në kuvendin e Shlehi-Holshtajn. Që në moshën 13 vjeçare, Angelika mbeti jetime dhe pas një martese në moshë të re, ajo u shkurorëzua që në moshën 18-vjeçare. Nga kjo kohë ajo heqë dorë nga metodat konservative të jetës së një amvisje.[1]
Si e vejë, ja arrin që të merr zanatin si ndihmëse mjeku dhe më vonë edhe si ndihmëse avokati. Në këtë kohë edhe Angelika si shumë moshatarë të saj angazhohet në "lëvizjen kundër atomike" që kishte zënë vend në Gjermanin Federale të asaj kohe. Në aktivitet e kësaj lëvizje rinore, edhe ajo si shumë të tjerë fillon të merr hapat e parë në metodat e reja të argumentimit.
Më 1987, Anelika për të parën herë arrin që të hyjë si deputete në kuvendin federal të Gjermanisë (Bundestag). Në ndërkohë, për bashkëshortë kishte Petër Matienësenin (Peter Matthiensen). Në fillim të kësaj kohe, edhe vetë Angelika si aktiviste e lëvizjes nuk e besonte fillimin e angazhimit të saj në institucione politike vendimmarrëse.
Si politikane, ajo u angazhua në vende të përfshira në luftëra. Në këtë vijë ajo ndërmori disa udhëtime në Irak dhe vendet Ballkanike. Nga vizitat e saj, bashkë mendimtarëve të saj ajo ju sillte përmbledhjen se në ato vende të drejtat e njeriut shkelen rëndë, dhe angazhimi ushtarakë për të drejta të njeriut në ato vende duhet të jetë mjetë në duar të politikës. Me këtë përshtypje ajo lëkunde themelet e politikës së partisë së gjelbër e cila po a ashtu ishte dalë si rrjedhë e lëvizjes kundër atomike. Në këtë kohë ajo u njoftua edhe me oficerin e mbrojtjes federale Pertrin, me të cilin gjendet në marrëdhënie martesore që nga 2003.
Në kohët e fundit e nxitur nga ndjena e saj që nëpërmjet përzierjes në politikën e Evropës mund të sjellë ndryshime pozitive, ajo është përqendruar në këtë drejtim. Kështu si udhëheqëse e kryesisë së të gjelbërve për më se dy vite, ajo u angazhua në Parlamentin e Evropës për politikë të jashtme dhe të sigurisë. Qëllimi i saj është propagandimi për Bashkimin Evropian nën moton Magjepsja i njerëzve për Evropën - Paqen e Evropës dhe shumë llojshmërinë kulturore në të.[1]
Gjatë takimit të saj me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun, në Parlamentin Evropian, Angelika shprehu mendimin se që edhe shtetet që deri më tash nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të hezitojnë deri në pafundësi. “Madje edhe Serbia duhet ta njoh Kosovën”.[2]
Mirënjohjet
RedaktoMë 1997, Anglelika pranojë çmimin shpërblyes nga Kampanja Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave. Përndryshe vetë Angelika si koordinatore në "medico internacional" ishte bashkëthemeluese e kampanjës në Gjermani.
Shiko dhe këtë
RedaktoDëftime
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoWiki Libri: Vitviteja: Angelika Beer
- Amëz personale publike (gjer.)
- Angelika Beer Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine në amzën e Parlamentit Evropian (ang.)